Gazeta Shqiptare

Dërgonin qytetarë me viza false në SHBA, Kanada dhe Angli, GJKKO lë në burg 15 prej trafikantë­ve

Hetimi nisi 2 vite më parë dhe u iniciua nga DSS e ambasadës amerikane Qytetarët paguanin deri në 10000 euro, ja si funksionon­te grupi kriminal prej 24 anëtarësh, 2 prej tyre policë

-

Policia e Shtetit dje ka zbardhur detaje nga op eracioni me 24 persona të ndaluar, 15 prej të cilëve me masë sigurie "arrest me burg", të cilët prej një viti vepronin si grup i strukturua­r kriminal në trafikun e klandestin­eve drejt SHBAse, përmes vizave dhe dokumente të falsifikua­ra. Mësohet se këta persona kanë funksionua­r si një grup i strukturua­r me detyra të përcaktuar­a qartë, ku merreshin me falsifikim­in e letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridorev­e, ( Shqipëri- GjermaniR. Domenikane në MeksikëSHB­A; Shqipëri- BullgariFr­ancë- Republika Domenikane- SHBA; ShqipëriF r a n c ë - L o n d ë r - R. Domenikane- SHBA), por, gjithashtu, edhe në Kanada, dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Qytetarët duhet të paguanin nga 5000- 10000 euro në varësi të destinacio­nit se ku do të shkonin. Pagesa bëhej me 2 këste, pjesa e parë paradhënie dhe pagesa tjetër pasi mbërrinin në destinacio­n. Pjesë e kësaj skeme ishin të përfshirë edhe dy policë, Besjan Mustafa dhe Behar Ismailaj, të cilët kishin për detyrë që të kontrollon­in në kufi qytetarët, por pas informacio­neve të marra, dy policët nuk i kontrollon­in shtetasit shqiptarë. Ndërkaq, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri me dije se në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie "Arrest në burg", 7 me masë sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 2 me masë shtrëngimi "Detyrim paraqitjej­e" në Policinë Gjyqësore.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë ( DSS) në ambasadën amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontraband­imin e qenieve njerëzore, falsifikim­in e dokumentev­e të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracion­in në SHBA, procedim ky i regjistrua­r në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbullua­ra u finalizua me sukses operacioni i koduar "Crystal Eagle" ( Shqiponja e kristaltë). Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie "Arrest në burg", 7 me masë sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 2 me masë shtrëngimi "Detyrim paraqitjej­e" në Policinë Gjyqësore, konkretish­t:

1. Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave" , "Grupi i strukturua­r kriminal" , "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

2. Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

3. Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

4. Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg" për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë , "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

6. Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

7. Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për

kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

8. Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

9. Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg" për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërn

REAGIMI I AMBASADËS SË SHBA

Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me operacioni­n e koduar "Crystal Eagle", që u finalizua me arrestimin e 22 personave, si pjesë e një grupi të strukturua­r për falsifikim­in e vizave dhe dokumentev­e të identifiki­mit. Përmes një mesazhi në ' Facebook' thekson se "Crystal Eagle" ishte një sukses i plotë falë mbështetje­s së oficerëve të përkushtua­r të Policisë së Shtetit shqiptar, sidomos atyre të "Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë "Mburoja e Përbashkët", një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkët­a penale midis SHBA- së dhe Shqipërisë.

joftimeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

10. Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

11. Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve , pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

12. Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

13. Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal";

14. Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i struk

turuar kriminal";

15. Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie "Arrest në burg", për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë, "Falsifikim­i i letërnjoft­imeve, pasaportav­e dhe vizave", "Grupi i strukturua­r kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal". Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasit G. B., A. K., B. T., B. I., B. M., A. M., E. B., si dhe masat e sigurimit "Detyrim paraqitjej­e" për shtetasit D. S dhe A. C.

Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë ( DSS) në ambasadën amerikane, Tiranë.

Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimi­t të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikua­r amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombët­ar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikim­it të dokumentev­e të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetëso­re etj.

Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikua­ra në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE- së, biletat e udhëtimit etj.

Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikua­ra i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t'i përdornin dokumentet e falsifikua­ra, me qëllim destinacio­nin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.

Nga hetimet e kryera ndaj këtij grupi kriminal, gjatë një viti, janë arritur të dokumentoh­en disa raste të personave të kapur dhe të arrestuar në vendet si Itali, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, konkretish­t: Në aeroportin e Romës, Itali është kapur me pasaportë të falsifikua­r 1 shtetas; në aeroportin e Londrës janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikua­ra sllovake ( pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi), 2 shtetas; në Gjibraltar është kapur me kartë identiteti italiane të falsifikua­r 1 shtetas; në aeroportin e Bilbaos, Spanjë është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikua­ra rumune 1 shtetas; në Madrid janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikua­ra italiane 2 shtetas; në aeroportin e Berlinit, Gjermani, është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikua­ra italiane 1 shtetas dhe në aeroportin e Barcelonës është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikua­ra greke 1 shtetas. Nga hetimet, këtij grupi kriminal i është dokumentua­r veprimtari­a kriminale në lidhje me kapjet dhe arrestimet e personave që kanë tentuar të udhëtojnë nga Shqipëria për në Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar, ku dokumentet e dyshuara të falsifikua­ra dërgoheshi­n me autobusët e agjencive turistike, më konkretish­t: Më datë 15.01.2020 është finalizuar operacioni "Start", ku shoferit të një agjencie turistike iu gjetën dhe u sekuestrua­n në portin e Durrësit, 12 dokumente çeke të dyshuara të falsifikua­ra ( pasaportë, karta identiteti, leje drejtimi); më datë 23.01.2020 në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë është kapur shtetasi M. F. me dokumente të dyshuara çeke ( pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi) dhe

më datë 26.01.2020 në aeroportin "Nënë Tereza" Rinas është kapur shtetasja E. B. me dokumente të dyshuara të falsifikua­ra ( pasaportë) sllovene. Kjo organizatë gjithashtu ka shitur dokumente mbështetës­e false për shtetasit shqiptarë që donin të merrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Për te ndjekur dhe hetuar ketë rast u krijua Task Forca hetimore e përbashkët shqiptaroa­merikane, e quajtur "JOINT SHIELD". Kjo Njësi Hetimore e njohur nga amerikanët si "Njësia Speciale "Mburoja e Përbashkët", e përbërë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Shërbimi Diplomatik i Sigurisë ( ASP- DSS), ka qenë përgjegjës­e për të gjithë punën hetimore dhe rezultatet e deritanish­me. Dje, kjo Njësi e Përbashkët Hetimore, me mbështetje­n e rreth 300 forcave policore në të gjithë vendin, finalizoi me sukses në kohë rekord prej 17 minutash operacioni­n për goditjen e gjithë grupit kriminal.

 ??  ?? Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë konferencë­s për shtyp
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania