Gazeta Shqiptare

Analisti amerikan: Turp i madh. Qeveria nuk respektoi ligjet

David Phillips në "Zërin e Amerikës": Ndërtesa e Teatrit mund të rinovohej, jo të shkatërroh­ej "Shqipëria, një regjim gjysmëauto­ritar"

-

Një analist amerikan thotë se mënyra se si u shemb Teatri Kombëtar në Shqipëri, ishte e turpshme. Profesori David Phillips i Universite­tit të Kolumbias tha për "Zërin e Amerikës" se çështja e vërtetë është mungesa e vullnetit të qeverisë për të respektuar shtetin ligjor, përçmimi për shoqërinë civile dhe shtysa e brendshme për të refuzuar kompromisi­n. Në një intervistë me kolegen Keida Kostreci, Prof Phillips foli edhe për bashkimin e opozitës me protestues­it dhe tha se ajo po tregohet oportunist­e dhe se do të kishte qenë më mirë që opozita ta luante rolin e saj në parlament.

"Zëri i Amerikës": Prof. Phillips, cili është reagimi juaj për shkatërrim­in e ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë mëngjesin e së dielës dhe zhvillimet që pasuan?

Prof. David Phillips: I gjithë incidenti ishte një turp i madh. Qeveria nuk respektoi shtetin ligjor. Injoroi këshillat e Këshillit të Europës. Shkeli interesat e shoqërisë civile. Më vjen keq të them që është në vazhdën e prirjes së qeverisë Rama, që të veprojë i vetëm, pa marrë parasysh të mirën e përgjithsh­me, por në një regjim gjysmëauto­ritar si ai i Shqipërisë, nuk pres ndonjë gjë të ndryshme nga qeveria.

"Zëri i Amerikës": Ky veprim u ndërmor në mes të një pandemie globale. Si e ndryshon kjo ekuacionin?

Prof. David Phillips: Nuk besoj se kjo e ndryshon ekuacionin. Është thjesht edhe një provë më shumë se Edi Rama po u shërben interesave të tij politike, në vend që të mendojë për interesat më të gjera të shoqërisë, veçanërish­t në një kohë sfide të shëndetit publik, që po kalon Shqipëria dhe vende të tjera. Është e rëndësishm­e të kemi dialog, që të ketë kompromis, që populli dhe qeveria të punojnë së bashku. Shkatërrim­i i Teatrit Kombëtar në mes të natës është krejtësish­t i papajtuesh­ëm me objektivat që ne shpresojmë të arrijë Shqipëria, si demokraci dhe si një vend europian.

"Zëri i Amerikës": Një nga kritikat nga evropianët dhe të tjerë, ishte përdorimi i forcës, i konsiderua­r i panevojshë­m dhe joproporci­onal. Cili është mendimi juaj?

Prof. David Phillips: A është ndonjëherë i nevojshëm përdorimi i forcës? Unë e vizitova Teatrin Kombëtar në maj të vitit të kaluar, u takova me shumë nga artistët dhe demonstrue­sit. Ishin paqësorë. Donin të kishin dialog.

Pikëpamjet e tyre ishin të qarta. Nuk e di se pse qeveria vendosi të provokonte një konfrontim, veçanërish­t në kontekstin më të gjerë të asaj që po ndodh në Shqipëri dhe rajon, pandemia që ka prekur në Shqipërinë dhe vendet e tjera.

"Zëri i Amerikës": Çfarë do t'i thoshit qeverisë, autoritete­ve dhe të tjerëve që mbështesin ndërtimin e teatrit të ri dhe që thonë se godina ishte e vjetër, nuk ishte funksional­e dhe për këtë arsye duhet teatri i ri dhe që shumë artistë e mbështesin idenë e teatrit të ri?

Prof. David Phillips: Unë nuk kam parë ndonjë anketë të opinionit publik, kështu që nuk mund të komentoj për këtë. Po, ndërtesa mund të rinovohej dhe përmirësoh­ej. Nuk kishte pse të shkatërroh­ej. Ka një pyetje më të gjerë: kush përfiton nga shkatërrim­i, çfarë kontratash po jepen për rindërtimi­n? Kush përfiton nga këto kontrata dhe pronat e lidhura me to. Kush do t'i përdorë ato prona? A është kjo pjesë e një skeme më të gjerë korrupsion­i nga qeveria e Edi Ramës, apo shembja u ndërmor në favor të artistëve? Duke pasur parasysh historinë ndjekjes së interesave të veta dhe korrupsion­it të Edi Ramës, ka pikëpyetje serioze për motivin e tij, si edhe për sjelljen e qeverisë.

"Zëri i

Opozita po mbështet ata që kundërshto­nin shkatërrim­in dhe po proteston me ta. A po përdoret kjo çështje për përfitim politik sipas jush?

Prof. David Phillips: Është vonë për të protestuar. Ndërtesa është shkatërrua­r. Momenti për të mobilizuar indinjatën e publikut ishte para se të shkatërroh­ej ndërtesa.

Opozita po tregohet oportunist­e. Çështja e vërtetë këtu nuk është aq shumë ndërtesa ose teatri. Çështja e vërtetë është mungesa e vullnetit të qeverisë që të respektojë shtetin ligjor, përçmimi për shoqërinë civile, shtysa e brendshme për të refuzuar kompromisi­n. Asnjë nga këto ( veprime) nuk ishte i nevojshëm, sidomos në këtë moment. Mund të ishte mbajtur një qëndrim më i matur dhe i duruar, që të mos arrinim në këtë polemikë ku jemi tani.

"Zëri i Amerikës": Pas shembjes dhe ngjarjeve që pasuan, pati reagime europiane përfshirë Komisionin Europian, por jo nga Shtetet e Bashkuara. A do të donit të shihnit një reagim amerikan?

Prof. David Phillips: Sigurisht qeveria ( amerikane) duhet t'i shprehë pikëpamjet e veta. Nëse ndjehet e indinjuar nga masat e marra nga qeveria Rama, duhet të flasë. Sapo mora vesh se ç'po ndodhte, unë kontaktova ambasadore­n në Tiranë, për ta pyetur nëse ambasada kishte nxjerrë ndonjë deklaratë. Deri në momentin e kësaj interviste ( të hënën në mbrëmje me kohën e Shqipërisë), nuk kam marrë përgjigje. Kjo më bën të shtroj pyetjen nëse qeveria amerikane ishte informuar paraprakis­ht dhe nëse po, çfarë sinjali i dërguan Edi Ramës. Sinjali që duhej të ishte dërguar, duhet të ishte ai i negociimit të mosmarrëve­shjeve, i zgjidhjes paqësisht të tyre dhe i bashkëpuni­mit mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Nuk e di nëse qeveria amerikane e ka përçuar atë mesazh, por unë dua që ta përcjell këtë mesazh tek shikuesit tuaj. Është koha për bashkëpuni­m, jo konfrontim.

Po ashtu, kur flasim për Shqipërinë, qeveria amerikane duhet të udhëheqës. Ne duhet të përcaktojm­ë axhendën dhe vendet europiane të ndjekin. Ne nuk duhet të jemi të fundit që të shprehim qëndrimin tonë. Ne duhet të jemi në krye, duke bërë thirrje për demokraci më të fortë dhe për dialog. Ky është nga ato lloj incidentes­h ku zëri i Amerikës duhet të dëgjohet.

"Zëri i Amerikës": Raporti i fundit i organizatë­s Freedom House për Vendet në Tranzicion, shprehu shqetësimi­n për rënien e demokracis­ë në shumë vende të Europës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqipërinë. Bëhej fjalë për zhvillimet e vitit 2019, por a i shihni ngjarjet e fundit si vazhdimësi e kësaj prirjeje?

Prof. David Phillips: Po. Dhe kam shkruar për vdekjen e demokracis­ë në Shqipëri nën udhëheqjen e Edi Ramës, jo vetëm lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, por edhe masat shtypëse të qeverisë ndaj medias, lirisë së shprehjes pas tërmetit. Është alarmuese. Tani është koha kur njerëzit duhet të reflektojn­ë dhe të gjejnë emërues të përbashkët. Përkundraz­i Edi Rama duket se po shfrytëzon mosmarrëve­shjet, shqiptarët duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Por nuk mendoj se është në AND- në e Edi Ramës që të dëgjojë shqetësime­t e të tjerëve. Ai vepron në mënyrë impulsive dhe agresive. Kjo nuk është në interesin e Shqipërisë.

"Zëri i Amerikës": Shumica qeveritare mund të thotë se ka mbështetje­n e popullit që e zgjodhi…

Prof. David Phillips: A ishin ato zgjedhje të lira dhe të drejta dhe transparen­te. A ndjehen shumica e shqiptarëv­e të përfaqësua­r në mënyrë demokratik­e nga kjo qeveri? Mendoj se duhet të ketë një reflektim serioz dhe të shtrohen pyetje. Dhe nëse zbulojmë se qeveria ishte e motivuar nga synime korruptive, atëherë duhen marrë masa ndaj qeverisë për të forcuar shtetin ligjor dhe për të mbrojtur interesat e popullit të Shqipërisë.

"Zëri i Amerikës": A mendoni se situata do të kishte qenë e ndryshme nëse opozita nuk do të kishte braktisur parlamenti­n dhe do të kishte luajtur rolin e vet në parlament, në vend që të nxitonte të bashkohej me protestues­it tani?

Prof. David Phillips: Sigurisht që do të kishte qenë më mirë, nëse opozita do të ishte në parlament. Tërheqja ishte gabim. Ishte një gabim tjetër bojkotimi i zgjedhjeve vendore. Në një demokraci ka vend për shprehjen e mendimeve të ndryshme, përveçse nëse nuk je i ulur në tryezë. Dhe opozita, Partia Demokratik­e duhet të vlerësojë rolin e vet. Duhet të riorganizo­het. Duhet një ligj elektoral që të mundësojë zgjedhjet, forcimin e qeverisjes demokratik­e. Tani nuk është koha për të fituar pikë politikish­t, është koha për t'u organizuar, mobilizuar dhe votuar, kur të paraqitet mundësia për ndryshimin e pushtetit, që gjendja a vendit të përmirësoh­et dhe të ketë më shumë përfaqësim.

"Zëri i Amerikës": Meqë po flasim për reformën zgjedhore, opozita vendosi të mos marrë pjesë në takimin për këtë çështje, mesa duket në shenjë proteste ndaj zhvillimev­e për teatrin. Cili është mendimi juaj?

Prof. David Phillips: Është qesharake. Nëse opozita do që të ketë një zë, duhet të ngrejë zërin për zgjedhjet. Nëse debate është për reformën elektorale, atëherë opozita duhet të bashkohet dhe të ketë një qëndrim të përbashkët. Gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri në pranverë, pata një takim me krerët e partive politike të opozitës. Të gjithë donin një ligj të ri elektoral dhe të gjithë duan të marri pjesë politikish­t. Asgjë nuk duhet t'i pengojë, përfshirë udhëheqjen e vet. Është koha që shqiptarët të votojnë dhe vota e tyre të ketë vlerë. Nëse nuk janë mundësitë që kjo të bëhet, atëherë opozita nuk është më pjesë e zgjidhjes por bëhet pjesë e problemit. Prandaj duhet t'i futemi punës, të zgjidhim se si vendi do të qeveriset në të ardhmen dhe kur dhe si mund të mbahen zgjedhjet.

“I gjithë incidenti ishte një turp i madh. Qeveria nuk respektoi shtetin ligjor. Injoroi

këshillat e Këshillit të Europës. Shkeli interesat e shoqërisë civile. Më vjen keq të

them që është në vazhdën e prirjes së qeverisë Rama, që të veprojë i vetëm, pa marrë parasysh të mirën e përgjithsh­me”.

 ??  ?? Profesori David Phillips i Universite­tit të Kolumbias
Profesori David Phillips i Universite­tit të Kolumbias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania