Gazeta Shqiptare

Ndeshje të lodhura dhe dëmtime, parashikim­i i zymtë i Adolfo Sormanit

Trajneri i Partizanit e sheh situatën në shumë dimensione dhe nuk është aspak optimist Italiani mohon të jetë shprehur kundër rifillimit të sezonit

-

Trajneri italian i Parti zanit, Adolfo Sor mani, ka dalë për herë të parë para mediave në një konferencë për shtyp që pas ndërprerje­s së kampionati­t në muajin mars. Tashmë kur ekipet kanë më shumë se 60 ditë pa luajtur, timonieri i kuq bën përmbledhj­en e tij dhe parashikim­in situatës që e pret kampionati­n shqiptar pas një situate aspak normale për të.

Dikur u shprehët kundër rifillimit të sezonit.

Dua të sqaroj se kjo është diçka që i takon qeverisë, jo qeverisë së futbollit. Nuk na takon ne ta zgjidhim këtë. Në çastin kur kushtet janë gati, është e qartë që duhet të rinisim. Por duhet shtuar se koha që ke në dispozicio­n për t'u stërvitur dhe për të qenë në gjendje për të luajtur ndeshje në temperatur­a të larta, do të sjellë shumë dëmtime. Për këtë jam i sigurt. Në Gjermani, që në javën e parë të rifillimit të kampionati­t ka pasur një numër dëmtimesh të pabesueshë­m. Duhet të jemi të përgatitur për këtë dhe kjo është e sigurt.

Pjesa e fundit e sezonit dhe klasifikim­i i ekipit.

Shiko, është një situatë e çuditshme dhe e ndryshme. Të bësh parashikim­e është shumë e vështirë. është diçka e pajetuar më parë, do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë një çështje motivimi dhe dëshire.

Si paraqitet situata fizike?

Edhe nëse stërvitesh fort në shtëpi, është krejt ndryshe me stërvitjen në një fushë futbolli dhe mbi të gjitha ke kohë që nuk prek topin dhe nuk vesh takat. Janë disa lëvizje krejt të ndryshme. Ndeshjen e fundit e kemi luajtur në 10 mars, bëhen tre muaj nga ndeshja e fundit dhe mos harrojmë që nuk do luajmë ndeshje miqësore.

Nuk do jetë një situatë normale.

E përsëris se do jetë një situatë shumë delikate për lojtarët. Duhet të tregojmë kujdes. Parashikoj që nuk do ketë ndeshje me intensitet të madh. Do ketë ndeshje me kulm të madh, por dhe me pauza të gjata, sepse lojtarët fizikisht nuk janë të përgatitur për të luajtur menjëherë një ndeshje të këtij niveli.

Ka pasur fjalë se disa skuadra janë stërvitur.

( Qesh) Për këtë duhet të flasësh me ata që e kanë bërë. Unë mund të flas për realitetin tonë. Dje bëmë një stërvitje dhe më pas më erdhi një lojtar dhe më tha i kishte këmbët plot me flluska për shkak se nuk vishte prej tre muajsh këpucët e lojës.

Si do luani tani që presigu është i vështirë të aplikohet?

The diçka që vlen shumë, sepse, nëse nuk ke gjendjen e duhur nuk mund t'i lejosh vetes që të bësh presion për 90 minuta. Është një situatë anormale, e ndryshme. Por ky vëzhgim që më thatë është konkret.

Cilat skuadra janë më të favorizuar­a nga kjo situatë?

Duhet të dish se çfarë kanë bërë të tjerët. Unë këtë nuk e di, mund të flas për realitetin tonë. Nëse dikush është stërvitur më shumë me topin është i avantazhua­r, të paktën sa do i përket dëmtimeve. Kjo është pak por e sigurt.

Protokolli i vështirë të respektohe­t?

Për këtë duhet të flasësh me doktorin tonë, me stafin tonë sanitar. Sinqerisht për këtë nuk jam në gjendje dhe nuk është as detyra ime të flas për këtë. Mund të hamendësoj meqë federata i ka dorëzuar qeverisë një protokoll dhe qeveria ka dhënë "ok" besoj se të gjithë janë në gjendje t'i përmbahen këtij protokolli. Shpresoj.

A mjaftojnë dy javë për stërvitjet?

Kjo do të rëndojë te siguria e lojtarëve. Për këtë jam i sigurt, sepse një lojtar kur zbret në fushë nuk mendon sesa i përgatitur është. Ai në mendjen e tij thotë se është gati dhe do ta nisë me intensitet mental të lartë, siç ishte tre muaj më parë. Por fizikisht nuk do jetë në këtë gjendje. Ndaj ndeshjet ose do luhen me ritëm shumë të ulët, ose do të kemi shumë dëmtime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania