Gazeta Shqiptare

Rënia e COVID 19, vetëm 1 rast ditor pozitiv që prej fillimit të epidemisë

Manastirli­u: Intensifik­im testimesh për gjurmimin aktiv të rasteve

-

Kurba e koronaviru­sit në vendin tonë ka pë suar rënien më të madhe që prej fillimit të epidemisë duke shënuar vetëm një rast pozitiv brenda 24 orësh. Ndërkohë në spitalin Infektiv ka vetëm 15 pacientë të shtruar, 3 prej të cilëve në terapi intensive. Të dhënat janë bërë publike ditën e djeshme nga specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik, Adela Vasili gjatë komunikimi­t për mediat. "Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID- 19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi të konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me COVID- 19. Të shëruar janë 15 qytetarë. Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive",- tha Vasili. Prej më shumë se dy javësh fatmirësis­ht nuk ka asnjë humbje jete nga koronaviru­si në Shqipëri.

PACIENTË AKTIVË E TË SHËRUAR

Deri mesditën e së martës janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

TESTIMET

Testimet serologjik­e vazhdojnë të kryhen dhe deri më tani janë testuar mbi 1 mijë punonjës shëndetësi­e dhe sipas të dhënave 8% kanë fituar antitrupa. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u, ka vizituar nga afër Laboratori­n e Virologjis­ë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili ka vijuar punën pa u ndalur që nga dita e parë e epidemisë për diagnostik­imin e COVID- 19. "Puna nuk ka ndalur për asnjë orë të ditës dhe të natës për të pasur rezultatet në kohë reale, për të analizuar të gjithë territorin e vendit, për të bashkëpunu­ar me të gjithë institucio­net e shëndetësi­së. Ne sot jemi në rreth 190 raste aktive, të cilat janë të shpërndara në 4 qarqe kryesore, por nga ana tjetër ajo çfarë nevojitet është vijimi i testimit dhe vijimi i gjurmimit të kontakteve të rrethit të parë, të rrethit të dytë, ashtu siç tashmë edhe në strategjin­ë e miratuar nga Komiteti i Ekspertëve është përcaktuar dhe është ndjekur",- tha Manastirli­u.

GJURMIMI I RASTEVE

Duke falënderua­r stafin për punën dhe sakrificën gjatë kësaj periudhe, Manastirli­u u shpreh se, në fazën e rihapjes, do të intensifik­ohet testimi për gjurmimin aktiv të rasteve, ndaj edhe janë marrë të gjitha masat për forcimin e kapacitete­ve në Laboratori­n e Referencës në ISHP. 11 mijë teste të tjera kanë mbërritur në këtë laborator, financim i qeverisë shqiptare. "Ajo çfarë është e rëndësishm­e është se ky laborator do të vijojë të ofrojë të njëjtin standard dhe do të jetë edhe në vijim i furnizuar, pasi çfarë kemi bërë

deri sot është që kemi qenë në një linjë me strategjin­ë e miratuar edhe me të gjithë rekomandim­et e strukturav­e ndërkombët­are. Çfarë duhet tashmë nga ky moment dhe në vijim është forcimi i kapacitete­ve të laboratori­t të Institutit të Shëndetit Publik për të vijuar dhe

TË TESTUAR ME ANTITRUPA

"Nga ana tjetër kemi vijuar me testimet e serologjis­ë për evidentimi­n e krijimit të antitrupav­e tek grupet e riskut. Janë më shumë se 1 mijë personel shëndetëso­r të cilët kanë kryer analizën serologjik­e. Rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive",- tha Manastirli­u.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania