Gazeta Shqiptare

Transporti urban, Rixhin Qoshja: Nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës

Kreu i SHKTU: Jo më shumë se 25 pasagjerë në autobus, maska e doreza

-

pjesë e tyre janë ende në pritje) 40.000 lekë për 3 muaj dhe nuk dihet çdo të ndodhë më pas me to.

Keni informacio­n se kur do të rinisë punën transporti urban në Shqipëri dhe a është përgatitur një protokoll sigurie për parandalim­in e përhapjes së virusit?

Bashkitë dhe qeveria duhet të jenë të vetëdijshm­e se çfarë do të thotë transporti publik për jetën dhe punën e qytetarëve të vendit tonë, të cilët, të gjitha transferta­t është mënyra sesi ne arrijmë në punë, në shkollë, tek miqtë tanë, në plazh etj. Ne thjesht nuk do të jemi në gjendje të rihapim ekonominë tonë realisht pa të. Akoma nuk jemi në dijeni të protokolli­t të sigurisë për të aplikuar. Për sa na takon neve si operatorë, kemi bërë dezinfekti­min dhe larjen e të gjitha mjeteve.

Sa pasagjerë do të jenë brenda një autobusi dhe a do të jetë i detyrueshë­m përdorimi i maskave dhe dorezave edhe gjatë verës?

MILIONË EURO HUMBJE MUJORE

"Humbjet e gjeneruara në të gjithë operatorët, vetëm në Tiranë janë 3.000.000 €/ muaj. Shoqëritë e transporti­t publik kanë nevojë për mbështetje financiare, kjo është e sigurt, por nëse koha e burokracis­ë për të marrë këtë vendim është ajo që jemi mësuar prej vitesh, atëherë ajo ndihmë nuk do të jetë më e nevojshme, sepse kompanitë tashmë do të kenë falimentua­r", - thekson Qoshja. ulla nuk janë ende zyrtare, por janë marrë ashtu siç po aplikohen sot në Europë.

Fatorino do të jetë në kontakt me pasagjerët duke rritur riskun e transmetim­it të virusit. A nuk do të ishte më mirë aplikimi i sistemit të biletës elektronik­e?

Sistemi i biletimit elektronik është e vetmja zgjidhje për të respektuar masat e distancimi­n social.

Për sigurinë e jetës së qytetarëve, autobusët nuk mund të tejmbushen siç ndodhte më parë. A do të sjellë kjo humbje për transporti­n urban?

Patjetër, fakti që ne duhet të punojmë me jo më shumë se 25% të kapaciteti­t do të thotë që nëse punojmë, do të gjenerojmë humbje dhe ky është problemi kryesor i rifillimit të shërbimit.

Mungesa e transporti­t publik rëndon edhe qytetarët, të cilët ose duhet të marrin taksi për të shkuar në punë ose të ecin në këmbë. Cili është komenti juaj mbi këtë dhe a keni pasur kërkesa nga qytetarët mbi rifillimin e aktiviteti­t të transporti­t urban?

Të gjithë pajtohen që transporti publik është një shërbim thelbësor dhe kjo krizë e ka treguar atë më shumë se kurrë. Pra, çfarë presim të mbështesim këtë sektor? Nëse ne nuk e bëjmë atë sot, ky shërbim do t'i kushtojë nesër shumë më tepër shoqërisë, ekonomisë dhe mjedisit. Kërkesa kemi pafund, pasi rihapja e ekonomisë ka rritur ndjeshëm kërkesën e qytetarëve për transport nga shtëpia në punë dhe anasjellas. Duhet t'ju bëj më dije se tejmbushje e autobusëve vjen edhe si pasojë mungesës së korsive të dedikuara për transporti­n publik çka sjell vonesa nga trafiku i rënduar dhe si pasojë tejmbushje­n e autobusëve.

A do të ketë rritje të çmimit të biletës? Cilat janë kushtet tuaja për të rifilluar punën sërish?

Jo, nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës! Ne si operatorë nuk kërkojmë rritje të çmimit të biletës, por reduktim të akcizës së karburanti­t, TVSH, heqjen e kufizimit të rimbursimi­t të TVSH, si edhe të tjera çfarë u takon taksave lokale patjetër. Përndryshe ky shërbim nuk mund të rifillojë!

Po transporti urban ndërqyteta­s kur do të rifillojë?

Kjo pyetje është për autoritete­t vendimmarr­ëse për faktin se edhe ne jemi në pritje.

 ??  ?? Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transporti­t Urban, Rixhin Qoshja
Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transporti­t Urban, Rixhin Qoshja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania