Gazeta Shqiptare

Babai i 17- vjeçares: Vajza vinte në shtëpi gjysmë e zhveshur dhe pinte 2 paketa cigare

"Unë var veten nëse është e vërtetë. Nuk pi raki, jam prind me sedër" "Akuzat e sime bije se i çoja shokë në shtëpi për të kryer marrëdhëni­e seksuale nuk janë të vërteta"

-

Lajmi se një 72- vjeçar i quajtur Bajram Tusha, nga Saranda, ka abuzuar seksualish­t mbi një 17- vjeçare, tronditi mbarë opinionin publik disa javë më parë. Në videopërgj­imet e publikuara, babai i 17- vjeçares, Vullneti, i premtonte vajzës, që nuk do të sillte më në shtëpi Bajram Tushën dhe miq të tjerë, të cilët sipas deklaratës të së miturës, abuzonin seksualish­t me të. Me anë të një interviste për studion e "Shqipëria Live", babai i vajzës Vullneti, i hodhi poshtë këto deklarata. Ai gjithmonë nuk e ka pranuar se Bajram Tusha ka abuzuar seksualish­t me vajzën e tij, madje ai atë e cilëson si një vëlla, shok dhe baba. Vullneti sqaron se nuk e ka takuar vajzën, thotë se e dinë që ndodhet në një qendër në Tiranë, por ende nuk e ka parë. Ai akuzon për të gjithë këtë ngjarje, të dashurin e vajzës, Dino Ruçi, i cili sipas Vullnetit, ka ndikuar në sjelljen e vajzës dhe e ka shtyrë atë, që të dalë kundra prindërve. "Vajzën dua ta marr në gjirin tim. Dua të iki në emigrim. Dua të shkoj dhe ta kuroj jashtë shtetit", u shpreh Vullneti. "Nuk e di ku ndodhet vajza. Në polici kemi folur dhe janë në çështje hetimi. Jo, s'më ka kërkuar asgjë Bajrami. Unë shkova të flas dhe më thanë që nuk të lënë të flasësh. Nuk na kanë lënë asnjë lloj takimi. Barjam Tushën unë e kam pasur krahë të djathtë, atë e kam pasur vëlla, shok, mik, baba. Tek Barjam Tusha nuk krijoj dyshime të tilla, ai fëmijët e mi i ka rritur me bukë. Djali im atje rri edhe sot. Në momentin që ai djalë u fut në shtëpi, ajo filloi të na urrente ne si prindër. Unë nuk e di, e di Perëndia, nëse merr masa qeveria dhe të më ndihmojë, do të ia di për faleminder­it. Unë dua të kem hallin tim, po pat drejtësi, të vendoset.

Ai e bëri vajzën ashtu, unë shkova në shtëpi për vajzën dhe më tha s'ke për ta marrë", u shpreh babai 17- vjeçares.

Ai për të gjithë këtë skenar fajëson Denito Ruçin, të dashurin e vajzës. Sipas Vullnetit, vajza kohet e fundit kishte filluar të pinte dy paketa cigare dhe vinte gjysmë e zhveshur në shtëpi. Sa u takon akuzave të së bijës, se ai ka sjellë shokë në shtëpi për të kryer marrëdhëni­e seksuale me të, vullneti thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë. "Në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Unë var veten nëse është e vërtetë. Unë jam prind me sedër", thotë Vullneti. "Vij në shtëpi dhe vajza kishte ikur. Shikoj vajzën dhe i them, hajde poshtë se do të marr policinë. Vajza e revoltuar. I thotë e ëma të keqen mami ndërrohu se vjen era djersë. I thashë ha bukë dhe shtrihu në krevat. Ajo vetëm shante, pinte dy paketa cigare në ditë. Vuajtje!

PËRGJIMET

Në video- përgjimet e publikuara, babai i 17vjeçares, Vullneti, i premtonte vajzës që nuk do të sillte më në shtëpi Bajram Tushën dhe miq të tjerë, të cilët, sipas deklaratës të së miturës, abuzonin seksualish­t me të. Ai gjithmonë nuk e ka pranuar se Bajram Tusha ka abuzuar seksualish­t me vajzën e tij, madje ai atë e cilëson si një vëlla, shok dhe baba.

Sepse i kërkoja unë llogari për pastërtinë e shtëpisë? Sa kam shpenzuar me atë fëmijë, s'kam shpenzuar me asnjeri. E dërgova në shkollë, i thashë do vijosh shkollën, ke dy mijë lekë në ditë. Për këto gjëra i kam kërkuar llogari vajzës. Barjam Tushën unë kam 11 vite që ha bukë, e kam mik të vjetër, e kam mik familjar. Nuk do të thotë që e kam mik familjar dhe përdorim për gjërat e tjera. Pa asnjë lloj lidhje fare, këto janë të shtuara nga Denito Ruçi. I kam gjuajtur një pëllëmbë. Atë ditë s'e kam goditur ( ditën që ka dalë video- përgjimi në emisionin ' Fiks Fare'). Vajza dëshironte të dilte dhe unë e shtyja që të mos dilte. Ai i shkruante dhe i thoshte, ' të lutem dil', por vajza i fshinte mesazhet. Nuk ka qëlluar Gentianin zotëri ( i referohet videopërgj­imit të bërë nga emisioni "Fiks Fare", ku shihet që Bajram Tusha qëllon me armë), ka qëlluar në ajër për të trembur. ( Ndërkohë po në video- përgjim, babai i vajzës, Vullneti, i kërkon Bajram Tushës të qëllojë mbi djalin). Unë i thash sepse kërkova ndihmën e policisë, sepse po më sulmonte në maksimum. Vinte vajza e veshur gjysmë gjoksi jashtë në shtëpi, ai ishte gati për ta nisur në kthetrat e prostituci­onit në Itali. Ai është drogaxhi dhe dëshiron të ma dërgojë vajzën në Itali. Ai ka dy gra në Itali. ( I referohet deklaratës së vajzës, e cila e akuzon të atin se për para dhe shishe rakie e ka detyruar të abuzohet seksualish­t nga shokët e tij). Në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Unë var veten nëse është e vërtetë. Unë nuk pi raki, është e pamundur. Unë jam prind me sedër", u shpreh babai i 17- vjeçares.

 ??  ?? Babai i 18- vjeçares
Babai i 18- vjeçares

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania