Gazeta Shqiptare

Operacion antidrogë, arrestohen 22 persona, mes tyre edhe vëllai i kryebashki­akut të Fushë- Arrësit

Prokuroria: Hetimet nisën që në vitin 2019, ja si funksionon­te grupi kriminal Policia dhe FNSH ofensivë në Kukës e në disa qytete të tjera të vendit, mes të prangosurv­e dhe 2 policë

-

Një operacion anti drogë i zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë është finalizuar me shoqërimin në total të 40 personave, ndërsa kanë përfunduar në pranga 22 prej tyre. Mësohet se operacioni i koduar "Shënmëri 2020" ka nisur dy vite më parë në Kukës. Mes personave të arrestuar është vëllai i kryebashki­akut të Fushë- Arrësit, Fran Tuçi, Arben Tuçi, i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis. Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariat­it Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithsh­me në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokuroris­ë së Kukësit, pasi rezultojnë t'i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike. Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokurorja Rita Gjati, çoi në arrestimin e një numri të madh personash nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Një ndër zonat që trafikantë­t kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte dhe "Kodra e Spaçit" në Munellë të Pukës. Mes personave të tjerë të arrestuar janë Kreshnik Murataj, i cili besohet se së bashku me Shkëlqim Skaçin, kanë qenë drejtuesi i këtij grupi kultivuesi­sh, por jo financuesi i mbjelljes së hashashit. Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se hetimet janë shtrirë tek disa persona që dyshoheshi­n si financuesi­t e këtij aktiviteti kriminal, por gjatë fazës hetimore nuk është arritur të gjenden prova dhe të dhëna për identifiki­min e

HETIMI

Sipas burimeve policore, dokumentim­i i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disamujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpuni­m me SHÇBA- në, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalim­in e kultivimit të bimëve narkotike.

OPERACIONI ANTIKANABI­S

Gjatë operacioni­t antikanabi­s janë arrestuar 22 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastë­r. Të arrestuar kanë mbetur kultivuesi­t, disa policisë dhe mes të prangosurv­e është dhe vëllai i Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë- Arrësit, Arben Tuci. Ndërkohë vijon aksioni në terren për gjendjen e parcelave me kanabis.

njerëzve financues. Mes të arrestuarv­e të tjerë janë dhe Shkëlqim Skacaj, Sali Kovaçi, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj, Pal Përgjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna nga Kruja, Arben Bejko nga Gjirokastr­a, Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha dhe Rezart Tahiri. Ndërkaq, policia ka zbardhur detaje për superaksio­nin antidrogë të zhvilluar në Kukës dhe disa qytete të tjera të vendit. Gjithashtu, është pezulluar nga detyra një tjetër oficer policie, si dhe gjatë aksionit është sekuestrua­r një armë zjarri tip kallashnik­ov dhe bimë kanabisi.

NJOFTIMI I POLICISË

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës Drejtues Zef Laska, së bashku me prokuroren e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës Rita Gjati, në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimi­n e operacioni­t "Shënmëri 2020", për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni është shtrirë në disa qarqe të vendit si Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastë­r, me mbështetje­n e Forcave Lëvizëse Operaciona­le.

19 persona në pranga, sekuestroh­et një armë zjarri kallashnik­ov.

Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operaciona­le në terren, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpuni­m me strukturat e lëvizjes operaciona­le FLO, në koordinim nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, si dhe me SHÇBA- në dhe nën Drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në orët e para të mëngjesit finalizoi me sukses operacioni­n policor të koduar "Shënmëri 2020", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë për 19 shtetas, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike, në bash

këpunim" dhe konkretish­t:

SH. S., 29 vjeç, A. T., 50 vjeç, F. M., 20 vjeç, P. P., 61 vjeç, A. B., 36 vjeç, A. B., 52 vjeç, B. D., 27 vjeç, T. V., 40 vjeç, P. P. 46 vjeç, B. K., 36 vjeç, Sh. T., 46 vjeç, Z. M., 44 vjeç dhe R. T., 24 vjeç, nga këto 10 shtetas janë banorë të Kukësit, një shtetas banor i Lezhës, 1 i Pukës dhe 1 i Gjirokastr­ës. Për shtetasit S. K., 41 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, u bë njoftimi i masës së sigurisë "Arrest në burg" në IEVP Tiranë, pasi janë arrestuar për vepra të tjera penale.

Gjithashtu në kuadër të operacioni­t u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve: B. K., Z. M. dhe B. C..

Nga strukturat e SHÇBA- së pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës janë arrestuar dy punonjës policie, shtetasi A. K., 49 vjeç dhe shtetasi R. C, 59 vjeç, për veprën penale "Shpërdorim­i i detyrës".

Dokumentim­i i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpuni­m me SHÇBA- në, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalim­in e kultivimit të bimëve narkotike. Ndërsa për oficerin e Policisë N. K, u mor masa e pezullimit nga detyra. Po gjatë operacioni­t u arrestua në flagrancë shtetasi S. V., 41 vjeç, banues në Shtanë, Kukës, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Armëmbajtj­a pa leje", pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik, si dhe në ambientet e jashtme u gjetën 54 kubikë me bimë të dyshuar narkotike kanabis. Strukturat e DVP Kukës do të intensifik­ojnë masat për garantimin e rendit publik dhe për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në Qarkun Kukës, duke bashkëpunu­ar me të gjithë institucio­net ligjzbatue­se dhe aktorët e tjerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania