Gazeta Shqiptare

Referendum? Balla: Nuk u depozitua asnjë kërkesë. Në demokraci qeveriset me përfaqësim

-

Kreu

i grupit parlamen tar të PS- së, Taulant Balla, deklaroi dje se qytetarët shqiptarë do kenë një teatër të ri, siç e meriton Tirana e vitit 2020, teksa shigjetoi kreun e PD- së, Basha dhe kryetaren e LSI- së, Monika Kryemadhi se nuk e kanë hallin te teatri. Sa për zhvillimin e një referendum­i para prishjes së Teatrit Kombëtar, Balla tha se nuk është depozituar kurrë një kërkesë e tillë. Ai shtoi po ashtu se në demokraci populli zgjedh të qeveriset me përfaqësue­s. "Në demokraci populli qeveriset me përfaqësim, më 30 qershor është mandatuar këshilli bashkiak, në 2017- ën u votua për këtë qeveri për të drejtuar vendin. Nëse do të kishte pasur kërkesë për referendum, duhej të depozitohe­j dhe të zbatonte kriteret… Shqiptarët e dinë se Luli dhe Monika nuk e kanë hallin te teatri, do kishin fjetur në teatër ata, por nuk e kanë aty hallin. Demokracia është një nga gjetjet më të mira që ka gjetur njerëzimi. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të dëgjojë. Ne festojmë 100vjetori­n e Tiranës. Tirana çdo ditë po ndryshon dhe po stoliset më ndërtime që i bëjnë nder", - tha z. Balla. Ai rrëfeu një ngjarje që i ka ndodhur te Teatri Kombëtar bashkë me djalin e tij. Balla tha se ka pasur fatin ta vizitojë me djalin, por pas Teatrit, dolën me grip dhe temperatur­ë për shkak të kushteve. Po ashtu, ai bëri të ditur se godina nuk mund të restaurohe­j, pasi ishte godinë tallash. "Nuk i shërbente askujt. Kam pasur fatin të shkoj me djalin në atë teatër dhe mbrapa dolëm me temperatur­ë e grip. Ajo ishte një godinë tallashi. Lidershipi rrugëhumbu­r i PDsë është rrokullisu­r dhe përhumbur që shfrytëzon edhe 3 artistë brenda partisë së vet, që vendos në krye të një protestë pa kokë", - tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania