Gazeta Shqiptare

Të dënuar për vrasje dhe drogë, OFL "zbarkon" në Dibër dhe u dërgon formularin 4 "të fortëve"

Në "sitë" Uran Skuka, Artan Buci, Eltion Daçi e Skënder Topalli Policia: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve!

-

Operacioni Forca e Ligjit dje ka zbarkuar në Dibër, ku u ka çuar formularin 4 të dënuarve për vrasje apo drogë. Formulari apo kërkesa i është dërguar Uran Skukës, i dënuar për vrasje me motiv gjakmarrje­n. Bëhet fjalë për shtetasit Artan Buci i dënuar me 13.4 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese, Elton Daçi i dënuar me 5 vite burg për drogë si dhe Skënder Topalli i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim. Më parë OFL- ja vetëm ka sekuestrua­r disa makina gjatë prillit në Dibër, por kjo është hera e parë që dërgon formularë në këtë qark. Mësohet se Uran Skuka shkurtin e vitit 2014 vrau kunatin e tij, Basir Nikolli, në fshatin Hotesh. Nëna e Uran Skukës, Naime Skuka ishte vrarë një vit më parë nga nuset e autorit dhe viktimës. Skuka pasi qau në varrin e nënës së tij në përvjetori­n e vdekjes, shkoi dhe vrau me automatik kunatin. Ndërkohë, Elton Daçi është i njohur për kapjen e ngarkesës prej 2 tonë hashash dhe me ngjarjen e vitit të kaluar kur Gjykata e Matit e liroi nga burgu, vendim i cili u konsiderua si skandal.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në aktin normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFLja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e

VRASJE E DROGË

Uran Skuka shkurtin e vitit 2014 vrau kunatin e tij, Basir Nikolli, në fshatin Hotesh. Nëna e Uran Skukës, Naime Skuka, ishte vrarë një vit më parë nga nuset e autorit dhe viktimës. Skuka, pasi qau në varrin e nënës së tij në përvjetori­n e vdekjes, shkoi dhe vrau me automatik kunatin. Ndërkohë, Elton Daçi është i njohur për kapjen e ngarkesës prej 2 tonë hashash dhe me ngjarjen e vitit të kaluar kur Gjykata e Matit e liroi nga burgu, vendim i cili u konsiderua si skandal.

burimeve të pasurisë, shtetasve:

- U. S., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale "Vrasja për gjakmarrje".

- A. B., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese". - E. D., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, me 5 vjet burg, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

- S. T., banues në Dibër, i dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vjet burg, për veprën penale "Vrasja me paramendim". Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme.

OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania