Gazeta Shqiptare

Pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës do të shembet, banorët dalin në protestë

"Dje na trokitën në derë. Duam së pari marrëveshj­e"

- Klodiana Haxhiaj

Tërësisht

të dëshpëru ar, banorët e pallatit numër 1062 janë hedhur në protestë. Shkak është bërë njoftimi që u ka ardhur për prishje të pallatit 6- katësh nga Inspektora­ti i Territorit, ndërsa ishin në pritje të restaurimi­t të dëmeve të shkaktuara. Nga grupi i konstatimi­t, pallati është vlerësuar me dëme të mesme DS3 në mure, ndërsa një rieksperti­m tjetër e ka klasifikua­r DS4 me vendim demolimi. Banorët kanë në duar dy vendime, që bien ndesh me njëra- tjetrën.

Pallati numër 1062 në Durrës është i pari për të cilin Inspektora­ti i Ndërtimit ka dhënë vendimin për prishje që në 26 shkurt, ndërsa "News 24" ka siguruar dokumentin në Bashkinë e Durrësit, ku

REAGIMET

"Nëse nuk e riparon bashkia, mund ta shembë, por më parë të bëjë marrëveshj­e me familjet, sepse ata nuk mund të dalin nga banesat në rrugë të madhe e të presin nëse ministri Ahmetaj do të ketë plan strehimi apo jo", shprehen banorët.

në faqe të parë të ekspertimi­t është shkruar "Voda". Këshilli Bashkiak në 23 prill ka miratuar vendimin për prishje. Në këtë mbledhje "online", këshilltar­ëve nuk u është paraqitur asnjë relacion apo listë banesash për prishje, duke bërë që dy këshilltar­ë, të cilët jetojnë në këtë pallat të votojnë prishjen e tyre, pa e ditur se votonin prishjen edhe të banesave të tyre. Edhe këshilltar­ët e këshillit bashkiak, edhe banorët që jetojnë në këtë pallat, e mësuan krejt rastësisht një ditë më parë vendimin tek

sa u trokiti në derë policia që të braktisin pallatin. Pallati ka 36 apartament­e nga 18 në secilën hyrje të tij. Një hyrje me 18 apartament­e ka rezultuar me dëme të vogla. Hyrja tjetër e pallatit ka rezultuar me dëme më të mëdha. Sipas ekspertëve privatë që kanë kontaktuar vetë banorët, 9 apartament­e kanë probleme për të cilat duhet ndërhyrje. Një apartament është i zëvendësmi­nistres së Brendshme, Rovena Voda. Por, banorët janë të mendimit se nuk mund të largohen nga pallati e të prishet objekti duke lënë të pastrehë 27 familje të tjera. Në Durrës gjenden me dhjetëra e dhjetëra objekte të shkatërrua­ra nga tërmeti, të braktisur e pa njerëz, ndërsa bashkia dhe autoritet kanë vendosur të prishin pikërisht këtë pallat ku banojnë njerëzit nga kati i dytë në të gjashtë. Vetë fakti se Instituti i Ndërtimit mori në shqyrtim të parin këtë pallat, këshilli bashkiak në mënyrë të fshehtë miratoi prishjen e tij, ka lënë shumë dyshime te banorët e tij. "Për çfarë arsye këshilli bashkiak nuk do të bënte publike prishjen e pallatit, njësoj siç veproi me vendimet që mori për prishjen e pallatit të VIP- ave dhe të një 13katëshi tek ujësjellës­i i qytetit", shprehen banorët?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania