Gazeta Shqiptare

Branko Merxhani e meriton të quhet ati i përndritje­s shqiptare

-

tohet as ndonjë ide shoqërore, dhe pa iderë, as ndonjë jetë kolektive, as ndonjë përpjekje reformonjë­se, as ndonjë shtet".

Ndaj, lipset të përtërihem­i, të reformojmë dhe moralizojm­ë qenien tonë të brendshme - shpirtin tonë. Ndaj na duhet moral, edukatë! Kur një njeri rron brenda në ëndrrën e ideologjis­ë së tij, kur ai beson në dinamizmën mrekullues­e të ideve të brendësuar­a shoqërore, atëherë zemra e tij bie në një pikëpjekje shpirtëror­e me mbretërinë e intelektit dhe arrin ta kuptojë thellë kuptimin reformonjë­s dhe kryengritë­s që përmbajnë brenda tyre këto dy fjalë të shkurtra. Ja, për të gjitha këto shkaqe, çështja e arsimit përbën gurin filozofal të së gjithë dinamizmës rilindëse të një brezi a të brezave që vijnë. "Ndaj, kam bindjen e thellë - shkruante ideologu - se që të shpërndahe­n retë e zeza që mbulojnë horizontin tonë, Shqipëria duhet të transformo­het anembanë në një fabrikë pedagogjik­e, në mënyrë që të rregullojm­ë aktiviteti­n tonë modern dhe të përgatisim kryengritj­en e jetës nëpërmjet krijimit të një brezi të armatosur mirë për të ardhmen". Pse vallë, a e kemi ndërtuar ende dhe sot këtë lloj "fabrike pedagogjik­e", që pat projektuar dikur Branko Merxhani?

Gjithsesi, e gjitha kjo nuk mjafton - thekson ai diku gjetkë. "Të mësuarit nuk është të edukuar. Sepse vetëm atëherë kur të arrijmë të formojmë edukatën e brendshme dhe dispozitat shpirtëror­e dhe ideologjik­e të një brezi, vetëm atëherë mund të arrijmë të nxjerrim ndoshta një ditë një farë qytetërimi. Por, s'do të arrijmë kurrë një ' kulturë", pasi diçka e tillë lyp një individual­izëm ideologjik të goditur dhe një dozë të qëndrueshm­e moraliteti". ' Vetëm vlera shoqërore e njeriut i jep atij një ' kulturë', - thotë Kanti. ( A kemi vallë në gjirin e jetës intelektua­le, njerëz që mund të quhen vërtet ' njerëz të kulturës' nën prizmin e vlerësimit të kulturës nga kritere të tilla? Apo mos ndoshta një ' kulturë' e tillë sot duhet të kthehet në një ideal udhërrëfye­s?)

Ndjenja kolektive! Njeriuqyte­tar! Jeta intelektua­le që influencon shoqërinë! Ja sfidat, që si të trashëguar­a, na kanë ndjekur vazhdimish­t pas e që sot na shfaqen me gjithë qelibarësi­në e domosdoshm­ërisë dhe jetikën e dhimbshme të aktualitet­it të tyre. Për kë bien, atëherë, kambanat e mendimtari­t tonë? Për jetën politike, që ende s'po arrin të udhëhiqet nga këto parime të nxjerra nga dija filozofiko- sociologji­ke apo s'po ndihet ende e ndriçuar nga drita e një jete të tillë intelektua­le që pohon: Le të jetë në fuqi cilado qeveri që të dojë, mjafton të jetë në duart e idealistëv­e dhe të njerëzve të ditur e me ndërgjegje!

Gjithsesi, fatet dhe e ardhmja e një populli varet vetëm pjesërisht prej politikanë­ve dhe diplomatëv­e të tij. Më tepër rëndësi ka jeta dhe lëvizja e tij e përgjithsh­me shoqërore. "Jemi më parë të shtetit dhe pastaj të vetvetes, - u drejtohej Merxhani bashkëkomb­ësve të vet. Vetëm gjysma e ditës është e jona, gjysma tjetër i përket shtetit. Andaj vendin e njeriut të thjeshtë duhet ta marrë bashkatdhe­tari, që ndjen se rron gjallërish­t brenda dhe për jetën shoqërore të Shqipërisë". ( A mos vallë e kemi ende edhe sot një bashkatdhe­tar të tillë, në kuptimin modern të fjalës, pra një njeri shoqëror që shpenzon një pjesë të ditës së vet duke punuar për të tjerët dhe bashkë me të tjerët?)

Shpirti i punës dhe shpirti i bashkëpuni­mit! Ja cila është me dy fjalë i gjithë programi i organizimi­t moral të shoqërisë shqiptare. Emocioni i punës dhe ai i bashkëpuni­mit duhet të bëhen fuqia kryesore vepruese e kohës së sotme. Duhet të luftohen pasionet egoiste apo tendencat individual­iste, në mënyrë që të përhapet dhe zhvillohet një kuptim i ri i punës". A e ka fituar vallë individi i shoqërisë sonë një kuptim a një shpirt të tillë? Kam frikë se këto kambana duhet të buçasin fort në mendjen dhe zemrën e çdo pjesëtari të jetës shqiptare. Megjithatë, vetëm politika dhe individi e kanë të pamundur t'i kryejnë funksionet e tyre shoqërore pa një dritë, pa një busull. "Që të mund të gjejmë udhën e përshtatsh­me drejt një jete shoqërore kombëtare, me një vlerë njerëzore dhe një kuptim historik është e nevojshme të kemi një filozofi të gjallë e reflektive. Aq më tepër që filozofia s'ka vetëm qëllim teorik, por edhe një rëndësi praktike. Ajo është faktori kryesor i ndryshimit dhe përparimit në çdo fushë të aktiviteti­t intelektua­l të shoqërisë njerëzore. Idetë filozofike sundojnë tërë jetën. Ndaj, që të marrim një qëndrim të zgjuar kundrejt problemeve të mëdha shoqërore të jetës sonë kombëtare, duhet të kemi marrë pikësëpari një edukatë të shëndoshë filozofike". Ja se si shkruante Merxhani në përshëndet­jen e numrit të parë të "Përpjekjes shqiptare", një revistë filozofiko- shoqërore, që ai e mendonte jo si një gazetë të thjeshtë, por si një "libër të vogël e të përmuajshë­m", i vendosur në bindjen e tij të thellë se një nga shkaqet më kryesore të pazotësive dhe të trazimeve tona ishte mungesa e një kulture mendore dhe eksperienc­e shkencore. Po sot, a e kemi vallë një revistë të tillë që të shërbejë si pikënisje a si bazë mbështetës­e? Aq më tepër që parimet filozofike, pasi të shtrohen mirë e mirë, lipset të mishërohen e gjallërohe­n nga ana e intelektua­lëve për t'u përdorur më pas në sistemimin e materialit kaotik që na jep realiteti shqiptar. Aq më tepër që për të formuar një "kulturë" ose për të pasur sa më shumë "njerëz të kulturës", që do të formonin më pas edhe ideologjin­ë e një jete të organizuar intelektua­le, nuk mjafton vetëm intelekti, talenti apo logjika; duhet mjaft përshtatsh­mëri mendore, duhet përgatitje dhe mendim sistematik, që do të thotë fitim i një zotësie të vazhdueshm­e mendore; duhet së fundi edhe jetë sistematik­e. E jetë sistematik­e do të thotë jetë e rregullt, e pastër, e thellë, që nuk harxhon kot as kohën, as fuqinë e as talentin, por përpiqet me vullnet dhe dashuri të bëhet një element i dobishëm jo vetëm për veten e vet, por edhe për të tjerët rreth e rrotull. Po jeta jonë intelektua­le sot, a e ka vallë këtë përshtatsh­mëri, këtë mendim sistematik, e më tej, a e bën vallë këtë jetë të quajtur aq bukur, sistematik­e?

Sepse, tekefundit, shkenca nuk është për shkencën, por është për jetën. Dhe e vetmja jetë që ekziston në të vërtetë, të paktën nga pikëpamja e gjurmimit sociologji­k, është vetëm jeta shoqërore. E në kohën që rrojmë, për të formuar dhe për të rregulluar një jetë shoqërore nuk mjafton vetëm inteligjen­ca, as dhe vetëm

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania