Gazeta Shqiptare

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë, gjykata lë në burg bashkëpunë­torin Agron Lushi

I akuzuari mohon përfshirje­n në vrasjen e dyfishtë

-

LEZHË

- Gjykata e Lezhës ka vendosur dje masën e sigurisë "arrest në burg" për Agron Lushin të arrestuar pak ditë me parë si bashkëpunë­tor në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni, ngjarje kjo e ndodhur më 27 prill në fshatin Lalm Lukaj të këtij rrethi. Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura i akuzuari e ka mohuar përfshirje­n e tij në këtë krim. Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se vrasja ka

AUTORI I KRIMIT

41- vjeçari Aleksandër Përdoda nuk e ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur. Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë, Aleksandër Përdoda, njihej edhe si person problemati­k në zonë dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Në nëntor të vitit 2019, ai është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­e pa leje".

ndodhur për arsye pronësie, pasi autori pretendon se pjesa ku ka ndodhur krimi është pronë e tij. Prona ku ndodhi vrasja përdorej nga autori për të bërë dru zjarri,

ndërsa pretendont­e edhe pronësinë e saj. Për këtë çështje, ai ka pa pasur konflikte të vjetra me Preng Simonin dhe Kol Murranin dhe mendohet se ky i fundit ishte objektivi i vrasjes së dyfishtë. Sipas të dhënave, ai është siguruar mirë që dy personat e shënjestru­ar të kishin vdekur para se të largohej nga vendi i ngjarjes, pasi fillimisht ka qëlluar nga larg dhe më pas është afruar, duke qëlluar edhe nga afër në drejtim të tyre. "Në vendin ngjarjes janë gjetur shumë pak prova, ndërsa policia e qarkut Lezhë vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit E. P., si dhe vijon kontrollin e territorit përreth për gjetjen e armës së krimit", thuhet në njoftimin e policisë. Sipas burimeve, 41vjeçari Aleksandër Përdoda nuk e ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur. Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë, Aleksandër Përdoda, njihej edhe si person problemati­k në zonë dhe me precedentë të mëparshëm penalë. Në nëntor të vitit 2019, ai është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". 41vjeçari Aleksandër Përdoda ishte shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, për shkak se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F., por për mungesë provash, ai u la i lirë nga organet e drejtësisë në Lezhë. Po ashtu, 41- vjeçari kishte qenë i ndaluar edhe më parë për armëmbajtj­e pa leje.

 ??  ?? Viktimat Kol Murrani e Preng Simoni
Viktimat Kol Murrani e Preng Simoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania