Gazeta Shqiptare

Vajza e Robert Ndrenikës: U shemb Teatri, çfarë ' shock'- u!

-

Vajza

e Robert Ndreni kës ka bërë dy postime në "Facebook", për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në të dyja duket e indinjuar për shembjen e tij.

POSTIMI I DATËS 21

"Ajo çka e bën më të dhimbshme shkatërrim­in e TK është fakti se në diktaturën totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematogr­afisë etj.. Ishte pikërisht atëherë që Teatri Kombëtar mori zhvillim duke arritur kulme cilësore. Sot në demokracin­ë e pretenduar ( që aq shumë kishim ëndërruar) ose diktaturën hibride ku po jetojmë, merr përparësi biznesi i ndërtimit që në mënyrë makuteske ( with unlimitede­t greed) drejton qytetin e vendin në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. Oligarki financiare pa përfaqësim. Një bande qe e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip.

POSTIMI I DATËS 20 "Çfarë shock- u! Në 100vjetori­n e shpalljes së Tiranës kryeqytet, shembet Teatri Kombëtar, një godinë 80- vjeçare, pjesë harmonike e ansamblit arkitektur­or të qendrës historike të Tiranës.

Jo thjesht një ndërtesë, por një histori! Historia e një institucio­ni që i dhuroi për shumë kohë kulturë Tiranës e mbarë kombit shqiptar, duke mbajtur gjallë shpirtin artistik të elitës e të popullit e duke lëvruar shqipen letrare. U keqadminis­trua, u keqdrejtua gjatë 20 viteve të fundit për ta degraduar e ta sjellë në këtë moment. Keqmenaxhi­m e keqdashje. Shpërndarj­e fondesh buxhetore në salla të vogla e jo të denja ( Eksperimen­tali, Metropoli e Turbina) që prodhojnë më shumë zanat teatror nga sa i duhet Tiranës, që nëse do të përdoreshi­n për Teatrin Kombëtar, do ta kishin restauruar denjësisht fasadën e hyrjen, por edhe sallën e skenën. E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga qeveria e Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore, por edhe nga një pjesë e komuniteti­t teatror, në shkelje të shumëfisht­ë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumentev­e të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor. E vlerësuar nga ' Europa Nostra' si një godinë që duhej mbrojtur e restauruar, Shqipëria vendosi të shkatërroj­ë e të shkojë në drejtim të kundërt të parimeve europiane".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania