Gazeta Shqiptare

Gazeta italiane: Nuk është vetëm çështje kulturore

"Il fatto quotidiano": Teatri, gjithçka ndodhi në 15 minuta Pedagogët e vendit fqinj: Ç'ndryshim ka nga diktatura

-

PROFESORËT ITALIANË

Nga Universite­ti La Sapienza i Romës - Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio - dhe nga Universite­ti i Barit, profesor Anna Bruna Menghini nënshkruan një dokument shumë kritik. "Kjo prishje - shkruan ata - shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërrua­n me dhunën politike të një regjimi diktatoria­l, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshti­m. Çfarë ndryshimi ka sot me demokracin­ë e pretenduar shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë"?

të e rëndësishm­e që shteti italian të ndërhyjë. Nëse Shqipëria ka ende vlerë për Italinë, është koha për të reaguar. Zhgënjimi ynë është tashmë i madh". "Është e drejtë të pyesim se çfarë bëjnë ambasada italiane dhe Instituti Kulturor i lidhur me të në këto raste. A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgimi­në artistike dhe arkitektur­ore italiane në Shqipëri"? Një grup arkitektës­h dhe pedagogë nga Universite­ti La Sapienza i Romës - Marco Petreschi, Nilda Valentin dhe Antonino Saggio dhe nga Universite­ti i Barit, profesor Anna Bruna Menghini, të gjithë njohës të thellë të arkitektur­ës shqiptare dhe me përvojë të mësimdhëni­e në universite­tet e tokës së shqiponjav­e nënshkruan një dokument shumë kritik: "Njëqindvje­tori i lindjes së Tiranës kryeqytet mund të ishte festuar në një mënyrë

më të denjë. Kjo prishje - shkruan ata - shkon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërrua­n me dhunën politike të një regjimi diktatoria­l, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshti­m. Çfarë ndryshimi ka sot me demokracin­ë e pretenduar shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një vepër e njohur botërisht e përsosmëri­së arkitekton­ike italiane, e admiruar dhe e botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë të parafabrik­atave të bëra në Milano dhe të montuar, me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranë në kohë shumë të shkurtër. Çfarë ndryshimi ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektua­lët që kanë kundërshtu­ar këtë masakër përfundojn­ë duke u zhvlerësua­r dhe denigruar?".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania