Gazeta Shqiptare

Kurba e koronaviru­sit pëson sërish rritje, 15 raste pozitive brenda 24 orësh

Durrësi kthehet në vatër të nxehtë, 13 të infektuar të rinj

- Voltiza Duro

Gjatë ditëve të fundit, kurba e koronavi rusit ka pësuar ulje të vazhdueshm­e, por brenda 24 orëve të fundit, situata është përkeqësua­r sërish. Ditën e djeshme, janë konfirmuar 15 raste ditore pozitive, duke rritur sërish numrin e të prekurve nga COVID- 19. Mesa duket, Durrësi është kthyer në vatrën e nxehtë të virusit, me 13 persona të infektuar brenda 24 orësh, ndërsa është konstatuar edhe një rast pozitiv në Shkodër dhe 1 në Tiranë. Me këto raste, qyteti bregdetar është kthyer në "vatrën" e dytë më të rrezikshme të koronaviru­sit, pas Tiranës, me më shumë raste aktive. Të dhënat janë bërë publike mesditën e së mërkurës nga specialist­ja e ISHP- së, Flutura Beqo. "Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID- 19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID- 19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë",tha Beqo.

PACIENTË AKTIVË DHE TË SHËRUAR

Më tej specialist­ja e Institutit të Shëndetit Publik shtoi se situata epidemiolo­gjike paraqitet e qëndrueshm­e, mbështetur në identifiki­min e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital. Deri mesditën e 20 majit janë konfirmuar pozitivë me COVID19 në të gjithë vendin 964 qytetarë dhe prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fat

PACIENTË TË SHTRUAR

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID- 19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshm­e prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fatmirësis­ht nuk ka asnjë humbje jete nga koronaviru­si në Shqipëri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania