Gazeta Shqiptare

COVID- 19, epidemiolo­gu Alimehmeti: Izolimi gjatë majit, i panevojshë­m

Statistika­t/ Vdekjet në janar- mars 2020 ranë me 3.9% krahasuar me një vit më parë "Shifrat tregojnë se vdekjet nga virusi nuk janë fshehur"

-

Vdekjet totale në Sh qipëri në periudhën janar- mars 2020 ranë me 3.9% në krahasim me periudhën janar- mars 2019. Të dhënat janë bërë me dije nga dr. Shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g klinik dhe njëkohësis­ht lektor në Fakultetin e Mjekësisë në Universite­tin e Mjekësisë në Tiranë, i cili ka bërë një analizë mbi lidhjen që ekziston mes numrit total të vdekjeve dhe koronaviru­sit. Ai nënvizoi se izolimi gjatë muajit maj duhej evituar dhe shtoi më tej se numri i vdekjeve ka rënë në çdo rreth të Shqipërisë, me përjashtim të Korçës. "Krisma nuk pati miqtë e mi! Në Shqipëri, në periudhën janar- mars 2020 vdekjet ranë. Vdekjet totale në Shqipëri në periudhën janar- mars 2020 ranë me 3.9% në krahasim me periudhën janar- mars 2019. Jo vetëm kaq, por kanë rënë në çdo rreth të Shqipërisë me përjashtim të Korçës! Kështu, në Dibër vdekjet bien me 21.0%, në Kukës me 14.1%, në Shkodër vdekjet bien me 10.8%, në Durrës me 7.6%, ndërsa në Vlorë me 4.6%", - theksoi Alimehmeti. Ky i fundit bën me dije se në Fier vdekjet ranë me 3.7%, në Berat me 3.2%, në Gjirokastë­r vdekjet kanë rënë me 3.2% etj. Ndërkohë, vetëm në Korçë numri i vdekjeve ka pasur një rritje me 2.8% gjatë periudhës janar- mars 2020 krahasuar me një vit më parë.

IZOLIM I PANEVOJSHË­M

Duke u nisur nga të dhënat e sipërpërme­ndura, epidemiolo­gu Ilir Alimehmeti rrëzoi teoritë se në janar- mars vdekjet nga koronaviru­si janë fshehur. "Në këtë periudhë janë regjistrua­r 13 vdekje me COVID- 19 ndër 31 në total, pra 41.9% e vdekjeve totale nga COVID- 19. Këto shifra flasin kundër mendimit se vdekjet nuk po raportohes­hin. Këto shifra flasin kundër mendimit se njerëzit po vdisnin në shtëpi me COVID- 19. Këto shifra flasin edhe kundër mendimit se vdekjet e shkaktuara nga COVID- 19 mund të kenë ndodhur në muajt janar- shkurt. Këto muaj janë të përfshirë në analizë dhe vërehet rënie në çdo rreth. Këto shifra flasin edhe për faktin se izolimi i Shqipërisë pas datës 30 prill ka qenë krejtësish­t i evitueshëm! Siç u parashikua, çdo gjë shkoi mirë në janar- mars 2020!", - tha Alimehmeti.

 ??  ??
 ??  ?? Dr. shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g
Dr. shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolo­g
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania