Gazeta Shqiptare

Gjykata liron të arrestuari­t për protestën kundër prishjes së Teatrit

Në komisariat u shoqërua edhe një besimtare

-

Gjykata e Tiranës ven dosi të mërkurën të pranojë kërkesën e prokuroris­ë dhe lirojë të arrestuari­t nga policia, pas protestës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Gjykata vendosi masë sigurimi "detyrim paraqitjej­e" për drejtorin ekzekutiv të qendrës në Tiranë të Lëvizjes Vetëvendos­je, Bojken Abazi dhe po ashtu edhe për protestues­it Kastriot Qemaj, Sokol Ndoja, Romeo Lila, Burim Tafilica dhe Edjon Xhoxhaj.

Dy vëllezërit Endrit dhe Erik Mërtiri u lanë me masë sigurimi me arrest në shtëpi deri më 3 qershor, ndërsa gjykata i kërkoi prokuroris­ë të analizonte pamjet filmike.

Mbrojtësit e të arrestuarv­e kundërshtu­an vendimin e gjykatës. Ata thanë se kishin plan të përbashkët për të apeluar vendimin dhe kërkuan që arrestimi i protestues­ve nga policia të shpallej i paligjshëm dhe si cenim i së drejtës për të protestuar. Mbrojtësit po ashtu thanë se akuza bazohej vetëm mbi pamje filmike të pjesshme. Ndërkohë, dhjetëra protestuan pritën për gati 7 orë vendimin e gjykatës, ndërsa akuzuan qeverinë dhe policinë për dhunë dhe burgosje politike. Tetë personat u arrestuan nga policia të dielën gjatë protestave që shpërthyen pas ndërhyrjes me forcë të policisë kundër aktivistëv­e që protestoni­n brenda Teatrit Kombëtar dhe më pas qytetarëve që u mblodhën për të kundërshtu­ar shkatërrim­in e objektit. Dhjetëra persona të tjerë u shoqëruan me forcë, ndërsa ndaj një pjese prej tyre janë ndërmarrë masa administra­tive dhe ndiqen në gjendje të lirë. Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se po heton veç të arrestuarv­e, edhe denoncimet ndaj Policisë së Shtetit për dhunë gjatë protestës së të dielës.

BESIMTARJA NË PROTESTË

Një prej atyre personave që ka mbajtur fjalën e saj përpara protestues­ve kun

dër prishjes së Teatrit ishte edhe një besimtare myslimane, e cila është shoqëruar në komisariat gjatë së dielës. Ajo tha se ka mbajtur

agjërimin, edhe pse u ndalua nga policia. Zonja në fjalë tregoi se shefi i komisariat­it i kishte thënë se "çfarë donte në atë protestë një be

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania