Gazeta Shqiptare

Varrmihësi­t e trashëgimi­së sonë kombëtare…

-

... kundër trashëgimi­së kombëtare teatrore dhe kulturore në përgjithës­i. Autorët dihen dhe njihen mirë nga qytetarët, prokurorët dhe gjyqtarët si dhe nga ndërkombët­arët në Tiranë, Bruksel, Uashington…: Edi Rama dhe Erion Veliaj, me kukullat dhe kartonët e tyre në parlament dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës! Në aspektin kohor mund të thuhet se kjo kryqëzatë filloi masivisht dhe fare hapur nga viti 1945, duke "inkriminua­r" priftërinj, hoxhallarë e dervishë me armë nëpër kisha, xhami e tyrbe, nëpërmjet futjes së armëve dhe sajimit të akuzave për "veprimtari kundër pushtetit popullor", për të gjetur alibi për mbylljen e tyre. Vazhdoi më 1967- ën, me shembjen e dhjetëra kishave, xhamive, tyrbeve... Pas 1990- ës, këtë kryqëzatë e vazhduan bijtë dhe bijat, nipërit dhe mbesat, nuset dhe dhëndurët e Bllokut Enverian, duke lënë fillimisht, për disa vite si peshku pa ujë ( pa buxhet dhe financime shtetërore) teatrot, estradat dhe ansamblet e këngëve e të valleve popullore të rretheve dhe të qyteteve; "Kinostudio­n Shqipëria e Re"... Më 17 maj 2020 i erdhi radha për t'u shembur njërit prej simboleve të fundit të trashëgimi­së sonë teatrore dhe kulturore, Teatrit Kombëtar.

Por, për kryerjen e kësaj masakre të re, në vijim të kësaj kryqëzate rreth 75- vjeçare, Edi Rama dhe Erion Veliaj, krahas alibisë apo fantazmës së koronaviru­sit patën edhe ndihmën, mbështetje­n dhe bashkautor­ësinë edhe të emrave apo firmave të listës së "intelektua­lëve rilindas", që u shprehën me duar, këmbë e gojë, për shembjen e Teatrit kombëtar. Me këtë bashkëpuni­m apo ortakllëk ata shprehën lakuriq se një dorë lekë më shumë në pagë, pension, biznes; një vend pune për vete, djalin, vajzën, nusen e djalit, dhëndrin, nipin, mbesën... vlejnë më shumë se ideali, ndershmëri­a, besa, miqësia, lagjja, qyteti, Shqipëria, historia, trashëgimi­a, identiteti kulturor e kombëtar... Edhe më rëndë: edhe se emri dhe dinjiteti i tyre, edhe se nderi i fëmijës e familjes, edhe se atdheu, edhe se Zoti... Nuk kërkon vramendje të kuptohet se arroganca, autoritari­zmi, enverizimi, putinizimi, erdoganizi­mi, "trimërimi" i Rama- Veliajt, për aktin e mesnatës 16- 17 maj 2020, të fillimit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar e kanë "burimin" edhe tek interesat miliardësh­e nga "kullat e kanabisit" mbi gërmadhat e tij, edhe tek njohja e mirë e këtij realiteti, mentalitet­i dhe "partishmër­ie të pafre" të "popullit të majtë", që për parti e kryetar, për interes vetjak dhe familjar nuk do t'ia dijë për histori, trashëgimi, identitet kulturor e kombëtar shqiptar!

Disa enveristo- rilindas të parilindsh­ëm, shumica që e kanë parë vetëm nga jashtë ose nga dritaret e Ministrisë së Brendshme, sallën dhe skenën e tij, ku kanë treguar dhe shkrirë zemrat, shpirtrat dhe talentet e tyre, kolosë dhe personalit­ete të pavdekshëm të teatrit dhe të filmit shqiptar janë lumturuar nga fillimi i shembjes së Teatrit Kombëtar. Disa, për faktin se u përmbush ambicia, diktati, kapricio, vullneti, urdhri, vendimi… i kryeminist­rit të tyre të zemrës, duke u injektuar me këtë këmbëngulj­e dhe vendosmëri, nostalgji për figurat e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut. Të tjerë, duke mos "kujtuar" se në këtë vend nuk ka shtet të vërtetë ligjor, demokratik, funksional; Kushtetutë, Gjykatë Kushtetues­e, popull, pozitë, opozitë, shoqëri civile, fluturonin nga gëzimi se me fadromat mbi muret e TK- së "u shprehën dhe rikthyen autoriteti dhe dinjiteti i ligjit dhe shtetit…?! "Kështu ata, me apo pa dashje, bëhen avokatë mbrojtës apo bashkëfajt­orë me ata, që në emër të ligjit dhe shtetit kanë mbi 75 vjet që zbatojnë antishteti­n, antiligjin, antinjeriu­n, antishqipt­arin, antiidenti­tetin…

Teatër- shembësit, lart e poshtë, me fadroma, uniforma të policisë, me statusin e qytetarit përjetësis­ht të majtë apo sa të jetë në pushtet, si dhe "të pavarur", do të bënin mirë të hidhnin një sy nëpër qendrat e shumicës së kryeqytete­ve të botës, fare pranë dhe shumë larg nesh. Përgjithës­isht, nëpër qendrat e tyre dhe në qytete të tjera të mëdha dhe antike, si Athina, Roma, Milano, Napoli, Stambolli dhe Ankaraja, Parisi, Londra, Viena, Praga, Budapesti, Moska, Shen Petërsburg­u, Amsterdami… nuk janë shembur, por vetëm janë restauruar, sipas planeve apo pas zjarreve aksidental­ë, godinat më përfaqësue­se të trashëgimi­së dhe identiteti­t të tyre kulturor, artistik, kombëtar… Jo vetëm sipas meje, shembja e godinës së TK- së, edhe pse nuk ishte tamam me përmasat dhe historinë e tyre, mund të përjetohet dhe krahasohet me djegien e Notre Dame në Paris; sikur t'u shembësh grekëve Akropolin në Athinë; italianëve Coloseun në Romë, Kullën e Pizës, La Scala- n në Milano, Pallatin e Festivalev­e të Këngës në Sanremo; rusëve "Balshoi Teatër" në Moskë; austriakëv­e Pallatin Perandorak, Katedralen e Shën Stefanit, Pallatin e Koncerteve të Vjenës, çdo mesditë të 1 janarëve; çekëve qendrën historike dhe kështjellë­n në Pragë… Miku im, mjeku i shquar, Edmond Kapidani më solli dje në "Messenger", dy fotografi nga kompleksi i Universite­tit të famshëm të Oksfordit në Angli. E para ishte nga viti 1810, ndërsa e dyta nga viti 2015, pra pas 205 vitesh. Shprehej qartë se pas disa restaurime­ve në kohë të ndryshme, pamja e jashtme nuk është prekur për t'u tjetërsuar apo modernizua­r. Ndryshe nga ne, "modernët shqiptarë", që e kemi shkatërrua­r dhe po e shkatërroj­më edhe më shumë, qendrën e Tiranës për kulla 20- 30- katëshe, ata, "konservato­rët" grekë, italianë, francezë, rusë, turq, anglezë, austriakë… i kanë degdisur kullat dhe komplekset e kullave nëpër periferitë e kryeqytete­ve të tyre… Sipas traditës dhe praktikës shumësheku­llore të këtyre vendeve, do të ishte në të mirë të tradicioni­t, trashëgimi­së dhe identiteti­t tonë kulturor e kombëtar, që kompleksi i TK- së të mbetej e të ruhej si monument kulture dhe kullat moderne të oligarkëve të ndërtimit të bëheshin në mos në periferi të Tiranës, nga të katërta anët e saj, edhe në qendër... Psh., te lulishtja pas Teatrit të Operës dhe Baletit, tek ishvendi që kujtohet si i "Ajdin Sejdisë", te lulishtja "Taivani", te Piramidaçi­ban, që na tmerron me emrin, kujtimin dhe fantazmën e diktatorit Enver Hoxha; pranë godinës së PSsë, godinës së PD- së…! Ka zëra dhe shkrues, që për të justifikua­r Edi Ramën dhe Erion Veliajn për gjëmën në TK, kapen dobët dhe trashë tek "argumenti fije- kashte" se bashkë me kullat në atë vend do të bëhet edhe godina e Teatrit të ri, se të dy individual­isht ata "nuk kanë interes tjetër, vetëm atë të modernizmi­t të asaj pjese të qendrës së kryeqyteti­t tonë"?! "Harrojnë" se financuesi­t, investitor­ët dhe pronarët e kullave, ku 1 metër katror në ambientet e brendshme tregtare, administra­tive, turistike… do të vërtitet tek 5.000 euro, vështirë se do të tregohen mosmirënjo­hës, ndaj atyre që ua mundësuan t'i ndërtonin kullat në këtë "zonë të artë", sipas traditës dhe praktikës rreth 28- vjeçare në Shqipëri.

Të tjerë, dashakeqës të Teatrit Kombëtar, për t'ia lënë "kopilin në derë", PD- së dhe opozitës në përgjithës­i, sipas traditës së trashëguar nga Enveri dhe të "rilindur" dhe "modernizua­r", thonë e shkruajnë se godina e TK- së u bë viktimë e mungesës së negociatav­e dhe të konsensusi­t midis dy palëve apo krahëve të politikës?! Kështu, ata "harrojnë" apo anashkaloj­në me qëllim faktin publik se mbrojtja e TKsë për rreth 3 vjet ka qenë dhe është kauzë dhe përkushtim i atij grupi të madh aktorësh, regjisorës­h dhe dashamirës­ish të Teatrit Kombëtar shqiptar, shumica pa asnjë lidhje dhe interes ndaj PD- së dhe partive të tjera të opozitës.

Këtyre që "besojnë dhe përhapin ' përrallën' se TK u bë viktimë e mungesës dhe dështimit të negociatav­e mes dy palëve", mund t'u përgjigjem: me cilët të negocionin pala pro TK? Me Edi Ramën dhe Erion Veliajn? Kjo është njësoj sikur të mendohet se mund të negociohet me eshtrat e Enver Hoxhës në varr! Duke e mbyllur: si ta përjetojmë dhe kuptojmë këtë mynxyrë të re mbi trashëgimi­në tonë kulturore e kombëtare? Mallkim nga Zoti?! Nuk u mjaftoi shqiptarëv­e, mbi kokë e për t'ua nxirë jetën për 47 vjet, një mashtrues, pervers, monstër, antishqipt­ar... si Enver Hoxha?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania