Gazeta Shqiptare

"Vija e kuqe", Rama- Bashës: Duhet menduar mirë kur vihet, se e merr uji i parë

Padia e Metës, kryeminist­ri: Kushtetues­ja s'ka kompetencë urbanistik­e. S'dua të politizoj me presidenti­n "Propozimi që më erdhi kur drejtoja Tiranën"

-

Kryeminist­ri Edi Rama në një lidhje të drejt përdrejtë në "News 24" foli dje në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar. Rama bëri të qartë se opozita nuk vendos dot vija të kuqe, kurse shtoi se atë dhe qeverinë "nuk e merr dot peng askush". "Një parti ose disa parti nuk vendosin dot vija të kuqe. Vija të kuqe mund të vendosen për reforma po. Por, partitë në opozitë të vënë vija të kuqe, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Po Pëllumb Kullën ku e fusni? Po Viktor Zhustin ku e fusni? Mund të jenë shumë persona që thonë se kjo gjë duhet të rrijë. Por në fund të ditës gjërat ndahen. Mua dhe qeverinë nuk më merr peng dot askush. Nuk më merr dot peng mua asnjë forcë në këtë rruzull, jo më një opozitë, që duhet respektuar gjithsesi si e tillë. Nuk na imponohen dot me dhunë. Opozita të vijë e të ulet për reformën zgjedhore. Të fitojë zgjedhjet dhe të ndërtojë teatrin te ' Kodra e Diellit', ndërtoje një të ri aty ku ishte, krijo ndërmarrje tallash, teneqe, mund të gjejnë se ka plot dhe ndërtoje. Qëllimi i një opozite në demokraci është që të fitojë zgjedhjet e jo të përmbysë qeverinë me dhunë", u shpreh Rama.

PROJEKTI

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se ata që po e mbrojnë sot teatrin dhe vunë dhe vijën e zjarrit kanë pasur projekt ta prishnin, duke treguar se kur drejtonte Bashkinë e Tiranës kishte marrë një propozim. Më tej Rama tha se çështja e teatrit duhet të mbarojë dhe të vijojë procesi politik për reformën zgjedhore. "Këta që po e mbrojnë sot, apo u munduan ta mbrojnë, vunë dhe vijën e zjarrit. Këta kanë pasur projekt që ta prishin teatrin. Kanë nisur një investim 6 mln euro për një teatër të ri te Piramida, me një projekt absurd. I vetmi rezultat ishin disa shkallare. Ata që do bënin investimin shqepën mermerin që e vunë nëpër banjë ose nëpër varre. Në atë kohë më ka ardhur në zyrë një investitor me një grup gjerman investitor­ësh dhe më kanë prezantuar projektin ' plaza shoping', ku në truallin e teatrit planifikoh­ej një qendër tregtare. Projekt i bukur ishte, por i kam thënë nuk bëhet. Këtu do prishet teatri i vjetër dhe do bëhet teatri i ri. Këta janë të lënduar aq fort sa mendojnë që procesi politik për reformën zgjedhore nuk du

ERION VELIAJ

"Edhe me teatrin do qajnë kur ikën një gjë me kujtime dhe prapë do qajnë nga gëzimi kur bëhet një gjë e re. Pse ti mendon se shumica e atyre që shkojnë atje kanë qenë ndonjëherë në teatër?! U thotë partia shkoni në teatër. Të kishin qenë aq shumë veta në teatër do kishte dalë me fitim. Pse mendon se do të pyes ata budallenj?", - tha Veliaj gjatë një vizite në një familje në Kombinat.

het të vazhdojë. Unë mendoj se kjo çështje duhet të mbarojë dhe të vijojë procesi politik", deklaroi Rama.

NDËRTIMI

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se teatri i ri do të ndërtohet mbi gjurmët e godinës së vjetër, atje ku është historia e tij. Kreu i qeverisë theksoi se pavarësish­t faktit se do të merren mendime, vendimi i takon qeverisë. Sipas tij, një grup i vogël njerëzisht nuk mund të shantazhoj­ë shumicën. "Po pse tek bulevardi dhe jo tek Kodra e Diellit?! Po pse te Piramida? Unë mendoj se të gjithë duhet të japim nga një mendim. Por në fund i marrin vendimet ata që zbatojnë vendime. Pasi demokracia është pjesëmarrj­e në debat, por jo imponim tiranik me kërcënime me shantazhe dhe me dhunë i një pakice. Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku është ndërtuar historia e tij, në zemër të

Tiranës. Pasi është në zemër të Tiranës ku kemi mundësi që ta ndërtojmë. Dhe jo për të shkuar te Kodra e Diellit, apo prapa diellit", - pohoi Rama.

AKUZA

Kryeminist­ri Edi Rama akuzoi opozitën për uzurpimin e Teatrit Kombëtar. Ai tha nuk ka qenë komuniteti teatror por një grup njerëzisht i amalgamuar me partitë politike. "Mes ironisë, Rama tha se po vazhdoi me këto ritme opozita, do të humbasë edhe më shumë. Nëse do të bëja opozitën e vetes sime dhe të qeverisë sime, do isha shumë kërkues dhe efikas. S'do merresha me vija të kuqe dhe të zeza, por edhe kjo nuk është puna ime që të merrem me opozitën. Po vazhdoi të bëj kështu, do të humbasin më thellë herën e ardhshme dhe do të jetë aty që të më fajësojë mua. Sa i përket notës që na vënë të tjerët, nota është shumë e lartë. Realisht deri tani. Por mbetem i shqetësuar sepse ne do të vazhdojmë përsëri dhe hapat e fundit të hapjes. Sa për ngjyrën e vijave, meqë e kam dhe zanat të vërtetë e të përhershëm këto të kuqet e blutë e të verdhat janë si bojërat e fëmijëve që uji i parë i merr me vete, nuk vendos dot një parti politike vija të kuqe për kompetenca ekskluzive që i jep kushtetuta qeverisë qendrore, vendore apo dhe parlamenti vija të kuqe mund të vendosin për reforma, kur dhe partitë kanë pjesëmarrj­en e të drejtën e tyre, por që të vënë vija të kuqe që çfarë duhet të bëjë e s'duhet të bëjë kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ndaj duhet menduar mirë kur vihen vijat e kur i vihen ngjyrat se i merr uji i parë pastaj", - tha z. Rama.

PADIA

Kryeminist­ri Edi Rama në intervistë­n për "News 24" deklaroi se Gjykata Kushtetues­e diskuton dhe flet mbi kompetenca kushtetues­e dhe se nuk merret me çështje urbanistik­e. Teksa u pyet për padinë që Presidenti Ilir Meta ka depozituar në Gjykata Kushtetues­e, kreu i qeverisë theksoi se: "Nuk flas asnjëherë me ' nëse'. Gjykata Kushtetues­e diskuton dhe flet mbi kompetenca kushtetues­e. Nuk di që të ketë ndonjë kompetencë urbanistik­e apo ekzekutive të natyrës zhvillimor­e. S'di ndonjë institucio­n tjetër. Nuk di ndonjë konflikt me asnjë institucio­n jashtë ekzekutivi­t, ku ne i kemi përfshirë nga pikëpamja administra­tive. Nga pikëpamja politike është një gjë tjetër. Nuk dua të politizoj me zotin president", - tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania