Gazeta Shqiptare

OFL- ja shënjestro­n 4 trafikantë­t e rrezikshëm të dënuar për drogë dhe organizatë kriminale

Në "sitë", edhe ish- anëtari i Këshillit Bashkiak të Fierit, Fatmir Kajolli Policia: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

-

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër fierakëve të dënuar për vepra të rënda penale. Mësohet se OFL- ja iu kërkon pasurinë brenda 48 orëve trafikantë­ve të drogës Fredi Genica, Sokol Murati, Fatmir Kajolli, Sokol Genica. Njëri prej trafikantë­ve, Fatmir Kajolli, rezulton të jetë dënuar më herët në Itali si "kokë" e një shoqate kriminale për trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope, ndërsa tre të tjerët janë dënuar më parë për trafik droge. Kajolli, ish- anëtar i Këshillit Bashkiak Fier nën siglën e PR, rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Milanos, në Itali, në vitin 2001 me 24 vite burg për veprat penale të "Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike". Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës po në Itali, në vitin 2000, ka vendosur dënimin me 16 vite burg për veprat penale të "Pjesëmarrj­es në organizatë kriminale dhe shkeljet të ligjit për narkotikët". Kajolli është një emër i njohur edhe në Fier, ndërsa është i njohur për angazhimin e tij pranë PR dhe njihet si mik i Fatmir Mediut. Gjykata italiane e dënoi Kajollin pas disa përgjimeve dhe verifikime­ve duke konstatuar se ishte i angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike. Në njërin prej tyre Kajolli është përgjuar duke folur me Sokol Genicën, të cilit gjithashtu dje i është dërguar i vetëdeklar­imit nga OFL- ja. Historia zë fill në gusht të vitit 1998, kur grupi i Genicës kishte mbetur pa furnitorë, ndaj edhe futi në lojë një tjetër personazh të fortë, Fatmir Kajollin. Vetë Genica rezulton i arrestuar për "Trafik të lëndëve narkotike". Sokol Murati është emri tjetër që duhet t'i përgjigjet OFL- së për të cilin rezulton një urdhër arresti për kryerjen e veprës penale "Trafik ndërkombët­ar i lëndëve narkotike". NJOFTIMI I OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit

Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- F. G., banues në Fier, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me burg për veprën penale "Organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge".

- S. M., banues në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi autoritete­t italiane kanë lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale "Trafik ndërkombët­ar i lëndëve narkotike".

- F. K., banues në Fier, pasi Gjykata Penale e Romës, Itali, ka vendosur dënimin e tij për veprën penale "Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim i lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope", ndërsa Gjykata Penale e Milanos, Itali, e ka dënuar për veprën penale "Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale dhe shkelja e ligjit për narkotikët".

- S. G., banues në Fier, i arrestuar për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotikëv­e".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania