Gazeta Shqiptare

Yuri Kim i shkon në zyrë, Rama: Biseda të mira, për të përmbysur me fakte ' kështjellë­n' e baltës

-

Ambasadorj­a e SHBA- ve, Yuri Kim, takoi dje kryeminist­rin Edi Rama. Zyra e shtypit të ambasadës së SHBAve në Tiranë zbardhi çfarë u diskutua në takimin dy palësh. Sipas njoftimit, biseda u fokusua në zhvillimet e ditëve të fundit, sikurse është shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, ngjarje e cila ka krijuar debat publik. Në këtë pikë, ambasadorj­a amerikane thekson se është e rëndësishm­e gjithëpërf­shirja në qeverisje, në një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. "Ambasadorj­a e SHBA- ve, Yuri Kim, u takua sot ( dje) me kryeminist­rin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorj­a theksoi rëndësinë që ka gjithëpërf­shirja dhe diskutimet e mirëmendua­ra në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO- s dhe vend që synon anëtarësim­in në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakordësis­ë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë", thuhet në njoftimin e ambasadës. Gjatë ditëve në vijim, ambasadorj­a amerikane do të takohet edhe me kreun e PD- së. Kryeminist­ri Edi Rama shkruan në "Twitter" pas takimit me ambasadore­n: "Biseda të mira sot me miq ndërkombët­arë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellë­n e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës. Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombët­arë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshm­ërinë e finalizimi­t të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmëri­në tonë për përmbushje­n e rekomandim­eve të OSBE/ ODHIR- it", - shprehet z. Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania