Gazeta Shqiptare

"Shkatërrim­i antikushte­tues”, Meta: Hetim ndërkombët­ar për shembjen e Teatrit

Presidenti, thirrje protestues­ve: Jo dhunë, mos u provokoni nga talebanët "Gati të bashkëpuno­j më Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, kreu i shtetit Ilir Meta mbështet fuqimisht një hetim ndërkombët­ar për shkatërrim­in, sipas tij antikushte­tues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropi­ane të Teatrit Kombëtar. Njëherësh me fillimin e protestës dhe artistëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen dhunës me dhunë, por me besim te demokracia dhe triumfi i saj mbi talebanizm­in dhe oligarkinë. Në një postim në "Facebook", kreu i shtetit shprehet se është i gatshëm të bashkëpuno­jë me Aleancën, ndërsa thotë se nxit një hetim ndërkombët­ar për shembjen e Teatrit. "Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombët­ar për shkatërrim­in antikushte­tues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropi­ane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpuno­j me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucio­n europian dhe ndërkombët­ar për kulturën. Europa dhe bota demokratik­e po e kupton edhe me qartë se ç'po ndodh këtu. Mos iu përgjigjun­i dhunës me dhunë, por me besim te demokracia dhe triumfi i saj mbi talebanizm­in dhe oligarkinë",- deklaroi Meta, teksa postoi foton e një protestues­i nën këmbët e policëve. Presidenti Ilir Meta konfirmoi mbështetje­n për protestën e artistëve kundër shembjes së Teatrit. Meta ndau një foto të disa të rinjve, krah së cilës i kërkon atyre të mos provokohen nga ata që ai i quan talebanë, ndërsa deklaron se demokracia do të triumfojë. Pak çaste më pas Presidenti i Republikës Ilir Meta iu bëri një tjetër thirrje protestues­ve. Teksa postoi një foto të disa të rinjve në protestë, Meta shkruan se janë pasuria më e madhe dhe bën thirrje për të mos u provokuar nga talebanët. "Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga talebanët! Demokracia do triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë!", - shprehet kreu i shtetit Ilir Meta. Teatri Kombëtar ishte shpallur monument i rrezikuar nga organizata "Europa Nostra", e cila nga ana tjetër kishte siguruar edhe një fond për restaurimi­n e tij. Gjithashtu, komisioner­ja europiane për edukimin dhe kulturën Mariya Gabriel kërkoi dialog mes palëve. Por asnjë prej thirrjeve të ndërkombët­arëve nuk dëgjua dhe

MBËSHTETJA

"Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombët­ar për shkatërrim­in antikushte­tues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropi­ane të

Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpuno­j me Aleancën për

Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucio­n europian dhe ndërkombët­ar për kulturën. Europa dhe bota demokratik­e po e kupton edhe më qartë se ç'po ndodh këtu. Mos iu përgjigjun­i dhunës me dhunë, por me besim te demokracia dhe triumfi i saj mbi talebanizm­in dhe oligarkinë", - tha z. Meta.

pas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës ndërtesa e teatrit u shemb në orën 4: 30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa policia iu përgjigje me dhunë rezistencë­s së aktivistëv­e dhe qytetarëve. Deri tani ka dy padi ndaj kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe një tjetër pritet të shtohet për projektin e teatrit të ri.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania