Gazeta Shqiptare

Robert Budina: Edi Rama të japë dorëheqjen, do ta ndërtojmë Teatrin sërish ashtu siç ishte

-

Regjisori

Edmond Bundina në një komunikim "live" në "News 24" deklaroi dje se Rama vazhdon të bëjë veprime mafioze. Ai tha se artistët dhe qytetarët janë bërë bashkë e do të firmosin një peticion për të rindërtuar Teatrin sërish aty ku ishte. "Vëllezër, ne kemi qëndruar për të mbrojtur Teatrin mbi 2 vjet. Ne fitojmë me dije, vendosmëri. Rama veprime mafioze, ne paqësore. Peticioni do të shpërndahe­t në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi artistë, kjo është forca jonë më e madhe. Ne duam të sjellim ndryshimin te njeriu dhe jo te forca e fizikja. Mund të ketë strategji për të shfryrë protestën, por ne nuk do e lejojmë këtë gjë. Ne duam të zbardhet krimi që ka ndodhur në Teatër. Sot të gjitha materialet u kanë shkuar gazetave më të mëdha botërore. Kam marrë vesh se akuzat ndaj nesh mund të 10 12 jenë edhe për terrorizëm, Rama po vepron si kamikaz në mes të Tiranës. Ne kemi lidhje me mediat e huaja dhe do të bëjmë me dije gjithçka", tha regjisori Budina.

simtare myslimane", ndërsa përgjigja e saj kishte qenë se "feja nuk ndahet nga kauzat patriotike". "Pikërisht në këtë shesh unë isha një nga ato dëshmitare­t që përjetuan përballjen me forcat e policisë së Edi Ramës. Ne na mbante shpresa se do ta mbanim Teatrin dhe bëmë atë përpjekjen që ndjemë atë moment. Pasi më shoqëruan në rajon, më pyetën: ' Çfarë do ti në protestë, ti je myslimane, ti je me agjërim, a nuk duhet të rrini në shpi ju'? Unë u habita se si një shef policie bën këtë pyetje kaq idiote! Në asnjë fe nuk ka kuptim që njerëzit që rrinë në shpi dhe të mos mbrojnë simbolet e tyre kombëtare. Ata men

dojnë se njerëzit janë aq idiotë, sa nuk kuptojnë se çfarë është primare. Atë ditë ndonëse me agjërim, nuk e prisha, sepse nuk doja të ndjehesha e thyer. Nuk doja që edhe shpirtin të mos ma thyenin. Nuk pranova ta prishja agjërimin deri në darkë. Unë mendoj se ata kanë forcën të marrin gjithçka materiale apo fizike tonën, pra ishte një nga ato ditë ku ti si qytetar ndjehesh i mbaruar, ndjehesh i pashpresë përballë padrejtësi­ve. Ajo revoltë nuk është vetëm për Teatrin Kombëtar, ajo revoltë është për të gjitha marrëzitë, padrejtësi­të, zhvatjet që ky njeri po i bën këtij vendi", tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania