Gazeta Shqiptare

Akuzohet për vjedhje me dhunë, armë dhe eksploziv, arrestohet 31- vjeçari ‘ Rrem Paturi’

I riu u konsiderua si kreu i bandës që vodhi postën e Krujës, u lirua se nuk kishte prova Operacioni "ATM", policia zbardh 15 vjedhje bankash, argjendari­sh e karburante­sh

-

Një 31- vjeçar nga Fushë- Kruja, i cili dyshohet të jetë autor i 15 rasteve të vjedhjes së ATM- ve të bankave, karburante­ve dhe Exchange ka rënë dje në pranga e policisë. Bëhet fjalë për të riun Andi Rexhepi i njohur ndryshe dhe si Renato Paturi, i dënuar më herët për vjedhje me dhunë. Sipas bluve të Tiranës janë dokumentua­r me prova ligjore 15 raste të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje të bankomatëv­e dhe filialeve të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburante­ve e argjendari­ve. Rexhepi ishte shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 15.05.2020, në bazë të provave të siguruara nga puna profesiona­le dhe hetimore e strukturav­e të policisë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëv­e.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve me dhunë, armë dhe eksploziv, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimi­n dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirorganiz­uar me prova ligjore të pakontestu­eshme, nga Sektori i Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpuni­m me Sektorin e Operacione­ve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariat­in e Policisë Kavajë, në koordinim nga Departamen­ti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacioni­t policor "ATM".

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. R. alias R. P., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, më datë 15.05.2020, në bazë të provave të siguruara nga puna profesiona­le dhe heti

KUSH ËSHTË ANDI REXHEPI

Burime nga policia dje bënë me dije se 31- vjeçari nga Fushë- Kruja, Andi Rexhepi është autor i grabitjes së një filiali të postës në Krujë në nëntor të vitit 2019 ku u morën 13 mln lekë. Ndërkohë, me herët në qershor 2017, në kryqëzimin e Borizanës, ai ka sajuar një atentat me dy të shtëna, por pas verifikime­ve të policisë ka rezultuar se e gjithë ngjarja ka qenë një sajesë. Andi Rexhepi u dënua në Greqi për vjedhje e grabitje, por u arratis nga burgu. Ai aty ishte pjesë e një bande shqiptarës­h që grabisnin shtëpi, kryesisht të ' yjeve' grekë.

more e strukturav­e të Policisë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëv­e ( ATM). Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretish­t:

I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03: 50, në fshatin Kashar, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04: 20, në rrugën "Dritan Hoxha", lagjja Laprakë, Tiranë;

I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave mon

etare në bankomatin ( ATM) e filialit të një banke të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04: 30, në rrugën "Rinia", Bashkia Vorë, Tiranë.

I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03: 22, në lagjen nr. 5 të qytetit të Kavajës. Gjithashtu, po nga puna hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e një sërë ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat, si vjedhje me dhunë, armë e eksploziv të bizneseve, bankomatëv­e dhe argjendari­ve, konkretish­t:

• Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradë­n Tiranë- Durrës, ndodhur më 05.11.2018;

• Vjedhja e një sasie parash në një ATM ( bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;

• Tentativa për vjedhje të ATM ( bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;

• Vjedhja e një shume parash në një ATM ( bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;

• Vjedhja e një shume parash në një ATM ( bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;

• Tentativa për vjedhje në një ATM ( bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;

• Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më 31.07.2019;

• Vjedhja e së një sasi bizhuteris­h në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më 01.01.2019;

• Tentativa për vjedhje të parave në një ATM ( bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më 17.01.2019. Vijon puna për kapjen edhe të bashkëpunë­torëve të tjerë të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit" e kryer në bashkëpuni­m dhe "Mbajta pa leje a armëve dhe municionev­e luftarake".

 ??  ?? I arrestuari Andi Rexhepi
I arrestuari Andi Rexhepi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania