Gazeta Shqiptare

Thyen afatin 90- ditor të shengenit prej pandemisë, shqiptarët gjobiten me 600 euro prej palës greke

-

KAPSHTICË - Shqiptarët, të cilët vijnë nga Greqia nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës dhe kanë kaluar afatin 90- ditor të qëndrimit të përkohshëm të zonës shengen, gjobiten me 600 euro prej palës greke. Por, thyerja e këtij qëndrimi ka ndodhur prej situatës së pandemisë dhe mbylljes së kufijve, por duket se Greqia nuk e merr parasysh këtë. Nga ana tjetër, burime për "Gazeta Shqiptare" dje bënë me dije se asnjë shqiptar që ka qenë i bllokuar prej marsit në Greqi nuk është gjobitur. Por, ata që kanë pasur mundësi të kthehen dhe që kanë hyrë në Greqi muaj më parë dhe nuk janë kthyer, janë gjobitur. Kthimet nga pala greke tregojnë se marrëveshj­a e arritur mes dy qeverive për shtyje të afateve të qëndrimit në zonën shengen për shkak të situatës së COVID- 19 ka mbetur në letër. "Kam marrë gjobë 600 euro. Na gjobiti pala greke, nuk na thanë asgjë, por ngaqë u vonuam nga koronaviru­si. Kemi hyrë me 22 janar në Greqi, isha për çështje shëndetëso­re, u vonuam se dolën analizat, u mbyllën kufijtë, nuk kishim me se të vinin. Të na ndihmojë shteti, se ne me pension 100 mijë lekë të vjetra jetojmë", u shprehën dy emigrantë që janë gjobitur. Ka qenë vetë kryeminist­ri Edi Rama, që ka njoftuar qytetarët shqiptarë me leje 90- ditore ( me pasaportë në shengen) se nuk do të gjobiten nëse kalojnë afatin e qëndrimit, për shkak se kufiri është mbyllur si pasojë e vendimit për të parandalua­r përhapjen e koronaviru­sit, e konfirmuar më pas edhe nga ambasada greke në Tiranë. Megjithatë, duket se pala greke nuk e ka zbatuar deri në fund marrëveshj­en.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania