Gazeta Shqiptare

Shembja e Teatrit, Meta: Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit, s'do të amnistohet kurrë

"Veprim cubash, antikushte­tues dhe i paligjshëm"

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta e cilësoi dje shembjen e Teatrit Kombëtar një akt të programuar shkombëtar­izimi dhe të paamnistue­shëm. Ilir Meta paralajmër­oi se ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë. Sipas tij, kauza nuk do të ndalojë deri në shembjen e tiranisë dhe rindërtimi­n e teatrit. Për kreun e shtetit, "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe. Kjo sipas Metës, sepse i ka "ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t'u zgjuar e bashkuar para se tirania t'i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re". "Ajo që ndodhi në errësirën e 17 majit nuk do të amnistohet kurrë! Ndërgjegjj­a shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë. Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëv­e dhe e gjithë bota e vërtetë demokratik­e u shokua. Kurrë një ngjarje nga Shqipëria

PARALAJMËR­IMI

"Tani kauza e tyre është e të gjithëve neve dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e tiranisë dhe rindërtimi­n e teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve, të cilët zgjuan qytetarinë. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?", - shprehet z. Meta.

s'do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 majit të vendoset drejtësia. ' Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit' nuk humbi, por fitoi një kauzë edhe më të madhe, duke i ndihmuar të gjithë shqiptarët e përgjumur për t'u zgjuar e bashkuar para se tirania t'i shembë secilit shtëpinë e tij si banorëve të Unazës së Re. Të gjithë shqiptarët e ndershëm u ndjenë të dhunuar pabesisht dhe poshtërsis­ht, pasi teatri ishte tempulli i tyre i përbashkët. Të gjithë u ndjenë edhe në faj e borxh për heronjtë dhe heroinat që e mbrojtën atë për dy vjet e gjysmë me sakrifica të patreguara dhe nën presione të gjithanshm­e. Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e tiranisë dhe rindërtimi­n e teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve, të cilët zgjuan qytetarinë. Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. A nuk u zgjuam në diktaturë në mes të errësirës në 17 maj?", - shprehet

DEKLARATAT

Presidenti Ilir Meta përsërit qëndrimin e tij se shembja e Teatrit Kombëtar është një akt barbar i paamnistue­shëm. Këtë fakt kreu i shtetit e arsyeton edhe me qëndrimet e ekspertëve dhe specialist­ëve. Duke ripostuar një shkrim të një prej themeluese­ve të Partisë Socialiste, Sherif Bundo, i cili e cilëson si një akt cubash prishjen e godinës, Ilir Meta shkruan se ndan të njëjtin shqetësim. "Shkatërrim­i i Teatrit Kombëtar - shkruan presidenti - nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushte­tues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtar­izues"! Presidenti Ilir Meta ka përshëndet­ur qëndrimin e themeluesi­t të PS- së, profesor Sherif Bundos, që dënoi shembjen e teatrit. Meta ndërkohë komenton analizën e Bundos, duke shtuar se ky akt nuk ishte vetëm prej cubash, antikushte­tues dhe i paligjshëm, por edhe një akt i programuar shkombëtar­izues. "I dashur profesor

Bundo, ndaj me ju të njëjtat shqetësime dhe kam bindjen e plotë se shkatërrim­i i Teatrit Kombëtar nuk ishte thjesht dhe vetëm një akt cubash, antikushte­tues dhe i paligjshëm, por një akt i programuar shkombëtar­izues!", - shprehet z. Meta. Po dje, duke publikuar një artikull të akademikut Emin Riza, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e konsideron shembjen e godinës së teatrit një akt barbar dhe i programuar shkombëtar­izues! Meta thekson se ky akt është i paamnistue­shëm përgjithmo­në. "U jam shumë mirënjohës të gjithë specialist­ëve dhe ekspertëve, si akademiku Emin Riza, të cilët me profesiona­lizëm, përkushtim, por veçanërish­t me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgimi­në e pazëvendës­ueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrim­i i Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtar­izues, prandaj është i paamnistue­shëm përgjithmo­në!", - shprehet z. Meta.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania