Gazeta Shqiptare

Falsifikoi dokumentet për t'u bërë gjyqtar, SPAK pezullon nga detyra anëtarin e KPA

-

TIRANË - SPAK ka pezulluar dje nga detyra gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin, i cili akuzohet për "falsifikim dokumentes­h". Në një njoftim, SPAK sqaron se Daci është pezulluar pasi në aplikimin për t'u bërë gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka falsifikua­r dokumentet, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinor­e ‘ largim nga puna’. Në njoftim thuhet se, "Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistrua­r procedimin penal Nr. 56, viti 2020 për veprën penale ' Falsifikim­i i dokumentev­e', të parashikua­r nga neni 186, paragrafi ( 1) i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t'u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinor­e ' largim nga puna'". Shtetasi Luan Daci në vitet 19941997 ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr. 6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ? Z. Luan Daci largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë. Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjës­i penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ' Falsifikim­i i dokumentev­e', të parashikua­r nga neni neni 186, paragrafi ( 1) i Kodit Penal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania