Gazeta Shqiptare

"Do të të bëj masazh, do flesh rehat", 18- vjeçarja rrëfen orët e tmerrit në shtëpinë e të atit

Babain e denoncova se s'munda ta mbaja sekret. Unë shkova tek ai dhe jo te një pedofil "Arrita të regjistroj­a ngacmimet me celular"

-

Në emisionin "Me Zemër të Hapur", në "News 24", ka vijuar dje rrëfimi i 18- vjeçares nga Korça, e cila pak ditë më parë denoncoi të atin për ngacmim seksual. Vajza që mundi të regjistron­te edhe një përgjim audio teksa i ati i kërkonte marrëdhëni­e seksuale, duke i premtuar se do ndjehej mirë, tregoi me detaje gjithë çfarë ndodhi natën kur shkoi të vizitonte. Ajo pranoi se atë natë babai konsumoi hashash dhe tregoi si ka mundur t'i shpëtojë sulmit seksual. Vajza thotë se ka mundur të regjistroj­ë ngacmimet me celular dhe ia ka dërguar bisedat shoqes së saj. "Gazeta Shqiptare" publikon pjesën e dytë të rrëfimit të vajzës.

Ti nuk u ndjeve mirë kur piu hashash?

18- vjeçarja: Po, ka pirë shumë, kur mbylla dritën unë, ai filloi të fliste përçart. Në ato momente unë i them shoqes time, i shkruaj se kam frikë. Më thoshte fli gjumë se të bëj unë masazh, i thashë jo se fle vetë, nuk e kam të nevojshme.

Ti nga se kishe frikë, të ka ngacmuar edhe më parë?

18- vjeçarja: Jo, nuk ka ndodhur kurrë më parë… Je e sigurt?

18- vjeçarja: Po jam e sigurt.

Si e regjistrov­e bisedën dhe si ia dërgove shoqes?

18- vjeçarja: Më tha do flesh gjumë dhe nuk do ndjehesh, do flesh një gjumë shumë të thellë, atëherë i shkruaj shoqes dhe i them mos fli gjumë se kam shumë frikë nga babi.

Nëse do kishe dalë nga shtëpia, mund të ishte shmangur…

18- vjeçarja: Nuk kisha mundësi se ai më ndiqte edhe në tualet…

A bënte ai biseda banale në familje?

18- vjeçarja: Kur godiste mamin po…

Çfarë ndodhi më pas? 18- vjeçarja: Nëse do flisja keq, do të ishte në dëmin tim.

Deri kur kanë zgjatur bisedat?

18- vjeçarja: Deri në orën 4 të mëngjesit.

Si ke rezistuar?

18- vjeçarja: Nuk u tregova agresive, rezistova.

Ty të flihej gjumë, apo për shkak të tymit?

18- vjeçarja: Po, e para... Po ai pse nuk flinte?

18- vjeçarja: Ai donte të më vinte mua në gjumë.

Në 4 të mëngjesit çfarë ndodhi?

18- vjeçarja: Më mori në telefon shoqja dhe i thashë

BISEDAT NË CELULAR

Vajza 18- vjeçare që mundi të regjistron­te edhe një përgjim audio teksa i ati i kërkonte marrëdhëni­e seksuale, duke i premtuar se do të ndjehej mirë, tregoi me detaje gjithë çfarë ndodhi natën kur shkoi të vizitonte. Ajo pranoi se atë natë babai konsumoi hashash dhe tregoi si ka mundur t'i shpëtojë sulmit seksual. Vajza thotë se ka mundur të regjistroj­ë ngacmimet me celular dhe ia ka dërguar bisedat shoqes së saj. dërgo atë shokun. Atij i thashë do ikja në punë. Ai këmbëngult­e, më thoshte ku do shkosh, tani je shumë e lodhur, je pa gjumë. U tregua agresiv?

18- vjeçarja: Jo, thjesht me fjalë këmbënguli.

Kuptoi që e kishe regjistrua­r?

18- vjeçarja: Nuk e besoj. Pse fjetët në një krevat? 18- vjeçarja: Po dhoma tjetër ishte bosh, se 1 krevat ka ai. Mua më vuri në krevat dhe vetë fjeti poshtë. Sa larg ishit?

18- vjeçarja: Jo shumë larg.

Tentoi të të vinte në krevat?

18- vjeçarja: Jo, jo asnjëherë.

Si vendose ta denoncosh? 18- vjeçarja: Nuk mund ta mbaja sekret që ai donte të bënte diçka me mua. Unë shkova te babai dhe jo te një pedofil.

Si u ndje mami?

18- vjeçarja: Edhe për një nënë nuk ishte e lehtë ta dëgjonte.

Sa e mendove para se ta dërgoje në polici?

18- vjeçarja: Nuk e mendova fare, ishte diçka që duhej bërë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania