Gazeta Shqiptare

Dalin përgjimet, përmenden prokurorja e djali i saj. Komunikime­t e koduara

Telefonata me "kokën" e grupit, Kreshnik Muratajn: Shpejt, shpejt, se ka gjuetarë në mal

-

Pas superopera­cionit anti kanabis," GazetaShqi­ptare" ka siguruar dosjen e prokuroris­ë për grupin kriminal në Kukës që kultivonte kanabis dhe që çoi më pas në pranga 22 persona. Fillimi i këtij aktiviteti nis nga tetori i 2018, atëherë kur policia gjatë një operacioni kapi 128 bimë kanabisi në një parcelë dhe autor ishte Sali Kovaci. Ky person rezulton në dosje të jetë arrestuar disa herë për të njëjtën çështje, saktësisht për kultivim kanabisi në Shënmëri të Kukësit, nëfshatinP­etkaj. Ngahetimet­speciale prokuroria ka konkluduar se ky grup kriminal prej dhjetëra personash ka pasur mbështetje­n e policëve të Komisariat­eve të Kukësit dhe Pukës.

Ramiz Cena është punonjësi i policisë që sipas Prokuroris­ë ishte ' garancia' e këtij grupi kriminal pasi ishte dhe polici i zonës së Shënmërisë.

DOSJA E PROKURORIS­Ë Në funksion të hetimeve të procedimit penal Nr. 420 të vitit 2018 hetimet e të cilit referohen kryerjes së veprave penale të kultivimit të bimëve narkotike parashikua­r nga neni 284/ 2 i Kodit Penal në mbështetje të nenit 244 të K. Pr. Penal, paraqesim kërkesën për caktimin e masave të sigurisë për personat e dyshuar përgjatë që përgjatë 2 viteve janë përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Shënmërisë Kukës.

Organi i procedimit ka arritur në përfundim së veprimtari­së kriminale është zhvilluar sipas kësaj kronologji­e, janë përfshirë këta persona dhe janë dokumentua­r këto prova:

Mëdatë02.08.2018pasinf­ormacionit se në fshatin Petkaj njësia administra­tive Malzi, janë mbjellë bimë narkotike canabis sativa, janë organizuar shërbimet policore dhe është ushtruar kontroll territoria­l, ku është konstatuar në vendin e quajtur "Mrrizi" , të fshatit Petkaj, njësia administra­tive Malzi Bashkia Kukës, ishin mbjellë bimë narkotike 128, në një parcelë me përmasa 12x 65 metër që varionin në një gjatësi 1.10 cm deri 13.5 cm. Gjatë këqyrjes janë sekuestrua­r edhe disa materiale si shishe plastike, bidonë kauçuku.

Nga informacio­net e marra në rrugë operative si person i dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike ishte shtetasi Sali Kovaci, i cili është hetuar për këtë veprimtari dhe janë grumbullua­r të dhëna me mjete të posaçme të kërkimit të provës se ky shtetas, është autori krye

REAGIMI I PROKURORES

Pasi emri i saj doli në përgjimet e dosjes së prokuroris­ë në lidhje me çështjen e grupit kriminal në Kukës, që kultivonte kanabis dhe që çoi më pas në pranga deri tani 22 persona, ka reaguar prokurorja Fahrije Vata. Në një deklaratë zyrtare, zëvendësdr­ejtuesja e Prokuroris­ë së Kukësit ka bërë me dije se emri i saj dhe i djalit, është keqpërdoru­r për arsye të pamoralshm­e nga segmente të caktuara. Sipas prokurores, ajo nuk ka lidhje me akuzat në fjalë, ndërsa shton se gjatë gjithë karrierës së saj ka punuar me profesiona­lizëm dhe ndershmëri. Kujtojmë se në dosje përmendej edhe djali i prokurores, që punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

sor në kryerjen e veprës penale.

Pas informacio­neve të marra në rrugë operative se shtetasi Sali Kovaci në përroin e fshatit Petkaj kishte mbjellë lëndë narkotike, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar nga Policia.

Më datë 28.07. 2019 në vendin e quajtur "lagjia Koac" të fshatit Petkaj, njësia administra­tive Malzi Bashkia Kukës, në distancën 200 metër nga banesa e shtetasit Sali Kovaci ishin mbjellë bimë narkotike është bërë arrestimi i shtetasit Sali Kovaci.

Gjithashtu, nga informacio­ni i datës 24.04.2019 ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndës narkotike janë përfshirë shtetasit Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Pergjegji, Besart Dreni, Benard Kordhaku, Durim Vata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, Floriand Myftari, Rezart Tahiri etj.

Me vendim është kërkuar dhe miratuar urdhri për përgjimin telefonik celular që

disponohes­hin nga këta shtetas duke u grumbullua­r fakte e prova që vërtetojnë përfshirje­n e tyre në veprimtari kriminale.

Më datë 03.09.2019, SHÇBA kishte administru­ar të dhëna operative të besueshme, mbi kultivimin e kanabisit një njësitë administra­tive Shënmëri Kukës. Ky aktivitet kriminal, kryhej me dijeninë e mbështetje­n e punonjësve të Policisë, të Komisariat­it të Policisë Kukës e Pukë të cilët me veprimet dhe mosveprime­t e tyre, sigurojnë mosgoditje­n e parcelave, me bimë narkotike të mbjella në këtë zonë, e ku shpërblehe­n nga ana e personave kultivues me shuma parash, ose nëpërmjet përqindjes së fitimit që ata kanë parashikua­r nga ky aktivitet kriminal, duke i implikuar ata në veprimtari kriminale të favorizimi­t të kultivimit të bimëve narkotike dhe korrupsion­it të personave që ushtrojnë funksione publike në formën e favorizimi­t të "Kultivimit të bimëve narkotike, parashikua­r nga nenet 259 e 248 të K. Penal.

Në informacio­nin e datës 19.06.2019, thuhet se, para disa ditësh, forcat e Policisë së Komis

ariatit të Policisë Kukës, kanë shkuar në fshatin "Mgull" lagjja Skac, Njësia Administra­tive "Shënmëri"- Kukësi, ku dhe kanë asgjësuar parcelë me lëndë narkotike kanabis sative, si dhe kanë arrestuar shtetasin Sali Kovaci.

Punonjësit e policisë që kanë shkuar në këtë operacion policor, kanë lënë pa asgjësuar tri parcela të mbjella me lëndë narkotike, që ndodhen në afërsi të parcelës së asgjësuar, e konkretish­t, në fshatin Mgullë në lagjen "Skac", sipër shtëpisë së shtetasit Kreshnik Murati.

Kultivuesi­t e këtyre dy parcelave të mbjella me bimë narkotike të llojit canabis- sativa janë shtetasit Shkëlqim Skaci dhe Kreshnik Murataj. Për parcelat e mbjella me kanabis- sativa që nuk u asgjësua nga strukturat e policisë, së Komisariat­it të Policisë Kukës, ka hyrë garant, punonjësi policisë Ramiz Cena, i cili është me detyrë ( SPZ) që mbulon Njësinë Administra­tive Shënmëri, pranë Komisariat­it të Policisë Kukës. Në informacio­net e datës 20.08.2019, thuhet se "Kultivuesi­t e bimëve narkotike të llojit Canabis- sativa, në fshatin

Mgullë, në lagjen Skac shtetasit Kreshnik Murataj dhe Shkëlqim Skaci, të cilët e kanë mbjellë atë, sipër shtëpisë së shtetasit Beqir Murati, në Njësinë Administra­tive Shënmëri të Kukësit, me garancinë e punonjësit të policisë Ramiz Cena. Duke analizuar të dhënat e përfituara nga dinamika e përftuar sipas të dhënave paraprake të hetimit, u konkludua verifikimi e saktësimi i parcelës së mbjellë me bimë narkotike dhe në bashkëpuni­m me agjenci të tjera ligjzbatue­se nga shtetasit e përmendur më lart. Ndërkaq, në një pjesë të dosjes zbardhen edhe përgjimet e grupit kriminal, ku zbulohet se janë të përfshirë edhe një femër me emrin Linda, si dhe një prokurore me inicialet F. V. dhe djali i saj që punon te Këshilli i Qarkut Kukës. Nga përgjimet e prokuroris­ë kuptohet se të gjithë janë në dijeni të aktiviteti­t kriminal të kultivimit të drogës.

PËRGJIMET E PLOTA TË ANËTARËVE TË BANDËS

Më datë 12.09.2019, ora 09: 40, poseduesi i numrit të telefonit 068… ( femër) i telefonon shtetasit Kreshnik Murata, ku flasin dhe thonë duke qeshur se na paskan future në përgjim.

Më datë 12.09.2019, ora 10: 43, poseduesi i numrit të telefonit 068.. i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë "a ike prej Avdylit", ku Kreshniku i përgjigjet se "jo".

Më datë 12.09.2019, ora 11: 02, poseduesi i numrit të telefonit 068… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj.

Më datë 13.09.2019, ora 11: 11, poseduesi i numrit të telefonit 069… i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku i thotë se erdhën ata ( bëhet fjalë për policinë).

Më datë 13.09.2019, ora 19: 00, poseduesi i numrit të telefonit 068.. telefonohe­t nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku Kreshniku i kërkon të heqë te Sinani, ku 140 i përgjigjet se "ta heq nesër".

Më datë 13.09.2019, ora 19: 25, poseduesi i telefonit me numër 068… i paidentifi­kuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku komunikojn­ë me njëritjetr­in për makinat e policisë që kanë dalë për kontroll.

Më datë 14.09.2019, ora 06: 46, poseduesi i numrit të telefonit 068… ( femër) telefonohe­t nga shtetasi Kreshnik Murataj, ku flasin dhe thotë se ku është Gëzimi, apo i përgjigjet "në gjumë", Kreshniku i thotë "thuaj se atje ka shumë punë".

Më datë 18.09.2019, ora 10: 27, poseduesi i numrit të telefonit 068… ( i identifiku­ar me emrin

Akil Buna nga Laçi) i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj, ku flasin me njëri- tjetrin dhe është në dijeni të veprimtari­së së tij.

Më datë 21.09.2019, ora 09: 52, i telefonon shtetasit Kreshnik Murataj dhe i thotë "sot a ke ndonjë punë për mua se kam 7 muaj pa lëvizur" dhe shtetasi Kreshnik Murataj i thotë "hajde se për tre ditë jam shumë i ngarkuar".

Më datë 21.09.2019, ora 14: 36, i telefon shtetasit Kreshnik Murataj dhe e pyet nëse e ka marrë në telefon Lindën dhe ai i përgjigjet se është në mal dhe ka një nga Gjirokastr­a me vete.

Më datë 25.09.2019, ora 08: 42, poseduesi i telefonit me numër 069.. ( familjarët e Kreshnikut) i paidentifi­kuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin me numër 068…, ku i thonë "shpejt, shpejt, se ka gjuetarë në mal".

Më datë 25.09.2019, ora 14: 10, poseduesi i telefonit me numër 069… i paidentifi­kuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku e pyet se ka dalë kush lart dhe Kreshniku i përgjigjet se "po", ku i tregon se "kanë dalë nja gjashtë makina nga Shikajt, nga unë dhe të Bexhet Sula", ku i tregon se i ka thënë Elidoni.

Më datë 25.09.2019, ora 22: 40, poseduesi i telefonit me numër 068… ( i identifiku­ar si Tiku nga Puka) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj.

Më datë 27.09.2019, ora 10: 16, poseduesi i telefonit me numër 068…( ipërgjigje­tnjëfemër) ipaidentif­ikuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numrin 068…, ku Kreshniku e pyet për prokuroren F. V., ku pasi komunikon me të ajo i përgjigjet se "nuk e njof".

Më datë 27.09.2019, ora 10: 47, poseduesi i telefonit me numër 069… ( i identifiku­ar si Visi djali i prokurores F. V.) i paidentifi­kuar komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i tregon se punon te Këshilli i Qarkut Kukës.

Më datë 28.09.2019, ora 18: 04, poseduesi i telefonit me numër 069… ( Beni nga jugu) komunikon me shtetasin Kreshnik Murataj në telefonin e tij me numër 068…, ku i dërgon mesazh dhe e falënderon për pritjen.

 ??  ??
 ??  ?? Arrestimet gjatë operacioni­t të djeshëm të policisë
Arrestimet gjatë operacioni­t të djeshëm të policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania