Gazeta Shqiptare

TE PENDUARIT

- Spartak Topollaj *

Mafia, ky emër i frikshëm për këdo, madje edhe për shtete të tërë si Italia, Kolumbia, Meksika pa përjashtua­r SHBA, mendohet t'i ketë rrënjët në thellësi të shekujve. Si fenomen shoqëror ajo lulëzoi në gjysmën e dytë të shekullit XIX, por kishte marrë formë që në Mesjetë për të mos thënë që ajo kish lindur në Palermo prej shekullit XII, nga ata që u quajtën "Beati Paoli". Disa mendojnë se themelues të Mafias do të ishin në shekullin XV tre kalorës spanjollë, vëllezër, që erdhën nga Toledo në ishullin Favignana, të cilët vendosën të hakmerren për nderin e motrës duke "institucio­nalizuar" të drejtën për të marrë hak. Por duhet të kalonin mbi tre shekuj që të flitej për mafian dhe i pari që guxoi ta bëjë këtë ishte Pietro Cala Ulloa, kryeprokur­or i Trapanit më 1838. Mafia kishte një traditë sekulare dhe luajti një rol të rëndësishë­m para, gjatë dhe pas bashkimit të Italisë. Fillimisht termi "mafioz nuk kishte konotacion kriminal, por "burrëror". Me një histori pushtuesis­h të huaj siçilianët jo rrallë mbroheshin prej tyre. Në shekullin XIX nevoja për para i detyroi aristokrat­ët të shisnin tokat te qytetarët e pasur dhe kjo çoi në nevojën për t'i ruajtur këto prona dhe për të mbledhur taksat, punë që më mirë se mafiozët, vështirë ta bënte kush. Mirëpo ata shpejt e kuptuan se mund të pasurohesh­in më lehtë e më shpejt duke bërë ruajtësin e njëkohësis­ht banditin dhe e quajtën veten "La Cosa Nostra". Me forcimin e shtetit disa prej këtyre u internuan në krahinën e varfër të Kalabrisë ku edhe u bashkuan më 1860 rreth një organizate të fshehtë që e quajtën ' Ndrangheta', anëtarët e së cilës me ritualet e betimit, detyrohesh­in të heshtnin deri në vdekje. Qendër u bë fshati San Luca i ngjashëm me Corleonen në Siçili ku mblidheshi­n për paqe krerët pas luftërave që morën jetën e mbi 700 njerëzve nga ' 81-' 95. Një nga krimet e hershme ishte rrëmbimi më 10 korrik 1973 në Romë, i nipit 16- vjeçar të një miliarderi nafte, John Paul Getty III, për të cilin u kërkuan në fillim 17 milionë $, por miliarderi britanik refuzoi madje deklaroi jo pa ironi se ai kishte 14 nipa e mbesa! Po kur rrëmbyesit i dërguan veshin e prerë të nipit i thirri mendjes, deri sa pas negociatas­h të gjata, në dhjetor pengu u lirua për 3 milionë $. Kryesori i rrëmbyesve ishte banditi i njohur Saverio Mammoliti, i mbiquajtur "Playboy", i dënuar, i arratisur e i ridënuar disa herë, i cili pas një dekade burg pranoi të shndërrohe­j në i penduar, çka çoi në zbulime të rëndësishm­e, pas të cilave boss- ët e Ndrangheta- s krijuan "La Santa- n". Shumat e mëdha të gjobave u krijuan mundësinë e grumbullim­it të kapitaleve dhe investimev­e në trafikun e drogës, sidomos me kartelet kolumbiane, por edhe në ndërtime brenda e jashtë Italisë. Mendohet që ajo të ketë mbi 10 mijë anëtarë që shpesh janë tepër brutalë, siç vepruan në rastin e një kasapi në Turianova, të cilit ia prenë kokën publikisht më 1991. Ndërsa nga ' Cosa Nostra' pati mbi 1000 e nga ' Camorra' 2000 të penduar, nga ' Ndrangheta' vetëm 42 të tillë deri në vitin 2008. Kjo organizatë ka shumë më tepër para cash se sa mund t'i përdorin, thotë Giuseppe Catozzella, gazetar investigat­iv, autor librash për grupet kriminale, ndërsa eksperti Antonio Nicaso përcakton se ' Ndrangheta' është shembulli perfekt i rrjetit kriminal globalist. Ajo përfitoi nga dobësimi i ' Cosa Nostra'- s që gaboi rëndë teksa sulmoi shtetin më 1992 me vrasjet e

Nga ' Cosa Nostra' pati mbi 1000 e nga ' Camorra' 2000 të penduar, nga ' Ndrangheta' vetëm 42 të tillë deri në vitin 2008.

Falkones dhe Borselinos, gjykatësit e jashtëzako­nshëm antimafia. Në 1994 katër liderët e mafias u takuan në Liqenin e Komos për ndarjen e tregut dhe ' Ndrangheta' mori 70% të tij. Kur kreu i saj në Lombardi tentoi të veprojë i pavarur u vra nga bosët kalabrezë më 2008. Hierarkia është super e organizuar dhe rreptësish­të e absolutish­t e detyrueshm­e të zbatohen urdhrat e eprorëve. Ata përdorin edhe femrat si "sorella d'Omerta", për kodin e hekurt të heshtjes. Betimin e bëjnë mbi Bibël dhe mbi thikën e pilulën e helmit. Organizata­t e kësaj tradite, me kalimin e viteve dhe dekadave u rigrupuan në kartele më të mëdha prej të cilave më kryesoret janë: ' Cosa Nostra', ' Camorra', ' Ndrangheta' dhe ' Sacra Corona Unita', për të cilën shkruam më sipër.

Të katërta këto, por edhe disa organizata më të vogla ishin sinonime të mafias. Sipas Vinçenco Mortillaro­s e Antonio Flores p. sh. Camorra në Napoli ishte një sekt i bashkim- vëllazërim­it, anëtarët e të cilit të quajtur ndryshe "të respektuar­it", mbuloheshi­n me aureolën shpesh enigmatike të një robinhudiz­mi populist, mënyrë kjo e sofistikua­r për t'u hedhur "trutë e gomarit" të varfërve që besonin vërtetë se ata, atë që iu a merrnin të pasurve u a kthenin të mjerëve. Jo rrallë ata fshiheshin pas shoqërive fetare, kalorsiake, masonike. I pari që i dokumentoi këto ishte Filippo Antonio Gualtieri, më 1865, Kryeprokur­or i Palermos. Një ndër ata që e përcaktoi saktë Mafian dhe që e luftoi i pari në nivel të lartë shtetëror atë, ishte Antonio Starabba di Rudini ( 1839- 1908), dy herë kryeminist­ër, disa herë ministër, 13 herë deputet, kryebashki­ak dhe prefekt i Palermos dhe rival i një tjetër kryeminist­ri të famshëm të Italisë, arbëreshit të madh Francesco Crispi,( 1818- 1901). Rudini thoshte se "Mafia është e fuqishme, madje shumë më tepër se ç'besohet e në shumë raste e vështirë të zbulohet e të dënohet pasi mungojnë provat dhe faktet, e për rrjedhojë edhe fajtorët." Ndërsa një tjetër përcaktim, gati 100 vite pas tij, bën Antonio Caponnet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania