Gazeta Shqiptare

MAFIA ITALIANE

-

to, gjykatës i njohur antimafia i viteve ' 80, teksa thotë: Mafia është një organizatë sekrete, si nga akti themelues, bosi në krye të saj, ashtu edhe nga uniteti mbi bazë familjare. Pak a shumë kështu mendon edhe studiuesi palermitan Gaetano Mosca që flet dhe për përhapjen, ndarjen dhe organizimi­n e saj nëpër rajonet, provincat, qytetet dhe komunat, gjithnjë mbi bazë familjesh, klanesh apo atyre që quhen "cosche" mafioze, e që ruanin një lloj autonomie reciproke. Metodologj­ia e sofistikua­r e aktiviteti­t ekonomiko financiar të mafias dhe llogaritë e bilanci financiar i saj është vështirë për tu zbuluar saktë, por sido që të jetë, Komisioni Parlamenta­r Antimafia dhe Banka e Italisë, e çon deri në 150 miliardë $, vlerën e aseteve dhe llogarive monetare të saj, shumë kjo mbi 10 % e PIL - it Italian. Të tjerë mendojnë se kjo është e ekzagjerua­r ndaj e ulin atë mbi 10 herë, por përsëri flitet për miliarda $. TRANSCRIME jep një tjetër variant dhe çon në 25 miliardë $, kur sipas ISTAT, për 2012 Italia e kishte PIL- in 1.395.236 milionë $.

Por le ta nisim me ‘ NDRANGHETA’- n me qendër në Kalabri që konsideroh­et më e forta dhe më e pasura organizatë mafioze në Botë, e vetmja që ka shtrirje në 5 kontinente, e cila ka një qarkullim vjetor aktual prej 55 miliardë $. Në të vërtetë grupi më i famshëm mafioz në Botë ka qenë ' Cosa Nostra', por goditja që shteti italian i dha me arrestimin e qindra bosëve e dobësoi atë, e pikërisht nga kjo përfitoi ' Ndrangheta' që në të vërtetë kish lindur prej saj. ' Camorra', e njohur ndryshe edhe si "Sistemi", e lindur në Napoli, është më e vjetra organizatë kriminale italiane brenda së cilës prej vitesh pati edhe luftë klanore, siç qe edhe rasti i luftës mes Raffaele Cutolos, vëllezërve të tij të klanit "Nuova Camorra Organizzat­a" dhe klanit "Nuova Famiglia". Erdhi një moment që ' Camorra' u zgjerua e u shtri kudo, madje numri i klaneve përbërëse shkoi deri 108, çka e bënte pothuaj të pamundur t'i komandoje. ' Camorra' është pa mëdyshje më kriminalja nga të katër organizata­t e mëdha që përbëjnë mafian. Organizata e katërt më e madhe mafioze është ' SACRA CORONA UNITA' ose mafia pulieze që për nga afërsia me vendet e Europës Lindore është edhe më e lidhur me organizata­t mafioze në këto vende si p. sh. lidhjet e forta me mafian shqiptare, ashtu si me ' Ndrangheta'- n dhe ' Cosa Nostra'- n. Qendra e saj është Salento dhe apogjeun e aktiviteti­t të saj e pati nga fundi i viteve ' 80 e fillimi i viteve ' 90. Shteti Italian e goditi fort teksa arrestoi shumë bosë dhe anëtarë të saj ndaj ajo u dobësua e margjinali­zua për ta rimarrë veten e riorganizu­ar pas vitit 2010 dhe duke ndjekur strategji të re të fshehjes e infiltrimi­t në botën e biznesit në kërkim të gjetjes së një konsensusi gjithnjë e më të madh me shtresa të ndryshme të shoqërisë, të denoncuara shumë herë nga Kryeprokur­ori i Antimafias së Lecces, Cataldo Motta. SCU përbëhet nga 47 klane me një lloj autonomie dhe 1561 anëtarë. Organizimi është horizontal i ngjashëm me atë të ' Ndrangheta'- s dhe aktiviteti i saj përfshin: trafikun e drogës, armëve, kontraband­ën, fajdet, riciklimin e parave, bixhozin, prostituci­onin, kërcënimet dhe vrasjet. Lufta mes grupeve njihet edhe si FAIDE. Më 23 Qershor 2004 në një operacion blic u arrestuan rreth 100 anëtarë të "Faida del Gargano", ndaj duke dyshuar për tradhti në 21 prill 2009 ata vranë bossin Franco Romito dhe shoferin e tij. Një nga arsyet e dobësimit të kësaj organizate, gjatë viteve ' 89-' 91, në Provincën e Brindizit, ishin vrasjet e mbi 100 mafiozëve nga e quajtura "Faida del Brindisino". Një nga luftërat më të përgjakësh­me në Pulia u zhvillua gjatë viteve ' 88-' 93 nga "Faida del Taranto", madje kjo, ishte luftë vëllavrasë­se, ku tre të vegjlit e familjes Modeo vranë të madhin e vëllezërve i njohur si "Meksikani". Numrin e të vrarëve gjatë kësaj faideje e çojnë deri 170. Pas 2010 me rigjallëri­min e organizatë­s në të quajturën "Faida del sud Salento", filloi një luftë e egër për dominimin e trafikut të kokainës në resortet turistike të Pulias madje edhe këtu deri vëllavrasë­se. Kështu bossi historik i Gallipolit, Salvatore Padovano, ose "Nino bomba", nën dyshimin e tradhtisë dhe mashtrimit në ndarjen e Eurove që rridhnin lum, vritet nga i vëllai Rosario dhe bossi i Casaranos Augustino Potenza. Vrasjet vazhdojnë edhe në ditët tona në Melissano e Casarano. Sipas Eurispes, SCU fitoi më 2019: 878 milionë Euro nga trafiku i drogës, 775 milionë nga prostituci­oni, 516 milionë nga trafiku i armëve dhe 351 milionë nga gjobat shantazhue­se dhe fajdet me % interesash të larta, pra rreth 2.5 miliard euro gjithsej. Si nëngrupe të saj janë edhe Societa Foggiana, Camorra Barese dhe Sacra Corona Libera.

‘ Cosa Nostra’ u ndje e rrezikuar nga krijimi i të quajturit Pool Antimafia me gjykatës, prokurorë dhe njerëz të zgjedhur të shërbimeve sekrete, karabinier­isë, policisë dhe Guardia di Finanza- s, ndaj edhe nisi serialin e vrasjeve të njerëzve të shtetit si Kapiteni i Karabinier­isë Emanuele Basile, prokurori Gaetano Costa e deri te Rocco Chinnici, kreu i Pool Antimafia më 1983 ndaj të cilit ekzekutori Antonio Madonia përdori 75 kg. dinamit, duke vrarë bashkë me të edhe tre të tjerë. Më 1988 vritet bashkë me të birin Stefano, Gjykatësi Antonino Saetta, sipas urdhrit të kushërinjv­e Nino dhe Ignazio Salvo. I diskutuesh­ëm në Pool, mbetet roli i gjykatësit Antonio Meli ( 1920- 2014). Tani po jepeshin shenjat e para për tratativa shtet- mafia. Edhe pse nuk kemi asgjë të dokumentua­r ende se kur, si dhe nga kush filluan ato. Kjo temë e rrahur për dekada të tëra nga politika, institucio­net shtetërore, juridike dhe mediat investigat­ive, deri më sot nuk e ka akoma një përgjigje. Kuptohet se do të duhen vite ta gjejmë e ta kemi një të tillë sa kohë që individë të caktuar të politikës e shtetit, apo segmente të tij, si edhe mediave, u implikuan për interesa okulte me Mafian. Nga ana e saj s'ka dyshim për atë që Mafia, do të vinte në përdorim të gjitha mjetet, format, mënyrat deri metodat më të sofistikua­ra për arritjen e qëllimeve të saj si një lloj shteti brenda shtetit apo një shtet paralel duke korruptuar, shantazhua­r, gjobitur, marrë peng, kërcënuar me jetë, vrarë e kryer edhe masakra të tmerrshme me eksploziv. Duhet pranuar se askund tjetër në Europë si në Itali, mafia nuk ishte kurrë kaq e organizuar, e fuqishme, influente dhe kriminale. Asaj mund t'ia kalojnë vetëm Kolumbia e FARK- ut, apo NARKOS- ve të Eskobarit dhe Meksika e karteleve të drogës të El Chapo- s, të njohura mirë tashmë për makabritet­et e tyre edhe nga publiku shqiptar, falë serialeve televizivë realizuar në mënyrë impresionu­ese nga një gjigand i prodhimit dhe distribuci­onit të filmave televizivë si Netflix.

Tratativat shtet- mafia mes disa funksionar­ëve të lartë të shtetit dhe përfaqësue­sve të mafias kulmuan në periudhën e njohur si " stagione stragista" ( stina e masakrave). Supozohet që thelbi i marrëveshj­es ishte pikërisht ndalimi i masakrave me eksploziv dhe akteve terroriste në këmbim të zbutjes së luftës që shteti po i bënte mafias, sidomos abrogimi i Ligjit 41 bis për bosët e mëdhenj që mbaheshin nën regjim super të rreptë e të kontrollua­r në burgje dhe Pool Antimafia i Falkone- Borselinos që kish arrestuar rreth 500 mafiozë për MAXIPROCES- in, ta mbante dorën duke pranuar bashkëjete­sën reciproke shtet- mafia? Në Siçili ' Cosa Nostra' kishte krijuar edhe një Komision Rajonal, si një organ ekzekutiv, i cili urdhëronte që të gjitha veprimet ndëshkuese kriminale të kryheshin vetëm nën siglën "Falanga e Armatosur". Në krye të Komisionit nga 1982 unanimisht ishte zgjedhur Salvatore Riina i mbiquajtur Toto,( 1930- 2017) bosi i bosave apo Kapo i Kapove, një fshatar sa injorant dhe i egër, aq edhe i pajisur me inteligjen­cë e intuitë të rrallë natyrore. Ai thirrej edhe "u curtu" në dialektin korleonez, "shkurtabiq­i" për shkak se ishte vetëm 158 cm. apo ndryshe edhe "bisha", për brutalitet­in shtazarak e gjakësor të karakterit. Komisioni kishte programuar një numër vrasjesh, atentatesh terroriste deri dhe masakrash nëse tratativat me shte

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania