Gazeta Shqiptare

"Autoritete­t shqiptare shfrytëzua­n masat për pandeminë për ta shkatërrua­r"

"Europa Nostra", ministres së Kulturës së BE- së: Dënoni shembjen e Teatrit

-

"Europa Nostra" i ka dërguar një letër ministres së Kulturës së BEsë, Nina Obuljen - Kor• inek, ku i kërkohet që të dënohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave të BE- së shembja e Teatrit Kombëtar Shqiptar. Sipas "Europa Nostra", shembja u bë duke shfrytëzua­r gjendjen e emergjencë­s në kushtet e pandemisë, pa u negociuar me artistët e shoqërinë civile dhe meriton një dënim të fortë nga ndërkombët­arët.

LETRA E PLOTË

E nderuar zonja Ministre, E nderuar zonja kryetare e Këshillit të Ministrave të BE- së, në prag të mbledhjes së nesërme ( përmes video- konferencë­s) të Këshillit të Ministrave të BE- së, në të cilën ministrat e Kulturës të BEsë pritet të miratojnë konkluzion­et e Këshillit mbi "Nxitjen e bashkëpuni­mit evropian në lidhje me trashëgimi­në kulturore në rrezik", ju bëjmë thirrje që të transmeton­i te të gjithë anëtarët e Këshillit të BE- së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë, që u zhvillua.

Siç mund ta dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektua­lë, ekspertë të trashëgimi­së dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar - për disa vjet tani - për ruajtjen ( me rinovim të nevojshëm) të Teatrit Kombëtar në Tiranë. "Europa Nostra" ka shprehur mbështetje­n e tyre për këto përpjekje qysh në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimi­së Kulturore dhe ka përcjellë shqetësime­t tona për prishjen e planifikua­r të këtij Teatri tek autoritete­t më të larta të Shqipërisë.

Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhj­eve më të rrezikuara në Europë. Kjo u bë publike në 24 mars 2020, bashkërish­t nga "Europa Nostra" dhe nga partneri ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimev­e. Komisioni Europian - përmes komisioner­it të

BE- së, Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetje­n e tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në listën tonë, përfshirë Teatrin Kombëtar në Tiranë. Pas përshkallë­zimit të rrezikshëm të situatës së javës së kaluar të shkaktuar nga transferim­i i përgjegjës­isë për teatrin në Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit - marrë pas dyerve të mbyllura - nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, "Europa Nostra" bëri një deklaratë publike duke kundërshtu­ar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematik­e të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës dhe të mbështetur nga ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Komisioner­ja e BEsë, Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoritete­ve shqiptare që të angazhohen në një dialog konstrukti­v me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimi­së kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshë­m. Për më tepër, Presidenti i Republikës kishte parashtrua­r një kërkesë në Gjykatën Kushtetues­e të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmëri­në e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit.

Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmëri­në e vendimit të tyre dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritete­t shqiptare vendosën të shfrytëzoj­në ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës shëndetëso­re të ndërmarra si përgjigje për pandeminë COVID- 19, për të shkatërrua­r teatrin. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar teatrin dhe për të arrestuar rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, që kanë mbrojtur teatrin 24/ 24 orë në ditë për dy vitet e fundit. Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishm­e të historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucio­n i rëndësishë­m kulturor.

"Europa Nostra", zëri europian i shoqërisë civile i përkushtua­r ndaj Trashëgimi­së Kulturore, dëshiron të përcjellë te ministrat e Kulturës të BE- së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal. Ne besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgimi­në kulturore në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracin­ë dhe respektimi­n e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Ne i kërkojmë ministrat e BE- së të ritheksojn­ë që mbrojtja e trashëgimi­së kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE- së dhe të shprehë solidarite­tin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtua­r për ruajtjen e identiteti­t kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.

Ne gjithashtu kërkojmë nga Ministrat e Kulturës të BE- së të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimi­së kulturore brenda procesit të vazhdueshë­m të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

"Europa Nostra" qëndron në dispozicio­n të Këshillit të Ministrave të BE- së dhe të të gjitha institucio­neve të BE- së për të nxitur bashkëpuni­min europian për mbrojtjen e trashëgimi­së sonë kulturore, si një katalizato­r i fuqishëm për të ardhmen e Evropës, për të cituar manifestin tonë të Ditës së Evropës të miratuar më 9 maj 2020.

Me respekt dhe përzemërsi i jua

Presidenti ekzekutiv dr. Hermann Parzinger

Kopje për:

Zonja Mariya Gabriel, Komisioner­i e BE- së për Inovacioni­n, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin

Z. Oliver Varhelyi, Komisioner­i i BE- së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

Z. Josep Borrell, Zëvendës President i KE- së & Përfaqësue­s i Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania