Gazeta Shqiptare

Raporti i ERE- s: Importi më i lartë në 10 vitet e fundit, shtohen prodhuesit privatë

-

Viti

2019 shënoi një ndër vitet me importin më të lartë të energjisë elektrike gjatë 10 viteve të fundit. Në raportin vjetor të Entit Rregullato­r të Energjisë, që do të diskutohet në komisionet parlamenta­re të mërkurën, saktësohet se kjo situatë erdhi si pasojë e thatësirës, duke nxjerrë edhe një herë në pah nevojën për diversifik­imin e burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo pavarësish­t faktit se gjatë 2019- ës pati një rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga centralet fotovoltai­ke. Sipas ERE- s gjatë vitit që lamë pas, kanë prodhuar 23 mijë MWH energji elektrike 8 centrale fotovoltai­kë, me fuqi totale të instaluar prej rreth 15 MW, teksa në vitin 2018 operonte vetëm centrali diellor i Ujësjellës­it të Korçës për plotësimin e nevojave të veta. Gjithashtu, sipas ERE- s prodhimi i për

RAPORTI

Në raportin vjetor të Entit Rregullato­r të Energjisë, që do të diskutohet në komisionet parlamenta­re të mërkurën, saktësohet se kjo situatë erdhi si pasojë e thatësirës, duke nxjerrë edhe një herë në pah nevojën për diversifik­imin e burimeve të prodhimit të energjisë.

gjithshëm i vendit ka qenë në nivelin 5.2 TWh, me një ulje prej rreth 40% krahasuar me vitin 2018, ndërkohë që importi i energjisë elektrike ka qenë 2.4 TWh. Rreth 57% e këtij prodhimi është prodhuar nga Shoqëria Publike e gjenerimit, ndërsa pjesa tjetër prej 43% nga centralet private koncesiona­re ose jo. Sektorit privat të prodhimit të energjisë, gjatë vitit

ERE

Sipas ERE- s prodhimi i për- gjithshëm i vendit ka qenë në nivelin 5.2 TWh, me një ulje prej rreth 40% krahasuar me vitin 2018, ndërkohë që importi i energjisë elektrike ka qenë 2.4 TWh. Rreth 57% e këtij prodhimi është prodhuar nga Shoqëria Publike e gjenerimit, ndërsa pjesa tjetër prej 43% nga centralet private koncesiona­re ose jo.

2019 iu shtuan 36 centrale, me një fuqi totale të instaluar prej 74.3 MW dhe me një prodhim të përgjithsh­ëm prej 83,158 MWh. Por, viti 2019 nuk ishte pozitiv edhe për të gjithë bizneset që u furnizuar nga Operatorit i Shpërndarj­es së Energjisë elektrike, si pasojë e mosdaljes në treg të lirë energjie, duke qenë se çmimi me të cilin e siguruar energjinë u shënua në vlerën mesatare pre 14.17 lekë/ kwh apo 17% më shtrenjtë se një vit më parë. Përmirësim gjatë 2019- ës pati treguesi i humbjeve të energjisë në sistemin e shpërndarj­es, duke u ulur nga 23.96% që ishte në 2018- ën, në 21.79%. Ndërkaq, për vitin 2020 Enti Rregullato­ri i Energjisë do t'i kushtojë një vëmendje të veçantë ngritjes së Bursës së Energjisë. Kjo edhe si pasojë e rritjes së numrit të impakteve të prodhimit të Energjisë Elektrike nga burimet e rinovueshm­e si centralet fotovoltai­k, hidro apo dhe kërkesat për ndërtimin e atyre me erë, ka sjellë nevojën e përgatitje­n e kuadrit ligjor dhe rregullato­r për absorbimin e tyre si dhe uljen e kostove apo dhe shpërndarj­en e drejtë të tyre tek të gjithë klientët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania