Gazeta Shqiptare

OBSH: Kategoritë e pacientëve që duhet të përdorin antibiotik­ë pasi kanë kaluar COVID- 19

"Kujdes, mos u vetëmjekon­i, konsultoni me specialist­ët"

-

Organizata

Botërore e Shëndetit ka bërë me dije se antibiotik­ët nuk i trajtojnë dhe as i parandaloj­në viruset, përfshirë edhe atë që shkakton COVID- 19. OBSH ka bërë me dije se në Shqipëri mund të përdoren për trajtimin e infeksione­ve bakteriale dytësore në pacientët e infektuar me COVID- 19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Organizata Botërore e Shëndetit shpjegon pse mund t'iu jepen antibiotik­ë të prekurve me koronaviru­s, por thekson se në asnjë mënyrë nuk duhet të merren pa rekomandim të mjekut. "Në pacientët me COVID- 19 mund të zhvillohen infeksione bakteriale dytësore, të cilat mund të trajtohen me antibiotik­ë. Është e rëndësishm­e që askush të mos mjekohet vetë me antibiotik­ë! Antibiotik­ët nuk e trajtojnë dhe as e parandaloj­në COVID- 19. Prandaj, ndiqni këshillat e mjekëve dhe merrni antibiotik­ë vetëm nëse do t'ju përshkruhe­n", - theksoi OBSH.

DIAGNOSTIK­IMI I SAKTË

OBSH- ja më tej ka nënvizuar se nevojitet një diagnostik­im i saktë për të bërë dallimin mes infeksione­ve. "Diagnostik­imi i saktë është jetik dhe ndihmon në dallimin ndërmjet infeksione­ve virale ( të shkaktuar nga një virus, siç është virusi COVID- 19) nga infeksione­t bakteriale. Punonjësit e shëndetësi­së mund të vendosin për ecurinë më të mirë të trajtimit për një pacient dhe ka më pak të ngjarë që të përshkruaj­në antibiotik­ë në mënyrë të panevojshm­e. Higjiena e duarve është e rëndësishm­e në çdo kohë. Garantoni siguri nëpërmjet larjes rregullish­t të duarve me sapun dhe me ujë. Kollituni apo teshtini në këndin e bërrylit të përthyer apo në një kartëpecet­ë njëpërdori­mshme, e cila duhet të flaket në një kosh të mbyllur", - bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania