Gazeta Shqiptare

Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë të veshur si policë, arrestohet pjesa e tjetër e grupit

-

KORÇË - Shkon në 8 numri i të ndaluarve në kuadër të operacioni­t policor të koduar "Kurila", ndërsa në pranga kanë rënë 3 persona të tjerë, të shpallur në kërkim , në kuadër të këtij operacioni të finalizuar në muajin nëntor 2019. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacioni­t të koduar "Kurila" të finalizuar në datën 16.11.2019, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë policore si dhe në vijim të veprimeve procedural­e për dokumentim­in ligjor të bashkëpunë­torëve të tjerë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim: R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq ( i dënuar më parë për "Vjedhje"); M. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë ( i dënuar më parë për "Prodhim dhe armëmbajtj­e pa leje") si dhe K. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë ( i dënuar më parë për "Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt"). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 14.05.2020, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m", "Trafikimi i narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m", e ngelur në tentativë. Më datë 16.11.2019, tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpuni­m me pesë shtetasit e tjerë ( të arrestuar), tentuan të trafikonin drejt Greqisë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimi­n "Policia", për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania