Gazeta Shqiptare

' Teatri', Kryemadhi firmos peticionin: Po identifiko­jmë policët që dhunuan qytetarët

Vasili: Shembja e vuri Shqipërinë në udhëkryq të rëndë

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi fir mosi dje peticionin e ' Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit' për rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar. Kryemadhi iu bashkua qindra qytetarëve dhe aktivistëv­e që me anë të këtij peticioni kërkojnë që Teatri Kombëtar të mund të rindërtohe­t ashtu sicc ishte. Më herët ajo publikoi emrat e policëve që sipas saj, dhunuan ditën e shembjes së Teatrit, qytetarët, politikanë­t dhe gazetarët. Ajo tha për "News 24" se të gjithë ata që kanë gisht në shembje do ta paguajnë. "Të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim, kryetarë bashkie, këshilltar­ë bashkie dhe ata policisë privatë të firmës që do ndërtojë atje do përgjigjen një ditë. Kemi nisur t'i identifiko­jmë. Kemi identifiku­ar: Altin Lila, shef i komisariat­it nr. 5.

Ai dhunoi gazetarin Alfred Lela. Kemi identifiku­ar Kastriot Gjokutajn, komandant i Forcave Speciale të Edi Ramës, Denisa Hima është policja që dhunoi Silva Cakën. Kemi filluar identifiki­min e policëve dhe policeve që kanë dhunuar qytetarët. Turp më të madh nuk ka se të preket me dorë një grua e mbuluar me shami. Amarilda Shabani, është një tjetër police e dhunës",- theksoi zj. Kryemadhi. Kurse nënkryetar­i i LSI- së, Petrit Vasili, deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar e ka vënë Shqipërinë në një "udhëkryq të rëndë që provon rrënimin e drejtësisë shqiptare". Vasili bëri "krye- përgjegjës" për këtë çështje kryeminist­rin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa tha se "të gjithë do të përgjigjen", pasi Shqipërinë e futën në një udhëkryq shumë të rëndë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania