Gazeta Shqiptare

11 mijë fara kanabisi me postë nga Spanja, arrestohet porositësi 30- vjeçar nga Vlora

Operacioni i koduar "Kostumi", policia: Ja si e ndoqëm pakon e dyshimtë Olsi Caushaj u prangos pas dorëzimit të porosisë

-

Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës. Mësohet se më 14 maj në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako, që për policinë është cilësuar e dyshimtë. Burime policore thanë për "Gazeta Shqiptare" se është bërë këqyrja e pakos dhe në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanabis sativa. Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llamba dhe një pjesë tjetër ishin për t'u kultivuar në natyrë. Pakoja kishte si destinacio­n qytetin e Vlorës. Dërgesa e saj është bërë në mbikëqyrje të policisë dhe pas dorëzimit të saj është arrestuar në flagrancë 30- vjeçari Olsi Caushaj, banues në Vlorë. Teknika e zgjedhur nga policia, ka qenë e tillë. Pasi u zbulua përmbajtja e pakos dhe u njoftua policia, grupi hetimor vendosi që këtë kuti ta dërgonte tek i zoti. Në momentin që Caushaj ka marrë pakon me 11 mijë fara, menjëherë është bërë ndërhyrja dhe ai është arrestuar. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e personave të përfshirë në trafikun e drogës, e po ashtu edhe skema e kultivimit dhe trafikimit të drogës. Në lidhje me këtë ngjarjeje, burime policore bënë me dije se pakoja e dyshimtë kishte ardhur në doganën e Tiranës më 14 maj, ku pas hetimit me metoda speciale rezultoi se brenda kishte fara kanabisi. Për këtë arsye, uniformat blu kanë ndjekur pakon deri në Vlorë, ku kishte destinacio­nin, dhe në momentin e tërheqjes së saj në pikën postare kanë arrestuar 30vjeçarin Olsi Caushaj.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t operacioni policor i koduar "Kostumi".

Operacioni nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Departamen­tin Operativo- Hetimor të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Sekuestroh­en 11.000 fara cannabis sativa. Në vijim të goditjeve të njëpasnjës­hme të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëv­e, nga Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m të ngushtë me Departamen­tin Operativo- Hetimor të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Doganave dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Kostumi".

Pas informacio­neve të marra më datë 14.05.2020, u bë e mundur që në Degën Doganore Tiranë të konstatohe­j një pliko postare me përmbajtje të dyshimtë, e ardhur nga Spanja, me destinacio­n qytetin e Vlorës.

Specialist­ët e Njësisë

KUSH ËSHTË OLSI CAUSHAJ

“Dosja. al” ka arritur të mësojë se i riu Caushaj është nga Vlora, dhe për një periudhë ka qenë edhe jashtë vendit. Ai ka punuar disa kohë dhe më pas është rikthyer në Vlorë pranë familjes. Megjithëse i paskeduar nga Policia e Shtetit, apo i arrestuar më parë, ai ka bërë një goxha ndryshim në jetën e tij. Në një foto të para disa viteve, ai pozon mbi një mushkë, e ndërsa në një tjetër foto të para disa muajve, ai shihet i rrethuar nga jeta e luksit, makina ' Tesla' dhe pushimet. Jeta e luksit, i është vënë re edhe nga miqtë e tij, që nuk ngurrojnë t'ia vënë në dijeni, duke i thënë: E ke kap veten të janë zbardhur duart.

PAKOJA ME KANABIS

Burime policore thanë për "Gazeta Shqiptare" se është bërë këqyrja e pakos dhe në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanabis sativa. Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llamba dhe një pjesë tjetër ishin për t'u kultivuar në natyrë. Pakoja kishte si destinacio­n qytetin e Vlorës. Dërgesa e saj është bërë në mbikëqyrje të policisë dhe pas dorëzimit të saj është arrestuar në flagrancë 30- vjeçari Olsi Caushaj, banues në Vlorë.

për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore e referuan në Prokurorin­ë e Rrethit

Gjyqësor Tiranë, për fillimin e ndjekjes penale, për veprën penale "Trafikim ndërkombët­ar i lëndëve narkotike" dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë prej disa ditësh u ndoq me metoda speciale të hetimit.

Më datë 16.05.2020, nga ana e strukturav­e të Drejtorisë Hetimore Qendrore, në kuadër të dorëzimit të kontrollua­r, në momentin e tërheqjes së plikos postare në qytetin e Vlorës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale O. C., vjeç 30, lindur dhe banues në Vlorë. Në përfundim u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale dy qese që përmbanin fara të bimës cannabis sativa, konkretish­t 7000 fara të cilësisë së lartë për kultivim me llamba elektrike dhe 4000 fara për mbjellje në natyrë. Nga ana e Drejtorisë Hetimore Qendrore, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna hetimore për zbulimin e autorëve te tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 ??  ?? Olsi Çaushaj
Olsi Çaushaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania