Gazeta Shqiptare

U arrestuan për Teatrin, Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!

Mesazhi i presidenti­t: Kush hesht e s'guxon ta dënojë dhunën, është bashkëfajt­or "Shembja e Teatrit, asgjësim i shtetit të së drejtës"

- Valentina Madani

TAKIMI

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka ftuar sot në orën 9: 00 për një tryezë, kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e opozitës, të cilët pas shembjes së Teatrit Kombëtar kanë bërë thirrje për protesta. Takimi pritet të realizohet në Pallatin e Brigadave. Pjesë e axhendës së takimit mësohet se do të jenë çështje më akute, si shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së reformës zgjedhore, po ashtu edhe zhvillimet e tjera politike.

Presidenti i Repub likës, Ilir Meta, i cilë soi dje politike arrestimet e procedimet pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta kërkon lirimin e tyre. Presidenti reagoi ashpër për arrestimet, ndalimet dhe procedimet e protestues­ve pas shembjes së Teatrit Kombëtar teksa tetë prej të arrestuarv­e dolën dje para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë. Kreu i shtetit thekson se të gjitha janë arrestime politike dhe duhen liruar. "Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike. Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimt­ar të çdo iluzioni për ekzistencë­n e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!",- shkruan Meta.

THIRRJA

"Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë dhunën, është bashkëfajt­or dhe nxitës i saj!". Kjo është deklarata e Presidenti­t Ilir Meta në lidhje me protestën që ndodhi pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ku disa artistë e përfaqësue­s të shoqërisë civile u shoqëruan. Teksa publikoi një video nga episodet që u shoqëruan ditën e diel, kreu i shëtit thekson se demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet. "Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajt­or dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidarite­t! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! ",- shkruan Meta, pak orë para protestës së paralajmër­uar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

MESAZHI

Presidenti Ilir Meta zbuloi dje dhuratën që ka marrë mbrëmjen e kaluar nga Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku ndodhej për të uruar Natën e Shenjtë të Kadrit. Përmes një mesazhi në "Facebook", Meta thekson se ka marrë dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Mes të tjerash, Kreu i Shtetit citon Myftiun e Shkodrës, Muhamed B. Sytari, se "gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo", ku ky vjen edhe si një mesazh i koduar për shembjen e Teatrit Kombëtar. "Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30- vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

2169 faltore, pjesë e trashëgimi­së kulturore dhe historike të vendit u shkatërrua­n nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetëra klerikë u martirizua­n, u burgosën dhe u internuan. Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: "Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo",- shkruan Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania