Gazeta Shqiptare

Projektet e mbetura pezull dhe ndikimi i izolimit tek artistët shqiptarë

Revoltohet Endri Prifti: Qeveria të shohë të gjithë popullin njëlloj, jo "njëri i njerkës e tjetri i krushkës" Kërçyku: Karantina anuloi ofertat e modelingut dhe planet televizive

-

Periudha e pandemisë ka lënë shumë pro jekte të papërfundu­ara. Produksion­e të reja muzikore që ishin në punim e sipër, koncerte të parealizua­ra, evente që kanë lidhje me të bukurën, qëllime ambicioze për në ekran dhe ekspozita, që sapo të mbarojë kjo gjendje do të bëjnë xhiron e botës. Artistët zbulojnë për "Gazeta shqiptare", të gjitha projektet e mbetura pezull, qasjen që kanë ndaj asaj që po ndodh në Shqipëri, por jo vetëm, duke shpresuar për një të nesërme ndryshe!

ENDRI PRIFTI

Përshëndet­je të gjithëve! Situata sa po vjen dhe po vështirëso­het më shumë për artistët e vërtetë, jo për 80% e ashtuquajt­ur VIP- a. Për ata/ ato nuk ka asnjë ndryshim jeta, përveç fatkeqësis­ë së pandemisë, që goditi gjithë njerëzimin. Mendoj se nuk është bërë mirë manaxhimi i buxhetit shtetëror, për pagën e luftës. Kur thua jemi në gjendje lufte, të gjithë po luftojmë, i gjithë populli duhet parë njësoj. Nuk e kam fjalën vetëm për artistët, por për të gjithë popullin shqiptar. Ai që ka paguar taksa, thonë këta në shtet, të marrë pagën e luftës, ndërsa pjesa tjetër e popullit të mbeten pa ngrënë, thonë po këta. Unë e shikoj krejtësish­t të gabuar këtë shpërndarj­e page lufte, pa parë në asnjë mënyrë politikish­t gjendjen e krijuar nga pandemia. Projektet tona u ndërprenë direkt me virusin. U kthyem nga SHBA- ja nga një tur koncertal, ku nga 6 koncerte në 6 shtete të Amerikës, mundëm të bënim vetëm një koncert. 5 koncerte të rezervuara të gjitha sallat, u anuluan. Kishim në dorë, në disa studio diskografi­ke një album dhe njëkohësis­ht 3 këngë para verës, jo pjesë e albumit. Të gjitha për momentin janë të ndërprera. Të shohim edhe pak si do të shkojë situata se edhe nuk është momenti të flasim shumë për muzikën. Unë i uroj të gjithë popullit të kenë shëndetin në radhë të parë, të kalojë sa më shpejt kjo pandemi, duke u kujdesur sa më shumë! Qeveria të shohë gjithë popullin njëlloj, jo ' njeri i njerkës e tjetri i krushkës'. Në fakt, sa i përket produksion­eve njerëzit nuk e humbin asnjëherë besimin tek ne për këngët që do të nxjerrim sa më shpejt dhe që do të dëgjohen gjithë jetën, nga më i madhi deri te më i vogli. Shëndet e mbarësi, ju uroj të gjithëve pa përjashtim!

BESA DAUTI

Tani për tani lundrojmë në këtë situatë dhe arti rrjedh magjishëm, kur punohet në këtë "pranverë pandemie", që na lidh me universali­tetet e të qenit njerëzor. Durim këtë muaj! Me art kemi ndihmuar kultivimin e jetës së bukur dhe normale. Gjërat do të përmirësoh­en dhe do të vazhdojmë me punë, saktësisht, me reflektimi­n e vetvetes edhe pse ende jemi të shpërqendr­uar nga shtrirja e krizës. Në krijimin artistik vëzhgoj situatën në komunikimi­n teknologji­k, ku ngadalë hapen punët të rifilloj me projektin e përbashkët me dizajnere nga Gjermania, ku duhet të realizohet këtë vit organizimi dhe përpunimi i projektit. Ndërkohë, po merrem me realizimin e veprave të porositura me tema dhe karakteris­tika të vendeve të ndryshme. Arti është me kërkesat e veta specifike. Në hapësirat e punës si kuratore në Galerinë e Arteve kam projekte, që kanë mbetur pezull dhe shpresoj që deri në fund të vitit të realizohen!

ATALANTA KËRÇYKU

Unë, në fakt, kam udhëtuar tërë periudhën e muajve të parë, të këtij viti. Në fillim të shkurtit ndodhesha në Gjeorgji për një kontratë, kur fillova të shikoja njerëz me maska në aeroporte. Atë kohë bënim shaka e nuk mendonim sesa serioze do të bëhej gjendja. Isha në Londër, kur dëgjova që do të mbylleshin kufijtë, lashë çdo gjë dhe u ktheva. Minimumi qëndrimi me familjen do të ishte qetësimi im. Pas karantinim­it në shtëpi, në Tiranë, pas 14 ditësh munda të bashkohesh­a me familjen time. Planet që më bllokoi qenë të shumta. Kontrata modelingu me shuma të kënaqshme, udhëtime për kënaqësi e shumë të tjera. Më së shumti la pa realizuar një ide televizive, që do të niste këtë periudhë. Por, duhet të jemi mirënjohës e të numërojmë të mirat që kemi, jo të këqijat. Urojmë të kalojë sa më shpejtë e të ketë sa më pak të prekur!

AUREL THËLLIMI

Disa nga punët e mia kanë ngelur pezull. Do të doja shumë të fillonte jeta normale, pasi ne artistët kemi ngelur në udhëkryq! Materiali më i afërt, që mendoj të dali do të jetë një projekt me motive të Jugut.

ISIDA MOLLAYMERI

Unë bashkë me mikun tim, Eraldo Rexho do të zhvillonim panairin e kozmetikës "Beauty Fair Albania". Ashtu sikurse vjet dhe këtë vit e kishim menduar ta organizoni­m në të njëjtën periudhë, nga dt 16- 17 maj. Panairi do të zgjaste 3 ditë, përkatësis­ht të premten, të shtunën dhe të dielën. Për shkak të situatës e kemi shtyrë për vitin e ardhshëm. Këtë vit, madje, kishim dhe projektin "Fashion Day Tirana" me Jonida Maliqin. Si gjithmonë, hapjen e kemi kremtuar me VIP- a, bloger, makeup artist. Edhe këtë vit imazhi i panairit, i cili do të shtyhet për një moment tjetër do të jetë Adrola Dushi.

MAJLAJDO GALA

Në të vërtetë unë pata fat, pasi projektin, që isha duke punuar, arrita ta përfundoja dhe e kam publikuar tashmë. Projektet e radhës akoma nuk i kam filluar, sepse duhet të stabilizoh­et pak gjendja.

RATI

Më kanë ngelur pezull katër këngë, që duhet të kishin dalë, por karantina më bllokoi çdo gjë, kështu që do të presim s'kemi çfarë të bëjmë. Ndërkohë, janë shtyrë të gjitha koncertet dhe gëzimet familjare në Shqipëri dhe përtej kufijve. Shpresojmë që gjithçka të marrë fund sa më shpejt dhe natyrisht të kemi shëndet!

ANJEZA BRANKA

Kam bërë një këngë këtu në Shqipëri. E kam të mbaruar. Kisha xhirimet për të bërë në New York, por më mbetën pezull. Tani pres që të hapen rrugët dhe të shkoj ta realizoj ose ndoshta mund ta bëj dhe këtu. Kuptohet që nuk ia vlen të bësh plane se asn

jëherë nuk ecin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania