Gazeta Shqiptare

Pasojat e COVID- 19 në buxhet mungojnë 132 milionë euro

Ministria e Financave publikon treguesit fiskalë të 4- mujorit, rënie drastike e TVSH- së Nga tatimi mbi fitimin janë mbledhur 4.5 miliardë lekë më pak

-

Masat shtrëngues­e kundër pandemisë COVID- 19 kanë dhënë efekt të fortë në buxhetin e shtetit ku mungojnë 132 milionë euro. Zërat që "fundosën" arkën e shtetit në katër muajt e parë të vitit janë TVSH- ja, tatimi mbi fitimin dhe taksat nacionale.

TREGUESIT

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, për në 4 mujor, janë mbledhur rreth 16.3 miliardë lekë apo 132 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, dhe total i të ardhurave arrin në 133 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë pësuar goditjen më të madhe me 12.2 miliardë lekë minus krahasuar me prillin 2019. Kështu, me rënie drastike paraqiten të ardhurat nga TVSH- ja, me afro 4.3 miliardë lekë, ku janë mbledhur në total 39.2 miliardë lekë, çka është pasojë e rënies së importeve si dhe të konsumit. Po ashtu edhe nga tatimi mbi fitimi janë mbledhur 4.5 miliardë lekë më pak, për shkak se qeveria mori masa lehtësuese për shtyrjen e afateve të pagesave për bizneset e mëdha si dhe faljen për bizneset e vogla, ndërkohë që afati i përcaktuar ishte muaji prill. Nga ky zë u mblodhën 10.8 miliardë lekë në muajin prill 2020. Ndërkaq, 1,6 miliardë lekë më pak janë mbledhur nga tatimi mbi të ardhurat personale, pasi edhe në këtë rast u shty afati për të paguar detyrimet. Administra­ta tatimore ka siguruar 1.1 miliardë lekë më pak edhe nga taksat nacionale dhe 600 milionë lekë më pak nga akcizat, duke bërë që të gjithë treguesit e të ardhurave në buxhet të kenë marrë goditje. Ndërsa, shpenzimet kapitale janë rritur me vetëm 300 milionë lekë në raport me vitin e kaluar, ku janë regjistrua­r në 16.5 miliardë lekë.

TREGUESIT PËR PRILLIN

Të ardhurat totale në prill ishin 29 miliardë lekë, nga 41 miliardë lekë në prill 2019, me tkurrje 30%. Nga TVSH- ja, zëri kryesor në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit, u mblodhën 7.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 34% në raport me prillin 2019, duke ndikuar në një të tretën e rënies totale të të ardhurave. Tatim fitimi solli në buxhet 1.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 51%. Për shumë biznese pagesat e tatim fitimit u shtynë, si pjesë e paketës mbështetës­e ndaj pasojave të COVID- 19. Të ardhurat nga akciza ishin 2.4 miliardë lekë, me tkurrje prej 29% për shkak të rënies së importeve të produkteve të akcizës. Tatimi mbi të ardhurat personale ra 21%. Më e fortë ishte tkurrja e taksave nacionale e të tjera, me 41%, si rrjedhojë e ndërprerje­s së aktiviteti­t të kompanive të naftës. Buxheti lokal ka shënuar, gjithashtu, humbje të mëdha. Të ardhurat nga pushteti vendor ishin 1.6 miliardë lekë, me tkurrje 65%, të ndikuara si nga taksa e pasurisë së paluajtshm­e, ashtu dhe nga taksat lokale. Të ardhurat nga fondet special ranë me 8%, në një tregues që po goditet punësimi. Të vetmet me rritje janë të ardhurat jo tatimore, që u zgjeruan me 17%, si rrjedhojë e pagesave që janë bërë nga institucio­net buxhetore.

TREGUESIT E 4- MUJORIT

Për 4 mujorin, në buxhet u mblodhën 133 miliardë lekë, nga 149 miliardë lekë për janar prill 2019, me një tkurrje prej 11%, ose 16 miliardë lekë më pak. Rënien më të lartë e shënuan TVSH (- 4.2 miliardë lekë) tatim fitimi (- 4.4 miliardë lekë), pushteti vendor (- 3.9 miliardë lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (- 1.9 miliardë lekë). Më e lehtë ishte rënia e të ardhurave nga fondet special (- 0.9 miliardë lekë).

 ??  ?? Ministria e Financave
Ministria e Financave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania