Gazeta Shqiptare

' Teatri', Rama: Kemi humbur shumë kohë. Basha: Padrejtësi­a ka emrin tënd

"17 maji tregoi se më këtë qeveri s'ka zgjedhje të lira"

- Valentina Madani

Pak para nisjes së pro testës kundër shem bjes së Teatrit Kombëtar, e organizuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ishte në zyrën e kryeminist­rit. Edi Rama tregoi dje detaje lidhur me takimin që pati me ambasadore­n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Sipas Ramës, ka diskutuar jo vetëm me ambasadore­n Kim, por edhe me përfaqësue­s të tjerë ndërkombët­arë rreth reformës zgjedhore. "Kemi qenë së bashku me disa përfaqësue­s të komuniteti­t ndërkombët­ar me të cilët kemi ndarë shqetësimi­n për domosdoshm­ërinë e rifillimit të menjëhersh­ëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar", - tha Rama për "Euronews Albania", i cili kujtoi se reforma është kërkuar edhe nga BE- ja dhe ajo duhet materializ­uar në tryezën e përbashkët sipas rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it. Reforma zgjedhore aktualisht është ndalur, pasi opozita nuk ka qenë prezente në mbledhjet e Këshillit Politik, kjo si reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. "Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që pa pritur e pa kujtuar janë mbërthyer nga pasioni për Teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam të arrijmë që këtë reformë ta bëjmë funksional­e në zgjedhjet e ardhshme", - shtoi Rama. I pyetur për faktin se ambasadorj­a amerikane ka shprehur se sistemi danez mund të jetë i volitshëm për sistemin zgjedhor tonë si reformë, Rama tha se nuk e kishte dëgjuar prej saj një propozim të tillë. "Nuk është ambasadorj­a amerikane e përfshirë në një temë të tillë, pasi tema është e përcaktuar nga BE, për një reformë zgjedhore e votuar në parlament në bazë të rekomandim­eve të OSBE/ ODIHR- it. Sigurisht nuk pengohen diskutimet për sistemin, por e kam thënë që për ne ky është detyrimi, por për sistemin askush nuk e ka të detyrueshë­m të bjerë dakord me pahir", - u shpreh Rama.

REAGIMI

Pas mbarimit të protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, kryetari i PD- së Lulzim Basha deklaroi se 17 maji tregoi se me këtë qeveri, Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një prononcim për mediat, kreu i opozitës pohoi se ditët në vijim PD dhe opozita do të vijojë me hapat e mëtejshëm për një nga kërkesat e kahershme, siç janë zgjedhjet e parakohshm­e. "Opozita ka një qëllim që t'i japë fund menjëherë padrejtësi­së. Kjo padrejtësi ka një emër, Edi Rama. Ne kemi bashkuar të gjitha forcat tona anë e mbanë Shqipërisë, me një projekt ndryshimi në gjithë Shqipërinë, që rrjedh me ndryshimin. Edi Rama është investuar të ndalë investimin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai e provoi në 17 maj se s'ka zgjidhje të lira dhe të ndershme. Kjo i jep forcë kërkesës tonë për zgjedhje të lira, një apel të painjorues­hëm. Ditët në vijim do të përvijojmë hapat e mëtejshëm që synimi i kahershëm që t'iu jepet shqiptarëv­e liria e votës të realizohet një orë e më parë, që t'i drejtohen kutive të votimit", - deklaroi z. Basha. Kreu demokrat rikujtoi se opozita ka treguar vullnet për reformën zgjedhore, ndërsa theksoi se është pro listave të hapura dhe për ndryshim sistemi. "PD dhe opozita kanë pasur dhe kanë treguar vullnet për reformën zgjedhore. Ajo që ndodhi në 17 maj ishte se PS ka hedhur në herë besimin. Nuk kam parë asnjë sistem amerikan për reformën

ANULIMI I GJOBAVE

"Një lajm me rëndësi. Zyra ime ka qenë në kontakt të vazhdueshë­m me autoritete­t greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90- ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritete­t greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatj­en e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga COVID- 19. Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilëve autoritete­t greke nuk do t'ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohe­n në masën 100% nga qeveria e Republikës së Shqipërisë", - tha z. Rama.

PADIA

Kreu i grupit demokrat, Muslim Murrizi çoi dje në Gjykatë Kushtetues­e ndryshimet në Kodin Penal të ardhura në seancën e 16 prillit. "Procedura e miratimit të ndryshimit të Kodeve të Procedurës Penale është një procedurë flagrante në shkelje të Rregullore­s së Kuvendit dhe të ligjeve e Kushtetutë­s. U habita si e dekretoi ‘ mbrojtësi i Kushtetutë­s’, nuk po i them gardiani atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe ishte votuar ligji në tërësi", - tha Murrizi.

zgjedhore. Ne do jemi gati për lista të hapura dhe ndryshim sistemi. Për maxhoritar të pastër. Për kufizim të mandateve të de

puteteve, të kryeminist­rit, Por asgjë s'do të ketë kuptim që në krye të jetë kjo qeveri hajdute", - tha z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania