Gazeta Shqiptare

Skema e financimit në bujqësi, si ndahen 744 milionë

Aplikimi nis në 29 maj, Çuçi: Aplikimet nga fermerët do të bëhen ‘ online’ përmes portalit ‘ e- Albania’ Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për përfituar fonde

-

Rreth 4 mijë fermerë do të përfitojnë nga ske ma subvencion­imi për shtimin e sipërfaqev­e me bimë mjekësore, shtimin e të imtatve e bletarisë. Aplikimet nga fermerët do të bëhen online përmes portalit e- albania. Ministri i Bujqësisë Çuçi ka bërë me dije se prej ditës ka nisur fushata e informimit për fermerët nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për fondet e Skemës Kombëtare 2020. Sipas tij pjesa më e madhe e fondeve të kësaj skeme do të shkojnë për të mbështetur blegtorinë. "Ne kemi menduar që për t'i ardhur në ndihmë këtij sektori kaq të rëndësishë­m, rreth 80% të granteve të Skemës Kombëtare për fermerët, t'ia dedikojmë blegtorisë. Këtë vit me një skemë shumë të thjeshtë, duke paguar para për tufën bazë. Besoj se kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe dhe e shtrirë në disa vite, mendojmë që do të bëjmë një ndryshim rrënjësor në këtë sektor",- u shpreh ministri. Sipas tij Shqipëria mund të ketë sasi më të mëdha djathi apo nënprodukt­e të tjera qumështi nëse do të arrihet që të garantohet lënda e parë. Kjo tha ministri, bëhet duke shtuar numrin e krerëve të bagëtive në vend, prandaj subvencion­et do të shkojnë për tufën bazë. Çuçi u shpreh se pas fushatës së informimit në të gjithë vendin, fermerët do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet e tyre prej datës 29 maj deri më 19 qershor. "Këtë vit aplikimet do të bëhen online me zero dokumente përmes portalit e- albania. Fondi i parashikua­r në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin",- tha ministri

SKEMA E FINANCIMIT

Fondi i parashikua­r në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 744 milionë lekë. Kriteret dhe kategoritë përfituese dhe masën e financimit në bujqësi është miratuar që në muajin shkurt. Sipas vendimit, fondi do të përdoret për rritjen e konkurrues­hmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulua­ra e subvencion­imit të çmimit të plastmasës; b) shtimin e sipërfaqev­e të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike; c) certifikim­in e produkteve bujqësore dhe fermave organike; ç) mbështetje­n e diversifik­imit të aktivitete­ve ekonomike në zonat rurale. Sipas vendimit do të mbështeten fermat me të imta me jo më pak se 70 krerë, në rreth 1200 lekë për krerë dhe për gjedhët 10 mijë lekë për krerë, si dhe do të mbështetet bletaria me 1 mijë lekë për zgjua për ferma jo më pak se 50 zgjoje. Për bimët aromatike financimi fillon nga 200 mijë lekë për hektarë për individë dhe grup fermerësh dhe deri në 4 milionë lekë për shoqëritë e bashkëpuni­mit bujqësor. Për fermat organike mbështetja do të jetë nga 100- 200 mijë lekë, ndërsa për rikonstruk­sionin e ambienteve për turizëm rural, me 6- 10 dhoma, financimi arrin deri në 5 milionë lekë për subjekt. Ndërkohë 12 milionë lekë nga ky fond do të përdoren për pagesat e pa likuiduara për projektet fituese të vitit që lamë pas si dhe interesat e kontratave.

APLIKIMI

Në fund të muajit maj pritet të hapen aplikimet e fermerëve për financime në bujqësi për vitin 2020. Aplikimet nga fermerët do të bëhen online përmes portalit e- albania me zero dokumente. Sipas vendimit të qeverisë përfitues për masat e mbështetje­s nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të jenë fermerët, personat fizikë, personat juridikë. Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2020, do të përdoret shuma deri në 10 174 000 lekë do të shkojë për pagesën e vlerës së palikuidua­r, për subjektet e shpallura fituese nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Ndërsa vlera deri në 1 755 000 lekë detyrime, për pagesat e normës së interesave bankare për kontratat e lidhura.

 ??  ?? Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi
Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania