Gazeta Shqiptare

Qindra në shesh për prishjen e Teatrit, sot protestë te SPAK- u

Firmoset peticioni për rindërtimi­n e tij në të njëjtin vend e mënyrë Artistët e politikanë­t që reaguan publikisht

-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", qytetarë, artistë dhe eksponentë të opozitës së bashkuar kanë zbritur dje në shesh për herë të dytë për të protestuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Përgjatë dy orëve, artistë dhe aktivistë mbajtën fjalën e tyre përballë qytetarëve, teksa akuzuan qeverinë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të firmosnin peticionin ku kërkohet rindërtimi i godinës së Teatrit Kombëtar, në të njëjtin vend ku ishte dhe në të njëjtën mënyrë. Forca të shumta polici ishin në vendngjarj­e, por gjithçka përfundoi në mënyrë paqësore. Fjalën e mbajti edhe drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendos­je, Boiken Abazi, i cili tregoi për orët që kaloi në qeli dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohesh­in. Ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e Klajdi Kruëjs, nipit të Mustafa Kruëjs, një prej shqiptarëv­e që kanë firmosur Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë, i cili me fjalimin e tij bëri të qeshnin, të gjithë demokratët. Në sy ra edhe prezenca e Verës, demokrates që shfaqet gjithmonë pranë Bashës. Peticionin e firmosën para kamerave Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Lulzim Basha dhe anëtarë të tjerë të opozitës, aktivistë e artistë. Në përfundim të protestës, regjisori Robert Budina u bëri thirrje qytetarëve të firmosnin peticionin dhe që nesër në orën 11: 00 të shkonin përballë SPAK, për të kërkuar nisjen e hetimeve për çështjen e Teatrit Kombëtar. Nga pasnesër, sipas Budinës, do të shkohet qytet më qytet për të mbledhur firmat për peticionin. Paralelish­t u zhvilluan protesta për të njëjtën arsye në Durrës, ku përfundoi me dy të shoqëruar, mes tyre kreu i FRPD- së dhe në Shkodër. Mëngjesin e 17 majit u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestues­it që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Shumë artistë e politikanë u shoqëruan në komisariat dhe 7 prej tyre janë në qeli. Po kështu, pati edhe protestë ditën e hënë, ku nuk munguan përplasjet. Gjatë kësaj proteste policia procedoi Robert Budinën,

Adriana Kalajën, Neritan Liçajn, Artan Manushaqen Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Çlirim Gjatën dhe Fatmir Mediun. Nga ana tjetër, opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Pas shembjes, Erion Veliaj kërkoi bashkëpuni­m me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk tërhiqet. Pas përfundimi­t të protestës së djeshme, e cila zgjati për 2 orë me radhë, aktivistët vendosën që sot të jenë para SPAK. Regjisori

PROTESTA NË RRETHE

Në kryeqytet, "Aleanca për Teatrin" ka mbledhur protestën e dytë pas shembjes së godinës. Megjithatë, protesta u zhvilluan edhe në Durrës e Shkodër. Në pamundësi për të ardhur në Tiranë për shkak të shtetrreth­imit të vendosur nga koronaviru­si, po zhvillojnë protesta në qytetet e tyre. Qytetarë janë mbledhur me pankarta në duar në Pallatin e Kulturës në Durrës dhe para teatrit "Migjeni" në Shkodër.

Robert Budina bëri me dije se aktivistët do të jenë të papranishë­m në orën 11: 00 para SPAK- ut për të nxitur hetimet rreth shembjes së teatrit, por dhe padive që janë bërë për këtë çështje.

"Nesër në 11: 00 para SPAK për të nxitur hetimet. Do të mbledhim firma qytet më qytet për ndërtimin e teatrit të ri", tha Budina.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania