Gazeta Shqiptare

MBËSHTETJA FINANCIARE

-

"Të gjithë punonjësit e transporti­t publik kanë përfituar nga paketa e dytë. Ende sot një pjesë e tyre nuk e ka marrë atë.

Sa për vetë shoqëritë tregtare,

deri tani kemi përfituar vetëm nga

rimbursimi i taksave vjetore të

bëra nga DPSHTRR", - tha

kreu i SHKTU.

Që prej pezullimit të aktiviteti­t në fillim të marsit, humbjet e gjeneruara për të gjithë operatorët e transporti­t urban vetëm në kryeqytet kanë kapur shifrën 3 milionë euro në muaj. Kjo është bërë me dije nga kreu i Shoqatës Kombëtare të Transporti­t Urban, Rixhin Qoshja, gjatë një interviste për "Gazeta Shqiptare". Ai thekson se akoma nuk janë në dijeni të protokolli­t të sigurisë për të aplikuar, në një kohë që është bërë dezinfekti­mi dhe larja e të gjitha mjeteve. Duke u bazuar në modelin europian, Qoshja shton se në autobus nuk mund të udhëtojnë në të njëjtën kohë më shume se 25 pasagjerë, pasi duhet të ruajnë distancën prej 1 metër nga njëri- tjetri. Sakaq, maskat dhe dorezat duhet të jenë të detyrueshm­e për pasagjerët gjatë udhëtimit, por ky ende nuk është një vendim zyrtar, pasi ende nuk ka një protokoll të posaçëm se si do të procedohet pas rihapjes së transporti­t publik. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transporti­t Urban thekson për "GSH" se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, por shton më tej se ky shërbim nuk mund të rifillojë nëse nuk aplikohet reduktimi i akcizës së karburanti­t, TVSH, si dhe heqja e kufizimit të rimbursimi­t të TVSH- së.

Prej fillimit të muajit mars, transporti urban ka ndërprerë punën në të gjithë vendin. Sa janë humbjet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe?

Humbjet e gjeneruara në të gjithë operatorët, vetëm në Tiranë është 3.000.000 / muaj. Shoqëritë e transporti­t publik, kanë nevojë për mbështetje financiare, kjo është e sigurt, por nëse koha e burokracis­ë për të marrë këtë vendim është ajo që jemi mësuar prej vitesh, atëherë ajo ndihmë nuk do të jetë më e nevojshme, sepse kompanitë tashmë do të kenë falimentua­r.

A keni gjetur mbështetje nga paketat e posaçme të qeverisë për situatën e jashtëzako­nshme?

Ky shërbim ka nevojë për veprime të shpejta nga persona vendimmarr­ës të politikës. Kohët e burokracis­ë shtetërore nuk përkojnë me ato të operatorëv­e privat. Ato punojnë bazuar në kontratat e shërbimit dhe licencat përkatëse, të cilat duhet të azhurnohen dhe rivlerësoh­en nga bashkitë përkatëse dhe ministria e linjës sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë punonjësit e transporti­t publik kanë përfituar nga paketa e dytë. Ende sot një pjesë e tyre nuk e ka marrë atë. Sa për vetë shoqëritë tregtare, deri tani kemi përfituar vetëm nga rimbursimi i taksave vjetore të bëra nga DPSHTRR. Kjo ndihmë nuk na nxjerr situata e rënduar e jona, por është gjithsesi drejtori Blendi Gonxhja duhet falënderua­r pasi deri tani është i vetmi funksionar shteti, i cili e ka

kuptuar mirë situatën tonë të vështirë. Çdo ditë që kalon pa një zgjidhje nga autoritete­t lokale dhe qendrore, largon ndjeshëm ditën e rikuperimi­t të humbjeve të gjeneruara nga data 11 mars e në vazhdim. Janë rreth 10.000 punonjës në vend, aseti më i çmuar i këtyre shoqërive tregtare, të cilët kanë përfituar ( një

brenda në qytete apo ndërmjet qyteteve i kanë të bazuara te transporti me autobus. Transporti publik me autobus është i vetmi sistem transporti i qytetit dhe vendit tonë. Nëse nuk është i shëndetshë­m, pacienti nuk do të mbijetojë. Rritja, zhvillimi dhe ekonomia e vendit janë ndërtuar rreth këtij sistemi. Transporti publik

Duke marrë shembull nga çfarë ndodh sot në Europë, në autobusët tonë nuk mund të udhëtojnë në të njëjtën kohë më shumë se 25 pasagjerë. Kjo për shkak të ruajtjes së distancës prej 1 metër nga njëri pasagjer te tjetri. Maskat dhe dorezat duhet të jenë të detyrueshm­e për pasagjerët gjatë udhëtimit. Këto rreg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania