Gazeta Shqiptare

ELDON LUARASI: U fshehëm në Teatër, dolëm kur dëgjuam fadromat

Dëshmitë e artistëve për sulmin: Ushtruan dhunë fizike e verbale

-

Gazeta gjermane "Tag eszeitung" ishte e para që e mbuloi lajmin e së dielës me hulumtime dhe një intervistë nga terreni, konkretish­t me shkrimtare­n Lindita Komani, aktiviste për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Pyetjet e gazetarit Mustroph kishin të bënin me sulmin blic të policisë dhe mënyrën se si e kishim vazhduar dezhurnin gjatë dy muajve të pandemisë. Në artikull paraqitet edhe qëndrimi i Presidenti­t Meta, i cili e konsideroi shembjen e teatrit një krim ligjor dhe moral. Por prej së dielës, pushteti në Tiranë u përball edhe me protestën e së hënës. Në disa deklarata, zyrtarë të lartë kanë mohuar praninë e efektivëve të armatosur, ndonëse ata shihen në pamjet e xhiruara të dalin me armë nga rrethimi dhe dëshmitë e artistëve tregojnë të kundërtën. Sjellim më poshtë, dëshmitë e atyre që ishin në teatër.

ELDON LUARASI

Piktori Eldon Luarasi, djali i Edi dhe Mihal Luarasit, ka qenë në teatër në çastin e mbërritjes së policisë. Ai ka dëshmuar si vijon për gjithë çka ndodhur me të: "Në orën 4: 30 të mëngjesit ishim të ulur në sheshin e teatrit, kur befasisht u sulmuam nga një numër i madh forcash policore të RENEAs, të armatosur me armë automatike. Disa prej nesh u futën në brendësi të godinës së teatrit për t'u mbrojtur nga ky sulm. Në errësirë të plotë u ngjitëm në katet e sipërme dhe u mbyllëm në një dhomë të katit të tretë. Aty ishim: Robert Budina, Mirela Karabina, Eldon Luarasi, Besjona Vidrica, Ervin Goci, Arnen Sula, Ergin Zaloshnja, Fatos Paçrami dhe dy të tjerë. Ndërkohë që po tentonim të lajmëronim me telefona miqtë tanë për çfarë po ndodhte, dëgjuam zhurmat e fillimit të shembjes së godinës ndërkohë që ishim ende brenda. Nisëm të zbresim poshtë drejt derës kryesore të teatrit, ndërkohë që u përballëm me një mori forcash policore të armatosura, të cilët na dhunuan fizikisht dhe verbalisht, duke na tërhequr zvarrë në errësirë drejt hyrjes së pasme të teatrit, sepse në hyrjen kryesore kishte nisur shkatërrim­i. Në shesh u përballëm me qindra forca policore, që mes dhunimeve fizike e verbale na nxorën jashtë perimetrit të teatrit.

ROMIR ZALLA

Aktori Romir Zalla është shprehur dje për çështjen e teatrit, duke sikuruar 20 vitet e luftës. "Mbaroi! Kaq ishte! Nuk u shemb teatri. U shembe ti. Nuk shembën një godinë. Shembën dinjitetin tonë. Ti tani je një zero pa identitet. Në 100 vjet shtet kemi kaq pak për të ruajtur, ku të kthejmë kokën e të shihemi në pasqyrë kush kemi qenë. Pasqyra u thye. Në 80 vjet jete të saj, kjo godinë na mëson shumë, qoftë edhe me shembjen e saj ' gërmadhash'. Gërmadhat e kujt? Gërmadhat e elitës. 20 vitet e para na tregoi se si elita e kohës ngriti aty një tempull kulture. Esnafet e kohës, shqiptarët e kohës e falën atë truall në bash të vendit për kulturën. Dhe për 20 vjetët e parë ata ishin aty dhe e zhvilluan dhe e çuan më tej. Kur erdhën në pushtet kolera me opinga në atë vend e gjykuan, vranë, pushkatuan, varën, internuan kë? Elitën. 60 vitet e tjera elita e re bëri epokë dhe ripërtëriu po në atë vend teatrin, arsimin, muzikën, akademizmi­n, sportin... Sot gjithçka u shumëzua me zero... nga elita në radhë të parë. E populli? Tifozë të përjetshëm. U afrua kurioz dhe nuk foli kurrë. Ata pak qytetarë të ndershëm të paktën folën. Kaq kishim mundësi. Po, vërtetë më shqetëson fakti që jemi thjesht kalimtarë kur shembet vetëdija, identiteti, dinjiteti, ndershmëri­a jonë. Jemi popull turist. Kurrë nuk kemi dashur të ngulemi, por veç të arratisemi nga përgjegjës­ia, qytetaria, ndërgjegja jonë e molepsur. Bëfshi gjumë të ëmbël! Zoti na falte! Zoti na ndihmoftë të dalim nga errësira. AMIN", shkruan Romir Zalla.

LORI AMY

Studiuesja amerikane Lori Amy, aktiviste për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, shprehet për "Zërin e Amerikës" për shembjen e tij nga Kosova, ku ndodhet aktualisht. Ajo tha: "Dua të flas për atë, për të cilën njerëzit janë të pikëlluar. Çdo diplomat i lartë e ka lutur qeverinë shqiptare: prisni, hapni debat publik, hapni këshillime dhe dialog. Për 2 vjet e 3 muaj njerëzit në Teatrin Kombëtar mbajtën debat në shesh, që fjalë për fjalë është një agora, vendi ku njerëzit vijnë për të mësuar se si të jenë pjesëmarrë­s në demokracin­ë e vërtetë. Mendoj se më shumë se gjithçka, kjo është ajo për të cilën njerëzit janë të pikëlluar". Sipas saj, shkatërrim­i mbetet pjesë e atij qarkut të mbyllur të sulmeve dhe kundërsulm­eve politike, që vetëm sa ushqejnë më shumë dhunë si përgjigje ndaj dhunës paraprake. "Çfarë po dëgjoj nga njerëzit është se duan një ditë zie: të ndalën, të qajnë, të kuptojnë çfarë ka ndodhur... Mendoj se është jashtëzako­nisht me rëndësi që të mos kurthohemi në ciklin e fajësimeve, akuzave, sulmeve e kundërsulm­eve. Po ashtu, mendoj se duhet të përqendroh­emi në atë se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen sesa në atë se cilat mundësi janë humbur", u shpreh Amy.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania