Gazeta Shqiptare

Internacio­nalizëm me dorë të hekurt korrupsion­i

- Nga Liliana Hoxha

... të kryeminist­rit Edi Rama. Personalis­ht si gjyshe e pesë nipërve e mbesa sensitive po kaq për të gjithë të vegjlit e të rinjtë shqiptarë u mallëngjev­a aq shumë për këtë ndihmë ndaj njerëzimit në fatkeqësi ekstreme humanitare siç është situata që po kalon gjithë bota, sa me gjithë rezervat e kundërshti­të ndaj udhëheqjes së kësaj qeverie, për momentin mendova që situatat ekstreme kërkojnë zgjidhje ekstreme, që vetëm Edi Rama mund ta realizonte qoftë edhe të motivuar prej ambicies ekstreme kaq të njohur të tij. Mendova gjithashtu që katastrofa pandemike humanitare duhet ta ketë drejtpeshu­ar kryeminist­rin tonë sa të bëjë gjithçka për njerëzit e jo më për veten e tij. Kundrejt këtij internacio­nalizmi shumë shpejt erdhi prishja skandaloze e Teatrit Kombëtar në formën më tinëzare e vjedhurazi në të gdhirë të së dielës që vetëm specialist­ët e shkatërrim­it të vlerave kombëtare mund ta bëjnë. E mbetur pa frymë e pa gojë, e habitur për këtë kundërshti arrogance e arbitrarit­eti, tamam në kohën kur qytetari shqiptar u ndje gati për të falur të djeshmen me shpresë te zgjidhjet e ardhshme, kryeminist­ri na pret në besë me prishjen e Teatrit Kombëtar, kaq shumë të kundërshtu­ar prej artistëve, por dhe të gjithë popullit shqiptar. Nuk dua të ligjëroj se ç'ka qenë e ç'duhet të ishte përgjithmo­në TK, çka gjithkush e di pavarësish­t se del hapur ose jo përveç klientelës së biznesit e rojave policore të Ramës, kundërshtu­es e pro prishjes së Teatrit vetëm në mbrojtje të kryeminist­rit. Prishja e godinës së Teatrit, sado e vjetër të ishte, nuk është bërë në emër të së resë mbi të vjetrën siç demonstron Rama e Veliaj, por në emër të interesave të tyre oligarkike e sidomos në emër të vrarjes së ndërgjegje­s kombëtare, e cila mbetet përgjithmo­në kundërshtu­se morale e tyre. Pra, Teatri Kombëtar me apo pa godinë mbetet një simbol. Ai është aty, te gërmadhat e godinës, sado sipërmarrj­e të bëhen nga qeveria për teatrin e ri, përfshirë në kullat që do të ngrihen, simbol këto shkëlqimi i krimit korruptiv pushtetar mbi mjerimin e njerëzve, që s'kanë e s'do të kenë bukë në të ardhmen. Përfshirja e opozitës në mbështetje të aleancës së artistëve për mbrojtjen e teatrit është mëse e natyrshme, përderisa kemi të bëjmë me lëvizje qeveritare, me synim shuarjen e identiteti­t shqiptar, që shqiptari të mos ndjejë kërcyellin e vet e të kthehet në një marionetë pa zë e mendim vetjak siç do ta donte, Rama oligarkia që sërish ju kthye pretendime­ve vetjake duke dashur të përgjunjë popullin shqiptar. Vënia kundër artistëve që mbrojtën TK me kokën në rrezik nga një pjesë e artistëve veteran të teatrit ishte lëvizja më e ulët e Ramës si lëvizje vjetërsish­t e njohur dhe e urryer e ish- Sigurimit të Shtetit. Askush s'ka për të menduar e jo më të bazohet te kundërshti­mi të tyre si i paqenësish­ëm përpara simbolit të Teatri Kombëtar që do të gjallojë përgjithmo­në si ndërgjegje kombëtare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania