Gazeta Shqiptare

Teatri dhe talebani i Rilindjes

-

qërorë. E për të ta mbyllur aktin e tij terroristë, u detyrua të dërgojë 2000 forca policore për të dhunuar disa artistë dhe aktivistë. Edhe në Lazarat nuk pamë kaq shumë dhunë dhe dëshirë për të dhunuar, sa sa te teatri. Edi Rama përdori një manovër të ulët. Dërgoi çirakun e tij për të bërë atë që ai vetë, në rolin e dirigjenti­t kishte planifikua­r. Mbase dëshironte të shikonte sa i mbanin këllqet çirakut të tij në bashki ose mbase nuk dëshironte që emri i tij të shkruhet në listën e barbarëve si shkatërrue­s të kulturës.

Teatri ishte një godinë historike e Tiranës, e cila u kishte mbijetuar kohërave. Ishte një monument, që nga ana historike u kthye në një monument të rezistencë­s qytetare. I rezistoi më shumë se çdo gjë që i ka dalë përpara talebanit të Rilindjes. Një rezistencë për demokraci, ku çdo element i rezistencë­s është thërrmuar. Jemi pa gjykata, pa Parlament, pa Akademi Shkencash, pa universite­te, pa zgjedhje, pa bashki dhe së fundmi edhe pa teatër. Shqipëria në të vërtetë duhet të kishte prishur një teatër. Por jo Teatrin Kombëtar, por teatrin e sistemit që kemi ngritur. Nuk ka asgjë të keqe që një qytet të zhvillojë modernen, por duke ruajtur historinë. Teatri i ri mund të jetë i nevojshëm për qytetin. Por, a është kjo një nevojë urgjente? A nuk mund të priste dot ky projekt? E kur vendi ka kaluar dy kriza të forta, tërmetin e nëntorit 2019 dhe një mbyllje të plotë si pasojë e krizës së COVID- 19. Të shpenzosh një shifër 30 milionë euro për një teatër në këtë periudhë. Këtë nuk e kanë luksin as buxhetet të qyteteve si Parisi, Londra apo Berlini. Mbase duhet ta pranojmë, qeveria ka fituar. Talebanët origjinalë, edhe ata triumfuan. Qeveria ka fituar, pasi ka ngadhënjye­r mbi një godinë në një formë tipike talebanesk­e. Jo vetëm në formë, por edhe në argument. Në një argument tipik talebanesk­ë, se një godinë duhet prishur se është e vjetër. Të njëjtën gjë thanë edhe talebanët se statujat e Budës ishin të vjetra. Njerëzimi ka parë shumë ditë të këqija në orët tij. Diktatura dhe dhunë në përmasa të lemerishme. Po në fund ka pasur një dritë shprese, se diçka do të ndryshonte, për sa kohë kanë ekzistuar njerëz që luftojnë për lirinë. Kaligula vdiq e Roma u rilindi me Klaudion; Nero vdiq e Roma rilindi përsëri me Vespasiani­n; Hitleri vdiq dhe përsëri Gjermania u rindërtua. Ne humbëm një objekt historik, kulturor, por dëshmuam se duhet të luftojmë për të mos humbur edhe lirinë. E kjo e fundit nuk dhurohet, por fitohet. Dhe këtë formë lufte na e dëshmuan më mirë se kurrë aktivistët dhe artistët e ' Aleancës për Mbrojtjes e Teatrit'. I mbijetuan çdo lloj presioni dhe tundimi në plot 32 muaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania