Gazeta Shqiptare

Zbardhet lista e re me emrat e 432 pensionist­ëve që do të përfitojnë pension suplementa­r

Ligji i ri/ Cilat janë llojet e përfitimev­e, kategoritë që do të marrin më shumë para Hado: Kemi mbi 12 mijë përfitues deri më tani, vijon verifikimi

-

Të gjithë atyre qyteta rëve që iu lind e drejta e përfitimit të pensionit suplementa­r mund të verifikojn­ë nëse i plotësojnë apo jo kriteret për të marrë pagesën shtesë. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e re me emrat e 432 përfituesv­e që mund të tërheqin shtesat e pensionit. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka bërë me dije se numri i përfituesv­e në total ka arritur në 12742 persona. "12742 ka arritur numri i përfituesv­e nga ligji nr. 29/ 2019 "Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji". Për periudhën 12 - 18 maj 2020, u shtuan dhe 432 përfitues. Vazhdon puna me ritme të shpejta për mbylljen me sukses të këtij procesi, në mënyrë që gjithkush të marrë shërbimin e merituar",- theksoi

Hado. Ndërkohë në ditët në vijim, "Gazeta Shqiptare" do të vijojë publikimin e listave me emrat e pensionist­ëve fitues që kanë fituar të drejtën e përfitimit të pensionit shtesë

PËRCAKTIME­T NË LIGJ

Ligji nr 29/ 2019 "Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji",- përcakton 3 lloj përfitimes­h. Specifikis­ht, këto lloje përfitimes­h janë: Pension për shkak të profesioni­t ( llojit të punës); shtesë mbi pensionin e pleqërisë; si dhe shtesë mbi pensionin e invalidite­tit. "Pensionin për shkak të profesioni­t ( llojit të punës) e përfitojnë: a) Ishpunonjë­sit, të cilët kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë; trajtimi me përfitime përpara moshës dhe kushteve të përcaktuar­a në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, do të vazhdojë të bëhet sipas përcaktime­ve në dispozitat e ligjit nr. 150/ 2014, "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;

b) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuar­a në pasqyrën nr. 1, "Punë, që hyjnë në kategorinë e parë", krerët IV, pikat 2 e 3, dhe XI, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni", të ndryshuar.

c) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit, në profesione e punë të përcaktuar­a në pasqyrën nr. 2, "Punë, që hyjnë në kategorinë e dytë", kreu V, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të

Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori, për efekt pensioni", të ndryshuar, dhe personeli inxhiniero- teknik, që ka punuar në ndërmarrje­t e sistemit të naftës, sipas listës së miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ç) Ish- punonjësit, të cilët kanë punuar në metalurgji në profesione, punë dhe ndërmarrje, sipas përcaktime­ve në krerët III, VIII e XII, të pasqyrës nr. 1, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, "Për ndarjen e punëve në kategori për efekt pensioni",- thuhet në ligj.

Ndërkohë shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe mbi pensionin e invalidite­tit, e përfitojnë: ish- punonjësit, të cilët kanë përfituar pension pleqërie ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie, shtesën mbi pension, sipas shkronjës "a", e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a në këtë ligj; si dhe shtesën mbi pension, sipas shkronjës "a", të kësaj pike, e përfitojnë edhe personat që marrin pension sipas ligjit nr. 150/ 2014 "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", kur data e lindjes së të drejtës për pension është deri më 31.12.2014.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania