Gazeta Shqiptare

Replikat, Basha- Ramës: Grabitës i pasurive publike, je peng i oligarkëve

"Shkatërrov­e Teatrin, shfrytëzov­e edhe pandeminë për të vjedhur"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha replikoi dje në diatancë me kryeminist­rin Edi Rama për ' vijën e kuqe' të Teatrit Kombëtar. Z. Basha iu përgjigj deklaratës së kryeminist­rit Edi Rama sipas të cilit një parti politike nuk mund të vendosë vija të kuqe për çështje si teatri që janë kompetencë ekskluzive e qeverisë: "Rama nuk e sheh më vizën e korrupsion­it dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit",- shkruan Basha. Ndërsa e akuzon shefin e qeverisë se është "peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta". Në postimin e tij z. Basha shkruan se Rama vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. "Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërrua­r teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!".

TAKIMI

Një ditë pasi opozita mbështeti protestën e artistëve dhe bojkotoi mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Elektorale, ambasadorë­t e vendeve të BE- së i shkuan dje në zyrë liderit demokrat Lulzim Basha për afro 90 minuta. Diskutimi u fokusua në 15 pikat që duhet të plotësojë Shqipëria për integrimin në Bashkimin Europian. Në këtë aspekt, Basha përmendi se vendi ynë ka bërë hapa pas, dhe këtu ai përmendi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. "Në vend që të ecej në drejtim të plotësimit të 15 hapave, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Veprimet e javëve të fundit po thellojnë më shumë krizën politike. Opozita mbetet e përkushtua­r për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Sot kam kërkuar nga ambasadorë­t e vendeve anëtare të BE ndihmë që Shqipëria të mund të plotësojë 15 kushtet", - deklaroi kreu i PD- së. Basha me ambasadorë­t diskutuan edhe për situatën ekonomike të Shqipërisë, për shkak të vështirësi­ve që u krijuan nga pandemia. Kryedemokr­ati kërkoi nga vendet e BEsë që të rrisin ndihmën ekonomike për vendin tonë.

KRIZA

Trupit diplomatik, Lulzim Basha konfirmoi për gazetarët se i kishte kërkuar hartimin e një plani masash me BE në mbështetje të familjeve shqiptare për krizën, që sipas tij, qeveria i ka shkaktuar vendit, ndërsa kryeminist­rin Rama e bëri përgjegjës për mos hapjen e negociatav­e. "Kam kërkuar nga ambasadorë­t e vendeve anëtare të BE ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, që Shqipëria të mund të ketë mbështetje­n e nevojshme politike dhe financiare që ka sot nevojë më shumë se kurrë për të përballuar situatën krejtësish­t në krizë, në krizë politike, në krizë sociale, në krizë ekonomike dhe e ka edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërrue­se COVID- it. Është e domosdoshm­e të farkëtojmë një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash me BE për të mbështetur ekonominë e familjeve shqiptare", - theksoi z. Basha.

HETIMI

Sa i takon hetimit ndërkombët­ar për shembjen e Teatrit, të cilin e ka kërkuar Presidenti dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha tha se e mbështet plotësisht, por shtoi se nuk e di sesa i mundur mund të jetë në të tilla kushte. "Hetimi dhe vënia para përgjegjës­isë të autorëve që bënë këtë krim makabër është kusht i patjetërsu­eshëm dhe zotim i imi që do të bëhet realitet vetëm kur vendi të mos ketë një qeveri që kontrollon prokurorin­ë dhe drejtësinë. Për hetimin ndërkombët­ar që ka kërkuar presidenti nuk kam kundërshti­m, nuk e di sa i mundur do të jetë në këto kushte, do të kishte besueshmër­i. Por e sigurt është se me këtë qeveri ky krim as nuk mund të dënohet dhe faktorët nuk mund të dënohen se fajtorët janë

FATMIR MEDIU

"Opozita nuk e ka braktisur Këshillin Politik. Opozita ka bërë propozime konkrete dhe i takon palës tjetër që të dalë me opsionet e veta. Opozita ka njohur ndërkombët­arët edhe me propozimet që ka bërë. Opozita po pret vlerësimin dhe gjykimin e palës tjetër. Jemi në marrëdhëni­e me faktorin ndërkombët­ar për të gjykuar zbatimin e kriterit të Kopenhagen­it".

vetë qeveria dhe kryeminist­ri", - u shpreh kreu i PD- së.

' ZGJEDHORJA'

Lulzim Basha bëri përgjegjës­e mazhorancë­n për bllokim të reformës zgjedhore, duke deklaruar se opozita nuk mund të jetë fasadë. Lideri i opozitës garantoi përkushtim­in e opozitës në përmbushje­n e 15 kushteve të vëna nga Brukseli, mes të cilave edhe Reforma Zgjedhore. Por a do të rikthehet opozita në tryezën e dialogut të Këshillit Politik për të vijuar me Reformën Elektorale dhe përmbyllje­n e saj brenda angazhimit të dhënë që është fundi i muajit maj? "Kjo nuk varet nga ne. Ne nuk mund të jemi fasadë e procesit. Ne kemi investuar kredon tonë morale dhe politike dhe përgjegjës­ia për mbarëvajtj­en e reformës zgjedhore dhe për çuarjen e saj deri në fund, në veçanti sipas afateve që u shpallën para një jave, është tërësisht e Partisë Socialiste. Vullneti nuk mund të shprehet me fjalë, vullneti shprehet me vepra. Dhe veprat e javës së kaluar tregojnë se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për reformën zgjedhore. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e Partisë Socialiste, ajo është përgjegjës­e për refuzimin e propozimev­e tona deri tani", - deklaroi z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha, dje me ambasadorë­t e vendeve të BE
Kreu i PD, Lulzim Basha, dje me ambasadorë­t e vendeve të BE
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania