Gazeta Shqiptare

"Para me helikopter", Sejko zbardh skenarin e fundit të krizës nëse qeveria dështon

Guvernator­i: Ne duam ta kalojmë krizën pa cenuar sigurinë e bankave të nivelit të dytë BSH parashikon tkurrje ekonomike nga - 5 deri në - 8%

-

Teoria "Para me heliko pter" do të vihet në zbatim vetën në rast qeveri dështon me realizimin e planit të masa për zbutjen e pasojave të pandemisë COVID- 19. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pohuar dje se kur është skenari i fundit. "Është dëgjuar teoria e hedhjes së parasë me helikopter që është injektimi direkt nga banka qendrore i parasë te qytetarët. Lehtësimi sasior do të bëhej vetëm në këtë mënyrë duke blerë letra me vlerë të qeverisë. Ekziston ky skenar, e kemi njoftuar. Është skenari i fundit në rast se qeveria do i ketë konsumuar të gjitha burimet. Në rastin konkret qeveria po shkon direkt drejt marrjes së një eurobondi të ri, 650 milionë euro. Nuk e dimë nëse do të ketë sukses. Megjithatë rihapja dhe rikthimi në normalitet po jep shenjat e para. Besoj se do të ketë sukses, por nuk mund ta parashikoj. Sa më shpejt të vijë ringritja aq më shpejt do të ketë një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave",- u shpreh guvernator­i gjatë një interviste në "Abc News". Ndërkohë guvernator­i para- lajmëroi për një tkurrje ekonomike që mund të jetë nga - 5 deri në - 8%.

PANDEMIA

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë foli për përballjen e ekonomisë shqiptare me krizën e shkaktuar nga Pandemia. Sejko tha se deri më tani është operuar me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar. Ndërsa sa i takon printimit të parasë, guvernator­i tha se paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë. "Ne jemi në një komunikim me Ministrinë e Financave, gjithashtu, edhe me ministrin Ahmetaj. Në këtë situatë jemi në situatë të vazhdueshm­e në komunikim. Banka qendrore ka konkluzion­et e saj, ka qëndrime e veta dhe qeveria të vetat. Në përgjithës­i jemi në një linjë. E rëndësishm­e është që ne të kuptojmë që kjo është një situatë kalimtare. Neve kemi bërë furnizimin e tregut me likuiditet nëpërmjet sistemit bankar. Këtë periudhë ka pasur një nevojë në rritje, për arsyet e shkaktuara nga situata e pandemisë. Ka parametra të caktuar nuk është se printohen paratë ashtu siç thuhet. Banka ka përllogari­tjet e saj. Paraja e hedhur në treg ka qenë sipas nevojave të ekonomisë. Ne as nuk kemi printuar dhe as nuk kemi hedhur ndonjë prerje të re. Kemi hedhur ato para që ka pasur nevojë sistemi. Porositë për prerje janë bërë që në vitin e kaluar, si pjesë e ndryshimit", u shpreh Guvernator­i. Sejko sqaroi se për shkak të krizës do të ketë edhe rritje të borxhit publik, ashtu si edhe shtetet e tjera të prekura nga pandemia. "Ne duam ta kalojmë krizën pa cenuar sigurinë e bankave të nivelit të dytë. Në rast se fatura e krizës do i kalonte bankave atëherë bilancet e tyre do të përkeqësoh­eshin dhe ne nuk do lejojmë që kjo të ndodhë. Ky është stabilitet­i monetar. E rëndësishm­e është që të mos ketë rritje çmime për qytetarët shqiptarë. Kjo krizë detyroi që qeveria të shkojë drejt një politike qeveritare lehtësuese. Po edhe ne mund të kemi në shifra të përafërta rritjen e nivelit të borxhit se shtetet e tjera, por rritja është e pashmangsh­me, si në ekonominë që do jetë në rënie. Gjysma e dytë e vitit 2020 parashikoh­et me rënie ekonomike, dhe në 2021 do të fillojë rritja. Edhe viti 2020 do të jetë me rritjen e nivelit të borxhit. Nga viti 2021 me rritjen ekonomike do të fillojë edhe ulja e borxhit publik. Por ne duhet të jemi të qartë se kjo është një krizë kalimtare", u shpreh Guvernator­i.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania